• Kontakt
Monday, September 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Histori shqiptare/ Vajza: I dashuri im është i martuar e me dy fëmijë, por tani ai duhet të zgjedhë, o me mua o …

19:24 : 14/11/2020
në AKTUALITET, NDRYSHE

Xh.B. vendosi t’i japë fund lidhjes me një 36-vjeçar, dy vjet pasi në lidhjen e tyre ishin zbuluar rrethana që vajza nuk i dinte. “Ai ishte i martuar dhe ka dy fëmijë ndaj i kërkova të ndaheshim”.

Por pikërisht kjo kërkesë e vajzës e ka agravuar situatën dhe ka tjetërsuar të dyshuarin A. K, që si fillim e ka akuzuar “të dashurën” për tradhti, dhe më pas ka shtuar dozat duke e kërcënuar.

Sipas dosjes në përfundim të hetimeve i riu përfundoi nën akuzë për përndjekje duke qenë se ka kundër tij një sërë provash si dhe ka kryer një sërë veprimesh që kanë shkaktuar tek ish e dashura e tij stres dhe ankth të vazhdueshëm.

“Ky person më kërcënoi dhe në një moment ngriti bluzën dhe më tregoi pistoletën, kërkoi që të dilja nga lokali ku gjendesha me shoqërinë dhe ta sqaroj”, rrëfen e reja sipas të cilës sjellja e tij u rëndua pasi ajo i kishte kërkuar ndarjen.

“Filloi të më përndjekë duke më shkaktuar ankth dhe frikë për jetën. Isha e ulur në një lokal pranë 11 janarit, kur më telefonoi A. K. më pyeti ku ndodhesha. Kur erdhi dhe kërkoi sqarim i kërkova që nëse kishte ndërmend të vazhdonte duhet të vendoste ose mua ose gruan, por ai m’u përgjigj me ironi duke më thënë se nuk më iku koha dhe se kisha kohë për të krijuar familje”.

Lexo edhe:

No Content Available

E reja citon frazën e A. K “më tha nuk i lë dot fëmijët, do pi kokrra dhe do vdes më mirë”. Pikërisht kjo deklaratë e ka bërë akoma më të vendosur vajzën që sipas dosjes  i ka kërkuar të martuarit që të largohej dhe ta linte në jetën e saj.

“Gjatë gjithë natës më shkruante që gjasme ishte në spital, por në të vërtetë nuk ishte në spital. Kur fliste në telefon se thoshte se nuk dinte sa do ta mbanin, befas më preu rrugën me makinë tek 21 dhjetori dhe bërtiti të gjeta. “E reja shton se e alarmuar ajo ka devijuar rrugën dhe ka hyrë nëpër rrugica por që është ndjekur me makinë nga ish i dashuri derisa ka hyrë në një rrugë pa krye.

“U afrua tek xhami i makinës, por e bllokova. Tentoi ta hapte derën, por nuk mundi. Më shau me fjalët më të pista dhe më kërcënoi”, shton vajza.

Sipas prokurorisë në vendngjarje kanë ndërhyrë disa të rinj që kanë sfumuar grindjen dhe pas qetësimit e reja ka braktisur automjetin dhe është larguar në këmbë drejt komisariatit më të afërt ku dhe ka kërkuar ndihmë.

Vajza tregon “ky person është i fiksuar, kërkon të më mbajë nën kontroll dhe të më mbajë në lidhje me pahir. Ai kërkon të mbajë dhe gruan me dy fëmijë dhe mua që më kërcënon o me mua o e vdekur”.

Por e pyetur nga policia se përse nuk ka kërkuar ndihmë më herët ajo përgjigjet “kisha menduar se në mënyrë paqësore do kthehej tek gruaja dhe do më harronte, por gjendja sa po vjen dhe acarohet, ndaj në këtë moment nuk pashë zgjidhje”.(SI)

Etiketa: historishqiptare boldnew shsot domain

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Koronavirus/Austria drejt një mbyllje të dytë kombëtare, nga e marta hyjnë në fuqi masa të reja

TË GJITHA

Fushë Krujë/ Gjendet një granatë e pashpërthyer në tarracën e një shtëpie funerali

20:05 : 08/09/2025

Nepal/ Të paktën 19 të vrarë në protestat për bllokimin e mediave sociale

20:01 : 08/09/2025

Berisha akuza Ramës: Kartelat përdoren për vota dhe në këmbim jep “licencë” për të vra*ë

19:48 : 08/09/2025

Skandal! Zhaneta Beqiri nuk regjistron fëmijën me nevoja të veçanta në kopësht në Tiranë

19:41 : 08/09/2025

Tjetër ekip pret biletën për në Botërorin 2026, “shqiponjat e Kartagjenës” janë numri 18!

19:39 : 08/09/2025

Detaje nga operacioni në Elbasan: 30 të arrestuar dhe 14 persona në kërkim! Çfarë u sekuestrua

19:31 : 08/09/2025
FILE PHOTO: U.S. President Donald Trump signs documents as he issues executive orders and pardons for Jan. 6 defendants in the Oval Office at the White House on Inauguration Day in Washington, U.S., January 20, 2025. REUTERS/Carlos Barria/File Photo

SHBA: BE-ja duhet të ndalojë blerjet e naftës dhe gazit rus

19:22 : 08/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com