• Kontakt
Sunday, June 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rastet me Covid, Alimehmeti: Mbyllja totale thjesht shtyn në kohë vdekjet. Ja masat që duhen aplikuar

09:42 : 15/11/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, SHENDETI
Foto nga FB e mjekut Alimehmeti

Foto nga FB e mjekut Alimehmeti

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti, ka postuar në rrjetet sociale, një studim lidhur me masat që duhet të aplikohen përsa i takon kontrollit të pandemisë së Covid-19.

Ndërsa nuk mbështet idenë e një izolimi të plotë, një masë e aplikuar në mars-prill-maj-qershor në Shqipëri, Alimehmeti shkruan se ajo thjesht shtyn në kohë pandeminë, përfshi këtu edhe vdekjet.

“Shkencëtarët e Universitetit të Edinburgut rikthehen sërish me të dhëna të validuara dhe të detajuara që konfirmojnë parashikimin e shumë ekspertëve të tjerë se:

Mbyllja e shkollave dhe e universiteteve do të çojë në afat-shkurtër në një kërkesë më të ulët për shtretër të terapisë intensive, por do të shkaktojë më shumë vdekje në afat-gjatë nga COVID-19.

Distancimi social vetëm i të moshuarve (>70 vjeç) është më efektiv në reduktimin e vdekjeve nga COVID-19 se sa distancimi social i të gjithë popullatës. (Bravo Kosovës që po vepron në këtë drejtim!)

Lexo edhe:

Alimehmeti akuzon KAS pas rinumërimit: Sistemi të reformohet, duhet analizë brenda PD

Alimehmeti kritika KQZ, KAS dhe Kolegjit Zgjedhor: Nuk panë provat që ne kandidatët ofruam

Asnjë metodë tjetër mitigimi, përveç vaksinimit, nuk do të reduktojë dot shifrën e vdekjeve nga COVID-19.

E thënë në një fjali: “Ndërhyrjet e implementuara në mars dhanë rezultatin më të mirë të mundshëm në reduktimin e pikut të kërkesës për shtretër të terapisë intensive, por ishte gjithashtu e ditur se do të zgjatej koha e epidemisë, duke rezultuar në një numër më të madh vdekjesh nga COVID-19 në afat të gjatë, nëse nuk implementohet një program vaksinimi efektiv.””, shkruan Alimehmeti, duke iu referuar studeimeve shkencore.

Postimi nga Ilir Alimehmeti

“Mendimi në afat të shkurtër është armiku më i madh i qeverisjes së mirë!”
Cit.: Anthony Albanese

❗ Të mendosh në afat të shkurtër është një grackë ku bie shumica, përfshirë qeverinë e Britanisë së Madhe.
😰 Kjo ndodhi në mars, kur me modelin apokaliptik Ferguson et al., bota u përfshi në panik dhe shkoi drejt mbylljes totale ekstreme pa iu dridhur qerpiku dhe pa reflektuar aspak për strategjitë më të moderuara dhe mbi efektet afatmesme dhe afatgjata të pandemisë.

🙏 Por sërish kërkimi shkencor vjen në ndihmë!

🙏 Ndërkohë që në mars kishim vetëm projeksione tashmë kemi edhe të dhëna, të cilat kur integrohen tregojnë vlerën e vërtetë të çdo modeli apo projeksioni.

👉 Që në mars-prill, shtetet me shëndet publik elitar si Hollanda, Danimarka, Norvegjia, Gjermania, Suedia, Anglia etj. e kuptua që masat ekstreme kishin diçka që nuk shkonte me masat ekstreme dhe vepruan në zbutje, kuptohet në intervale të ndryshme që nga liria pothuajse e plotë e Suedisë e deri te sjellja më e kujdesshme e Gjermanisë.

✅ Vazhdimisht, së bashku me ekspertë të tjerë shqiptarë kemi informuar që efektet e vërteta të masave të çdo shteti do t’i shohim jo më parë se mars-prilli 2021, pasi rruga e plotë nuk mbarron në kilometrin e parë që arrijmë të shohim me sy të lirë.

Shkencëtarët të ndryshëm, kanë ofruar që në mars modelet dhe projeksionet e tyre në SAGE (Scientific Advisory Group for Emergencies) ose ndryshe Komiteti Teknik i Britanisë së Madhe, por nga frika e madhe, nuk u morrën parasysh dhe u vlerësua modeli apokaliptik i Ferguson.

Shkencëtarët e Universitetit të Edinburgut rikthehen sërish me të dhëna të validuara dhe të detajuara që konfirmojnë parashikimin e shumë ekspertëve të tjerë se:

👉 Mbyllja e shkollave dhe e universiteteve do të çojë në afat-shkurtër në një kërkesë më të ulët për shtretër të terapisë intensive, por do të shkaktojë më shumë vdekje në afat-gjatë nga COVID-19.

👉 Distancimi social vetëm i të moshuarve (>70 vjeç) është më efektiv në reduktimin e vdekjeve nga COVID-19 se sa distancimi social i të gjithë popullatës. (Bravo Kosovës që po vepron në këtë drejtim!)

👉 Asnjë metodë tjetër mitigimi, përveç vaksinimit, nuk do të reduktojë dot shifrën e vdekjeve nga COVID-19.
❗ E thënë në një fjali:

📝 “Ndërhyrjet e implementuara në mars dhanë rezultatin më të mirë të mundshëm në reduktimin e pikut të kërkesës për shtretër të terapisë intensive, por ishte gjithashtu e ditur se do të zgjatej koha e epidemisë, duke rezultuar në një numër më të madh vdekjesh nga COVID-19 në afat të gjatë, nëse nuk implementohet një program vaksinimi efektiv.”

