• Kontakt
Monday, May 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Covid/ Shoqata e Diabetikëve: S’ka pasur mbështetje nga autoritetet për të bërë ekzaminimet gjatë kësaj periudhe

14:05 : 13/11/2020
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi një takim me përfaqësues të Shoqatës së Diabetikëve Shqiptarë ku diskutoi problematikat e diabetikëve në përballjen me pandeminë.

Gjatë bisedës me kreun demokrat, përfaqësuesit e shoqatës rrëfyen eksperiencat e tyre gjatë pandemisë dhe nevojat që ata kanë si një nga grupet më të rrezikuara nga COVID-19.

Dr. Florian Toti tha se diabetikët ndihen të frikësuar, por nga ana tjetër, per ta, nuk ka patur asnjë mbështetje për të bërë ekzaminimet gjatë kësaj periudhe.

“Fakt është që personat me diabet, duke qenë edhe një nga grupet e rrezikuar më tepër, pavarësisht se më tepër janë trembur sesa e kanë përjetuar vërtet këtë pjesën e kësaj.
Muaji nëntor për ne ka rëndësi të bëjmë edhe fushata depistimi dhe ndërgjegjësimi, të paktën të marrësh vesh, je i dyshimtë apo nuk ke diabet. Dhe pikërisht të gjitha këto gjëra që ne bëjmë, domethënë bëhen pa asnjë ndihmesë nga buxheti i shtetit dhe pa asnjë kosto për personat me diabet pra të gjitha ato që ne përpiqemi ti ofrojmë janë pa kosto për personin. Për sa i përket paketave të ndihmës domethënë gjithë shoqatat jofitimprurëse nuk kanë përfituar asnjë gjë, në këtë drejtim”.

Ndërsa, një prej anëtarëve të shoqatës, diabetik, i rrëfeu zotit Basha problematikat, që ata kanë në përballjen e përditshme me diabetin në kushtet e pandemisë.

Lexo edhe:

Hamasi liron pengun me shtetësi amerikano-izraelite

Burimi: Rama njësoj si Putin, nuk lejon të zhvillohen zgjedhje të lira

Qytetari: Unë jam që 24 vjet me diabet. Me insulinë nga 3 herë deri në 5 herë. Para 1 muaji më ka bërë koalidimin sepse isha në spital. Më shtroi doktori, bëra të gjitha ekzaminimet dhe tani marr afërsisht 210 unitet në ditë. E përdor aparatin. Aparatin e marr nga shoqata. Ndërsa sa i përket fijeve, marrim një kuti këtu siç është mundësia e shoqatës, ndërsa mundësi të tjera, i blejmë nëpër farmaci.

Lulzim Basha: Sa shkon kostoja?

Qytetari: Me të thënë të drejtën për një kuti, një fije shkon minimumi 400 lekë të vjetra në farmaci deri në 1 mijë lekë të vjetra. Tani një kuti mua më çon 12-13 ditë se 25 fije ka. Ka tjetër edhe një gjë tjetër që e kemi.

Lulzim Basha: Nuk rimbursohet?

Qytetari: Jo, jo ajo nuk rimbursohet.

Ndërsa Gerti, një anëtar tjetër i shoqatës së diabetikëve rrëfen historinë e tij si person i infeltuar nga COVID-19.

Qytetari: Më qëlloi që të më kapë dhe virusi. Nuk e di ku, nuk e di si, nuk m’u bë ndonjëherë mu kështu hetim që ku e mora si e mora.

Lulzim Basha: Para sa kohësh e kalove?

Qytetari: Në korrik. Dy javët e para nuk i kalova keq me thënë të drejtën. Unë them që problemi është sistemi, nuk ka lidhje me ne, por domethënë unë e kam kaluar COVID-in për shkak të marrëdhënieve individuale me secilin prej mjekëve, që besoj po kështu dhe pjesa më e madhe kështu ka ndihmuar, sigurisht dashuria e familjes etj. Kurse pastaj pjesa tjetër është… Unë dëgjoj kjo është kura, kjo është kura, kjo është kura, kjo është kura. Llahtar informacion, llahtar domethënë.

Pasi dëgjoi shqetësinet dhe nevojat e tyre, Basha apeloi për të sëmurët me diabet që të kenë kujdes maksimal, ndërsa iu shpalosi atyre edhe programin e PD-së për këtë grup shoqëror që ka nevojë për kujdes e mbështetje.

Lulzim Basha: Të bashkojmë forcat për vetdijësimin e rrezikut të pandemisë, në veçanti sa i përket kategorisë së diabetikëve, dhe kërkoj në radhë të parë që njerëzit të marrin masa mbrojtëse. Dhe së dyti, të vazhdojmë të përsërisim kërkesat që qeveria të bëjë të paktën atë që po bëjnë qeveritë e rajonit, për sa i përket gjithë zinxhirit të testimit, rimbursimit, kapaciteteve spitalore, ndihmës ndaj mjekëve dhe infermierëve dhe pasqyrën e sigurimit të protokolleve dhe të barnave që protokollet kanë brenda tyre për trajtimin sa më efikas te sëmundjes. Kjo është dhe mbetet emergjenca dhe kërkesa e parë që kam, duke qenë që juve ju prek dyfish, sepse jeni edhe më të ekspozuar ndaj sëmundjes.

Lajme të lidhura

BOTA

Hamasi liron pengun me shtetësi amerikano-izraelite

22:12 : 12/05/2025
AKTUALITET

Burimi: Rama njësoj si Putin, nuk lejon të zhvillohen zgjedhje të lira

22:11 : 12/05/2025
AKTUALITET

Mbyllet kutia e fundit në Sarandë, dominohet nga Partia Socialiste

22:01 : 12/05/2025
SPORT

Egnatia, kampione e Shqipërisë për herë të dytë! Mbron titullin në finale kundër Vllaznisë

22:01 : 12/05/2025
AKTUALITET

Kreu i OSBE/ODIHR: Duhet reformë e plotë e gjithëpërfshirëse

21:58 : 12/05/2025
AKTUALITET

Tabaku: Raporti i OSBE-ODIHR rrëzon zgjedhjet

21:52 : 12/05/2025
Para

692 qytetarë gjobiten për maskat, 27 për lëvizjen gjatë orarit të ndaluar/ Gjoba dhe për bizneset

TË GJITHA

Hamasi liron pengun me shtetësi amerikano-izraelite

22:12 : 12/05/2025

Burimi: Rama njësoj si Putin, nuk lejon të zhvillohen zgjedhje të lira

22:11 : 12/05/2025

Mbyllet kutia e fundit në Sarandë, dominohet nga Partia Socialiste

22:01 : 12/05/2025

Egnatia, kampione e Shqipërisë për herë të dytë! Mbron titullin në finale kundër Vllaznisë

22:01 : 12/05/2025

Kreu i OSBE/ODIHR: Duhet reformë e plotë e gjithëpërfshirëse

21:58 : 12/05/2025

Tabaku: Raporti i OSBE-ODIHR rrëzon zgjedhjet

21:52 : 12/05/2025

Vllaznia-Egnatia/ Leksion futbolli i rrogozhinasve, vjen edhe goli i tretë për trofeun (Video)

21:49 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com