• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rasti “Graceni”/ Shantazh dhe manipulime, si u fundosën zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes në konkursin ushtarak

15:14 : 16/11/2020
në AKTUALITET

Gazeta “Shqip”, po pasqyron që nga 6 gushti 2020, manipulimin dhe padrejtësitë e bëra nga ana e Ministrisë Shqiptare të Mbrojtjes, me bursat e NATO-s.

Prej kohësh gazeta “Shqip”, nuk po merrte informacionin zyrtar, që i kishte kërkuar dikasterit të Mbrojtjes, në lidhje me konkursin e zhvilluar në korrik 2020, për një bursë të plotë studimi, në Akademi Ushtarake Greke, në degën Mjekësi Ushtarake.

Në konkursin e zhvilluar në datat 15-16 korrik, i pari në listëmeritë u rendit kandidati Aldo Bledar Graceni. Por pas manipulimeve, presioneve, shantazheve, shpërdorimeve të detyrës, zyrtarë të caktuar brenda Ministrisë së Mbrojtjes shpikën një formulë, vetëm e vetëm, të nxirrnin në krye, kandidatin që donin, dhe jo atë që u rendit i pari me meritë.

Në mungesë të informacionit zyrtar dhe bazuar në Ligjin për të Drejtën e Informimit, gazeta “Shqip” iu drejtua Komisionerit për të Drejtën e Informimit. Pas një seance dëgjimore, zhvilluar në datën 5 nëntor 2020, mes përfaqësuesve të gazetës “Shqip”, dhe atyre të Ministrisë së Mbrojtjes (seancë kjo e regjistruar video dhe audio), zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes kërkuan afat edhe 3 ditë të tjera pune, për t’i kthyer përgjigje zyrtare gazetës “Shqip”.

Përmes institucionit të Komisionerit për të Drejtën e Informimit, më në fund gazetës “Shqip” i mbërrijnë përgjigjet nga Ministria e Mbrojtjes. Duke i lexuar dhe analizuar një për një, rezulton se ato nuk janë përgjigje, por përpjekje për t’u tallur, fyer inteligjencën, për të mbuluar veprimet arbitrare dhe shpërdorimin flagrant me detyrën, që është bërë, nga ana e disa punonjësve brenda ministrisë, si dhe për të zhvendosur vëmendjen nga thelbi i çështjes.

Lexo edhe:

Horoskopi, 17 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

Aty janë referuar Ligje, Urdhra, VKM, Njoftime, Vendime, Nene, Pika, Gërma, të cilat Ministria e Mbrojtjes i ka shkelur vetë e para, me të dyja këmbët, nga fillimi në fund.
Nisim t’i analizojmë:

Pyetje “Shqip”: A ka bërë ndonjë prej pjesëmarrësve në konkurs, ndonjë ankesë për padrejtësi në vlerësim? Cila ka qenë vendimmarrja pas shqyrtimit të ankesës?

Përgjigje MM: Gjatë procesit të testimeve, një kandidat ka paraqitur kërkesë për ri-testim në gjuhë të huaj, pasi sipas tij nuk kishte qenë mirë gjatë momentit të testimit. Komisioni i Shqyrtimit të Ankesave nuk e vlerësoi të bazuar në ligj, kërkesën e tij, e për pasojë kandidati u skualifikua. Një nga arsyet e këtij vendimi është edhe fakti, se kandidati ankimues nuk kishte kapur as 50% të rezultatit të mundshëm.

Pra, edhe një ankesë e vetme që u bë, nuk u mor në konsideratë. Kjo do të thotë, që listëmerita, ky dokument zyrtar, që gazeta “Shqip” e siguroi nga burimet e veta, brenda Ministrisë së Mbrojtjes, nuk ka pësuar ndryshime.

Që do të thotë, se Aldo Graceni renditet i pari, me 90.86 pikë të grumbulluara gjithsej, nga mesatarja dhe gjithë testimet e tjera. Renditja pra, është lista finale e meritës. Në bazë të Urdhrit nr. 1014, datë 22.05.2017, të cilit i janë referuar zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes, në pikën 15, gërma “ç” thuhet:
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së ia paraqet listën e fituesve, Ministrit të Mbrojtjes.

