Moderatorja Einxhel Shkira ka zhvilluar një mini-intervistë me ndjekësit në rrjetet sociale, të cilët e kanë pyetur për detaje intime. Einxhel zbuloi se pjesa më e madhe e pyetje kishin të bënin me seksin dhe virgjërinë, ndërsa iu drejtua fansave duke thënë se këto janë informacione personale.
“Kur e ke humbur virgjërinë?”– e pyeti një prej ndjekësve.
“Çfarë rëndësie ka kjo, më duket pyetja më idiote në botë. Do kisha kthyer përgjigje, nëse do më tregoje arsyen,”- iu përgjigj moderatorja, e cila më pas shtoi: “Posto për libra, diçka intelektuale, për punën, emisionin as nuk iu kërcet fare. Sa posto ndonjë budallallëk, lidhje, virgjëri, seks, gjëra që nuk iu duhen fare se janë personale. Edhe sikur ti dini si informacioni nuk iu hyjnë në punë, shpërtheni o vëlla, nuk e di pse ndizeni direkt, i çuditshëm paska qenë shqiptari.”
Pavarësisht reagimit të saj, kurioziteti i ndjekësve për detaje intime nuk është shuar dhe kanë vazhduar t’o bëjnë pyetje pikante.
“Kur ke bërë seks për herë të fundit?”- i shkroi një tjetër.
Ndërsa Einxhel Shkira iu shpreh: “99.9% e pyetje tuaja janë të tilla dhe nuk e kuptoj këtë interes të shqiptarëve, si, ku, kur dhe me kë bëjnë seks të tjerët. E vetmja gjë që duhet t’iu shqetësojë pse nuk jeni ju personi, me të cilin po bëjnë seks?”
Ndërkaq, ajo zbuloi se në jetën e saj ka pasur vetëm një lidhje.
“Sa të dashur ke pasur deri tani?”– iu drejtua një prej fansave.
“Një gjë është e sigurt: S’do jesh kurrë një ndër ta, nëse bën këtë pyetje. Nejse se ngjau pak keq kur fola në shumësin, se vetëm një kam pasur,”– shkroi Einxhel Shkira.