• Kontakt
Thursday, August 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Konflikt flagrant interesi/ Drejtori i Rrugëve, Verdho, me zyrë private për projektim e ndërtim

11:53 : 10/11/2020
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Nga BoldNews.al

Ergys Verdho u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH) në Tetor 2019, pas një serie konfliktesh që ndodhën brenda atij institucioni.

Por, Verdho duket se nuk ka qenë i kënaqur vetëm me pozicionin e lakmuar, i cili menaxhon dhjetra milionë euro për ndërtimin dhe rikonstruksionin e rrugëve në Shqipëri.

Vetëm pak javë pasi Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, firmosi emërimin e tij në krye të ARRSH, Ergys Verdho regjistron në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB) kompaninë “V & CE”, e cila ka për objekt të aktivitetit të saj “vlerësim pasurish të paluajtshme dhe projektim ndërtimesh”.

Lexo edhe:

EMRAT/ Plagosja në Hamallaj, arrestohen dy persona

Arbër Veliaj paraqitet në SPAK

Pra, Drejtori i Përgjithshëm i Rrugëve, autoritetit kryesor shtetëror për ndërtimin e rrugëve në vendin tonë, përfshihet edhe në një biznes privat për projektim rrugësh.

Deri më tani nuk ka të dhëna publike për përfshirjen e shoqërisë “V & CE” shpk në tenderat e zhvilluar nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve.

Megjithatë, fakti që drejtori Verdho ka zyrë private për projektim rrugësh, është më së paku e mjaftueshme për të ngritur dyshimet mbi veprimtarinë e kreut të Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Referuar të dhënëve zyrtare, shoqëria “V & CE” shpk është regjistruar në QKB në 4 nëntor 2019 dhe përbëhet nga dy ortakë. Njëri është Ergys Verdho me 50% të kapitalit dhe tjetri është Ndriçim Allkaj, i cili ka gjithashtu 50% të aksioneve.

Ndërkohë, rezultojnë të dhëna të tjera, të cilat e vendosin Ergys Verdhon në një tjetër situatë konflikti interesi ndërmjet detyrës zyrtare dhe aktivitetit privat.

Sipas të dhënave të publikuara prej tij në rrjetin “Linked-IN”, Ergys Verdho rezulton që të jetë emëruar fillimisht zv. Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptare në Korrik 2018.

Në periudhën Korrik 2018-Nëntor 2019 ai duket se ka qenë në kushtet e shkeljes së ligjit për konfliktin e interesit, pasi ka pasur aktiv “Personin Fizik” si “vlerësues i pasurive të paluajtshme”, biznes të cilin e ka regjistruar që në vitin 2012.

Ligji për “Parandalimin e konfliktit të interesave…” ndalon çdo zyrtar të administratës publike, aq më tepër të nivelit të lartë, ku përfshihet edhe zv.Drejtori i Përgjithshëm i Rrugëve, për të pasur aktivitet privat si “Person fizik”.

E, megjithatë, ky parashikim ligjor nuk e ka ndaluar aspak Verdhon që, gjatë kohës që ka ushtruar detyrën e zv. Drejtorit të ARRSH-së, të ushtronte edhe profesionin e ekspertit vlerësues privat.

Ai ka vijuar ta ketë aktive licensën e vlerësuesit dhe “Personin Fizik” deri në nëntor 2019, kohë kur mori emërimin si Drejtor i Përgjithshëm i Rrugëve.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

EMRAT/ Plagosja në Hamallaj, arrestohen dy persona

09:50 : 21/08/2025
AKTUALITET

Arbër Veliaj paraqitet në SPAK

09:34 : 21/08/2025
AKTUALITET

Trafikanti shqiptar kërcënon me armë policinë e Kosovës, hedh çantën me drogë dhe arratiset

09:19 : 21/08/2025
AKTUALITET

Ish-zv.drejtori i AKSHI-t, Daniel Shima u kthye në banesë, policia: Deklaroi se u largua me dëshirë

09:02 : 21/08/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:50 : 21/08/2025
AKTUALITET

Daniel Shima u kthye në shtëpi pas zhdukjes misterioze, mbetet pa përgjigje mesazhi: Po më arrestojnë!

08:42 : 21/08/2025
Para

Pas 11 muajsh mungesë, Florian Marku rikthehet sot në ring

TË GJITHA

EMRAT/ Plagosja në Hamallaj, arrestohen dy persona

09:50 : 21/08/2025

Arbër Veliaj paraqitet në SPAK

09:34 : 21/08/2025

Trafikanti shqiptar kërcënon me armë policinë e Kosovës, hedh çantën me drogë dhe arratiset

09:19 : 21/08/2025

Ish-zv.drejtori i AKSHI-t, Daniel Shima u kthye në banesë, policia: Deklaroi se u largua me dëshirë

09:02 : 21/08/2025

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:50 : 21/08/2025

Daniel Shima u kthye në shtëpi pas zhdukjes misterioze, mbetet pa përgjigje mesazhi: Po më arrestojnë!

08:42 : 21/08/2025

Aksident gjatë natës në Durrës, “Benz”-i përplas disa makina

08:26 : 21/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com