Rasti “Graceni”/ Shantazh dhe manipulime, si u fundosën

Pikërisht këtu nisin manipulimet. Rrugës, që nga Qendra e Personel Rekrutimit, ku u zhvilluan garat, deri tek Ministrja e Mbrojtjes, zonja Olta Xhaçka, një zyrtar/e, apo një grup zyrtarësh, vendosin me mendjen e tyre, të llogarisin pikët e Kimisë, Biologjisë dhe lëndës me zgjedhje.

Gazeta “Shqip” zotëron mesazhin, që ministrja Xhaçka i dërgoi babait të djalit fitues, zotit Bledar Graceni, në telefonin e tij, pasi ky i fundit, iu drejtua titullares, për një shpjegim.

Në të thuhet: “Shefe, për ndjekjen e studimeve në Greqi, në QPR kanë kandiduar dhe janë shpallur FITUES 10 konkurentë. Bazuar në listën e ardhur nga SHPFA, Graceni vërtet ishte renditur NË KRYE TË LISTËS, por në një ANALIZË, të bërë për të gjithë kandidatët fitues, vlerësimi, në të cilin JEMI bazuar gjatë përzgjedhjes së kandidatëve, kryesisht atyre të mjekësisë, ka qenë nota mesatare, nota e lëndëve biologji, kimi dhe lënda me zgjedhje në maturë, në të cilat rezulton që, Aldo Graceni kishte nota më të ulëta, se kandidati i shpallur fitues P. T.

Pra, një grup zyrtarësh kanë bërë një “analizë”. Por pyetja që shtrohet është: Mbi ç’bazë ligjore janë mbështetur “analistët”, që pas konkursit dhe ardhjes në ministri të listës finale të meritës, të bënin një vlerësim bazuar në tre lëndët?

Ku parashikohet ky “vlerësim” në këtë fazë, se gazetarët e gazetës “Shqip” nuk e gjejnë në asnjë gërmë të ligjeve, udhrave, VKM-ve, neneve, gërmave?

Supozojmë, se u llogaritën pikët e tre lëndëve. Pse këta zyrtarë i bënë llogaritë pas garave, pse nuk u bë kjo gjë, që në fillim?

Mesatarja aty ishte, Kimia, Biologjia, lënda me zgjedhje, po aty. Atëherë, PSE?

Ka bazë ligjore për çdo analizë, vlerësim, rishikim, përzgjedhje, dhe që bëhet publik, që në nisje të garës.  Në cilën pikë thuhet, se me ardhjen e listës te Ministri, llogaritet nota e Kimisë, Biologjisë dhe lëndës me zgjedhje?

Kërkuam shumë, por nuk e gjetëm. Sepse nuk ekziston, ndaj. Në cilin rresht të rubrikës “Njoftime”, të publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes, parashikohet kjo?

Rasti “Graceni”/ Shantazh dhe manipulime, si u fundosën

Në përgjigjet e saj, Ministria e Mbrojtjes thotë, që janë bazuar në Vendimin e Senatit Akademik, të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, Vendim nr. 24, datë 28.02 2019. Pra, bazën, Ministria e Mbrojtjes e ka patur që në fillim, atëherë, pse ky “Vendimi nr. 24”, u përdor si “Asi nën mëngë” nga “mendimtarët dhe analistët” e Ministrisë së Mbrojtjes, pas konkurimit?

Sërish pyesim, pse u shkel vendimi, pse u shpërdorua detyra, pse u keqpërdor për të përmbysur rezultatin?

Kush ia dha këtë fuqi “atij”, “asaj” apo “atyre” personave brenda ministrisë?

I kontrollon apo i filtron njeri, analizat dhe vlerësimet e tyre?

Është njësoj sikur të mblidhen disa analistë dhe të “vlerësojnë”, që na duhen nja 4 topa, 10 tanke dhe nja 12 Migë. Analiza dhe vlerësimi nuk janë si ajo lista që bën amvisa, për të bërë pazaret në lagje, dhe që ndryshohet edhe në sekondën e fundit.

