Redona Koci, e cila njihet si ‘juristja seksi’, është vënë në pozitë shumë të vështirë nga moderatorja Ester Bylyku.
E ftuar në ‘Glamour Zone’ në RTV ORA, Redona pranoi të bëhej pjesë e një rubrike të re, ku duhet të lexojë komentet negative që janë bërë për të, dhe t’u përgjigjet në emision. Njëri nga komentet ishte tepër ofendues, dhe i papritur për Redonën. Në koment thuhej se ajo ishte një lopë e shkurtër dhe e shëndoshë, që nuk bën për modele.
Redona Koci: Po unë sikur të kam edhe shoqe mi Ester. Pse më publikon këto komente?
Ester Bylyku: Ashtu kanë shkruar në koment, s’kam ç’bëj. Ti mund të sqarosh pjesën që nuk je as lopë dhe as e shkurtër (qesh).