📝 Në grafikë mund të shohim fare qartë se:

✅ Masat me efektin më të mirë janë (Tabela 3, Figura 1 dhe 2):

👉 Izolimi i rasteve;

👉 Karantina vullnetare në shtëpi për 14 ditë e familjarëve të rasteve pozitive;

👉 Distancimi sociale i të moshuarve mbi 70 vjeç.

❗ Shtimi i masës së mbylljes së shkollave dhe universiteteve mbi masat e mësipërme E RRIT NUMRIN E VDEKJEVE.

❗ Distancimi social i të gjithë popullatës UL NUMRIN E RASTEVE TË REJA, POR RRIT NUMRIN E VDEKJEVE.

👉 Gjithashtu, studiuesit konfirmojnë se modelet e bazuara mbi gripin janë të gabuara dhe nuk duhen përdorur.
Në fakt, në Britanin e Madhe mbi 97% e vdekjeve ndodh te personat mbi 65 vjeç, në krahasim me 5% të vdekjeve në të këtë grupmoshë nga gripi spanjoll.

👉 Modeli parashikon qartë valën e dytë, e cila fillon ngadalë por rritet nëse nuk reimplementohen ndërhyrjet sipas këshillave të mësipërme.

❗ Autorët nënvizojnë se politika e Britanisë së Madhe është përqendruar mbi reduktimin e numrit total të rasteve, dhe jo mbi numrin e vdekjeve nga COVID-19.

✅ Strategjitë që minimizojnë vdekjet “përfshijnë fokusimin mbi masat më të rrepta të distancimit social në shtëpitë e të moshuarve, ku njerëzit kanë më shumë gjasa të vdesin, se sa në shkolla, ku nuk ka gjasa të këtilla.”

📝 Autorët demonstrojnë se, NË TË GJITHA SKENARËT E MITIGIMIT:

❗ EPIDEMIA MBARON PAS INFEKTIMIT DHE IMUNITETIT TË GJERË TË POPULLATËS!

❗ NUMRI PËRFUNDIMTAR I VDEKJEVE VARET KRYESISHT NGA MOSHA E TË INFEKTUARVE DHE JO NGA NUMRI TOTAL I RASTEVE!

👉 Si rrjedhojë, ata dalin në përfundimi se mitigimi i epidemisë COVID-19 “kërkon një strategji të ndryshme nga epidemia e gripit, me fokusim më të veçantë mbi MBROJTJEN E PERSONAVE TË MOSHUAR DHE VULNERABËL.”

✅ Pra, mund të fitojmë kohë përmes izolimit të të moshuarve (kufiri i moshës vendoset sipas karakteristikave lokale) dhe mund të mbajmë gjallë jetën ekonomike dhe sociale përmes moskufizimit të pjesës tjetër të popullatës.
Dr. Shk. Ilir Alimehmeti
Epidemiolog Klinik
Fakulteti i Mjekësisë, UMT
Për detaje:
https://www.bmj.com/content/371/bmj.m3588

❗ “Mendimi në afat të shkurtër është armiku më i madh i qeverisjes së mirë!”
Cit.: Anthony Albanese

Etiketa: Alimehmetirastet me covidstudime

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Alimehmeti akuzon KAS pas rinumërimit: Sistemi të reformohet, duhet analizë brenda PD

20:04 : 26/06/2025
AKTUALITET

Alimehmeti kritika KQZ, KAS dhe Kolegjit Zgjedhor: Nuk panë provat që ne kandidatët ofruam

22:39 : 24/06/2025
AKTUALITET

Mbyllja e koncesionit të sterilizimit, Alimehmeti: U grabitën 153 milionë euro

11:09 : 23/06/2025
AKTUALITET

Pamjet filmike, Alimehmeti: Në çdo qendër votimi ka pasur problematika

21:46 : 18/06/2025
AKTUALITET

“Kodi Zgjedhor, skandaloz”/ Alimehmeti: Nuk na favorizoi. Rinumërimi? Provë kemi videot e KQZ

20:34 : 12/06/2025
AKTUALITET

Alimehmeti: Kodi Zgjedhor aktual duhet hedhur në plehra, Berisha më ka mbështetur

15:47 : 10/06/2025
Para

Itali/ 23-vjeçari shqiptar humb jetën duke punuar (EMRI)

TË GJITHA

EMRI/ I dënuar me 21 vite burg për vrasje dhe krime të tjera, arrestohet 41-vjeçari

14:14 : 29/06/2025

FOTO/ Armando Broja formalizon lidhjen e dashurisë, çifti pushime luksi në SHBA

14:03 : 29/06/2025

Nga spital për fëmijë, në burg për politikanët! Historiku i IEVP Durrës

14:02 : 29/06/2025

Tjetër aksident me monopatinë! 17-vjeçari përplaset nga makina, përfundon në spital

13:47 : 29/06/2025

Tirana kapet në befasi, mbrojtësi kërkon largimin nga bardheblutë

13:47 : 29/06/2025

Qeveria e Filipineve në alarm/ Si po trafikohen punonjësit filipinas në Shqipëri

13:34 : 29/06/2025

Përplasi tre të mitur që po lëviznin me monopatinë, gjykata cakton “arrest shtëpie” për shoferin

13:33 : 29/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com