Kujtojmë këtu që, gjithë kandidatët, që hyjnë në konkurs, në Universitetin e Mjekësisë, në Tiranë, i dinë që në fillim, formulën e llogaritjes, komponentët, lëndët, mesataren, koefiçentët, pra gjithë detajet.

Në listëmeritën, që gazeta “Shqip” zotëron, ka seksione të caktuara, për çdo disiplinë, dhe mesatarja është një prej këtyre ndarjeve.

Llogaritjet e mesatares, bashkë me Kiminë, Biologjinë dhe lëndën me zgjedhje, me gjithçka, janë bërë me kohë e me vakt, dhe më pas u procedua me normat dhe testimet e konkurentëve.
Në rastin “Graceni”, “ajo”, “ai” apo “ata”, i kanë bërë llogaritë, pa hanxhinë, siç thotë populli.
Vendimi ishte dhe është aty, vetë na e referuan zyrtarët e ministrisë, në bazë të tij u llogarit mesatarja.

tëherë, kujt i shkoi në mendje brenda Ministrisë së Mbrojtjes për këtë “truk”, dhe çfarë truku fshihet pas këtij truku?

Meqë zonja Xhaçka, Ministre e Mbrojtjes, është në dijeni të plotë të gjithë këtij skandali, ndoshta ka përgjigje për këto pyetje, që lindin teksa analizon hap pas hapi çështjen. Kush është personi, apo personat, që kanë bërë “analizën”?

Pse i lejuat të shkelnin ligjet, urdhrat, VKM-të, nenet, pse nuk morët masa ndaj vartësve tuaj, edhe kur u vutë në dijeni, se në emrin tuaj, merrnin në telefon, në orët e darkës, familjarët e djalit fitues dhe i shantazhonin, i frikësonin, që të mos kërkonin të drejtën e tyre.
Pse i lejuat të shpërdoronin detyrën?

Gazeta “Shqip” i referohet telefonatës së bërë nga zonja Belioza Çoku, Shefja e Kabinetit të ministrisë, që Ju drejtoni. Kjo zyrtare ka folur në emër të ministres, teksa mori në telefon babanë e djalit, zotin Bledar Gracenin, në orën 20.17 të darkës, pra jashtë orarit zyrtar, më datë 3 gusht 2020.

Rasti “Graceni”/ Shantazh dhe manipulime, si u fundosën

Madje duke këmbëngulur disa herë, derisa zotëria hapi telefonin. Këmbënguljen e zonjës Çoku, babai i djalit fitues e shpjegon me faktin, se autoritetet ishin vënë në dijeni, të “rrjedhjes së listës” tek gazetarët e gazetës “Shqip”.

Kjo do t’iu prishte shumë punë, kjo gjë nuk ishte parashikuar, ndaj zonja Çoku duke folur në emër të ministres Xhaçka, nuk priti sa të gdhihej e nesërmja, por këmbëngulte të komunikonte me babanë e djalit.

Për rreth 15 minuta zonja Çoku e ka shantazhuar dhe i ka ushtruar një presion të vazhdueshëm psikologjik, më 3 gusht 2020, datë kur ky zotëri kishte dërguar gjatë gjithë ditës, letra zyrtare nëpër institucione.

Pra, fill, pasi familja e djalit nisi të ndërmarrë hapa zyrtarë, të lërë gjurmë, duke vënë në dijeni institucionet, se kishte listëmeritën në dorë. Sipas dëshmisë së babait të djalit, zotit Bledar Graceni, dhënë për gazetën “Shqip” thuhet, se kjo zonjë, i kërkoi me këmbëngulje, se nga e kishin gjetur listëmeritën, këtë dokument zyrtar, tepër sekret.

Gjatë gjithë bisedës shefja e kabinetit, kërkonte ta bindte familjen e fituesit, që të mendonte të kundërtën, se djali nuk e meriton fitoren, dhe se ata nuk duhet të vazhdonin ta kërkonin të drejtën e tyre.

Babai i djalit fitues thotë në dëshminë e tij, se zonja Çoku kërkonte t’u jepte në orët e natës, mesazhin, që jo vetëm bursën nuk e merrni, por “gëk, heshtni, mos bëni zë!”
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, kriteret e pranimit në konkurs përfshihen në rubrikën “Njoftime”, të publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes.

Gazeta “Shqip” lexoi rubrikën “Njoftime”, e cila flet për kritere të përgjithshme, të cilat, djali fitues Aldo Graceni i plotëson. Në një nga pikat thuhet, se kandidatët, që do të aplikojnë për ndjekjen e studimeve, në Shkollat e Larta të Greqisë, të plotësojnë kriterin e notës mesatare të shkollës parauniversitare, jo më pak se 6.5 pikë. Edhe këtë pikë Graceni e përmbush.

Kërkuam në këtë njoftim, se ku parashikohet vlerësimi i notave të Kimisë, Biologjisë dhe lëndës me zgjedhje, por nuk e gjetëm gjëkundi.
Në lidhje me bazën ligjore, se ku është mbështetur procesi i konkursit, Ministria e Mbrojtes i referohet:

-Pikës 1, neni 74 i ligjit nr. 80, datë 22.07.2015 “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë”.
Gazeta “Shqip” lexoi këtë pikë të këtij neni, që thotë: Pranimi në programet e studimit të ciklit të parë është i mundur për çdo kandidat, që ka përfunduar me sukses, ciklin e arsimit të mesëm, dhe që plotëson kriterin e notës mesatare, të përcaktuar çdo vit, me Vendim të Këshillit të Ministrave.
-Pikave 4 dhe 5 neni 14 i ligjit nr. 59, datë 12.06.2014 “Për Karrierën Ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”.
Gazeta “Shqip” lexoi këto pika të këtij neni, që thonë: Mosha minimale e pranimit në Forcat e Armatosura është 18 vjeç.
Shtetasit në momentin e titullimit oficer aktiv dhe ushtar/detar aktiv nuk duhen të kenë mbushur moshën 27 vjeç…….etj, etj.

Gazeta “Shqip” beson, se e gjithë çështja “Graceni” do të vërë në lëvizje ingranazhet e SPAK-ut, për nisjen kryesisht të hetimeve, për këtë rast, që më së paku, është shpërdorim detyre nga titullarja e Ministrisë së Mbrojtjes dhe të zyrtarëve të dikasterit, që ajo drejton.

/Gazeta Shqip/

Lajme të lidhura

SHOW BIZ

Horoskopi, 17 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:55 : 16/05/2025
SHOW BIZ

Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

22:52 : 16/05/2025
BOTA

Alarm në Çikago! 11 të burgosur arratisen nga burgu, policia: Janë të armatosur dhe të rrezikshëm

22:51 : 16/05/2025
SPORT

Gattuso drejt lamtumirës me Hajdukun: Ndeshja ndaj Rijekës mund të jetë e fundit

22:45 : 16/05/2025
RAJONI

MPJ Gjermane për DW: Procesi i Berlinit dhe mbështetja për anëtarësimin në BE mbeten prioritete të qarta.

22:40 : 16/05/2025
SHOW BIZ

Largimi i papritur nga Ferma VIP, Lim Hoti zbulon prapaskenat: A ishte Alba arsyeja

22:32 : 16/05/2025
Para

Meta: Të miratohet një plan urgjent për testim masiv, sidomos për 4 kategori

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Horoskopi, 17 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:55 : 16/05/2025

Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

22:52 : 16/05/2025

Alarm në Çikago! 11 të burgosur arratisen nga burgu, policia: Janë të armatosur dhe të rrezikshëm

22:51 : 16/05/2025

Gattuso drejt lamtumirës me Hajdukun: Ndeshja ndaj Rijekës mund të jetë e fundit

22:45 : 16/05/2025

MPJ Gjermane për DW: Procesi i Berlinit dhe mbështetja për anëtarësimin në BE mbeten prioritete të qarta.

22:40 : 16/05/2025

Largimi i papritur nga Ferma VIP, Lim Hoti zbulon prapaskenat: A ishte Alba arsyeja

22:32 : 16/05/2025

100 ditët e para të Trump ishin një dështim ekonomik

22:30 : 16/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com