• Kontakt
Friday, May 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Aleatët përgëzojnë Biden-in, Rusia dhe Kina në pritje të proceseve ligjore

23:54 : 10/11/2020
në BOTA

Udhëheqësit botërorë kanë dhënë reagimet e tyre ndaj fitores së Joe Biden-it në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara. Por siç raporton Henry Ridgwell nga Londra, disa rivalë amerikanë, përfshirë Kinën dhe Rusinë, po presin përfundimin e sfidave ligjore ndaj rezultatit.

Megjithë masat e izolimit për koronavirusin në Evropë, festimet më të mëdha u mbajtën ndoshta në Ballina, të Irlandës, në vendin e origjinës së stër-stër-stërgjyshit të Presidentit të zgjedhur Joe Biden.

“Thjesht nuk e prisnim, kështu që ishte emocionuese. Por jemi absolutisht të entuziazmuar dhe thjesht nuk mund ta përshkruajmë me fjalë”, thotë Laurita Blewitt, kushërirë e tretë e zotit Biden.

Joe Biden shpesh ka folur për krenarinë e tij për rrënjët irlandeze. Ai ka paralajmëruar Britaninë se dalja e saj nga Bashkimi Evropian nuk duhet të rrezikojë paqen në Irlandën e Veriut – dhe vitin e kaluar e quajti Kryeministrin britanik Boris Johnson një ‘klon’ të Presidentit Donald Trump. Boris Johnson tha të dielën se do të dëshironte të bashkëpunonte me administratën e re.

“Unë mendoj se ka shumë më tepër që bashkon qeverinë e këtij vendi dhe qeverinë në Uashington në çdo kohë, në çdo fazë, sesa janë ato që na ndajnë”, tha zoti Johnson.

Lexo edhe:

Rama pret urimet/ Ambasada e SHBA i sjell mesazhin e prokurores Pam Bondi

PD e denoncoi, Policia për fletët e votimit në Peqin: Janë të falsifikuara

Bashkimi Evropian gjithashtu mirëpriti zgjedhjen e Joe Biden-it.

“Së bashku ne do të trajtojmë sfidat e ngutshme globale: pandeminë e koronavirusit dhe pasojat e saj ekonomike, ndryshimin klimatik dhe humbjen e biodiversitetit, rregullat e nevojshme për ekonominë dixhitale dhe shoqërinë, sigurinë globale dhe reformën e sistemit shumëpalësh të bazuar në rregulla”, tha Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian.

Por Evropa nuk duhet domosdoshmërisht të presë një rrugëtim të lehtë, thotë analisti Inderjeet Parmar i City University në Londër.

“Duke pasur parasysh mjedisin gjithnjë e më konkurrues, unë mendoj se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të angazhohen në negociata të vështira. Marrëveshja e tregtisë me BE-në dhe Britaninë nuk do të jetë e lehtë. Dhe unë mendoj se për NATO-n, do të kërkohet që evropianët të bëjnë shumë më tepër”, thotë zoti Parmar.

Kancelarja gjermane Angela Merkel u duk të hënën se i pranoi këto sfida.

“Amerika është dhe mbetet aleati ynë më i rëndësishëm. Por pret, me të drejtë, që ne të bëjmë përpjekje më të forta për t’u kujdesur për sigurinë tonë”, tha zonja Merkel.

Evropa shpreson se Joe Biden do të kërkojë rifutjen në marrëveshjen bërthamore të Iranit. Izraeli është kundër kategorikisht. Në një mesazh videofonik ku uron Joe Biden-in, Kryeministri izraelit nuk e përmend marrëveshjen.

“Unë e njoh atë si një mik të madh të shtetit të Izraelit”, tha zoti Netanyahu.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Javad Zarif, shkroi në Twitter se: “Trumpi do të ketë ikur pas 70 ditësh. Por, ne do të qëndrojmë këtu përgjithmonë. Të presim që të huajt të garantojnë siguri, nuk është kurrë gjë e mirë. Ne ua shtrijmë dorën fqinjëve tanë për dialog për të zgjidhur mosmarrëveshjet”.

Kina është në mesin e një lufte tregtare me Uashingtonin. Media shtetërore kineze tha se zgjedhja e Joe Biden-it ofron më shumë parashikueshmëri. Në Hong Kong – ku protestat pro-demokracisë vazhdojnë kundër Pekinit – disa kanë frikë nga një qëndrim më i butë i Shteteve të Bashkuara.

“Unë mendoj se në një kohë kur qeverisja totalitare po rritet në shumë vende, përqasja e Biden-it, edhe pse më paqësore ose me më pak forcë, është shumë e butë”, thotë Hoi, banor i Hong Kongut.

Si Pekini ashtu edhe Moska ende nuk kanë dhënë komente zyrtare mbi fitoren e zotit Biden, duke vënë në dukje se po zhvillohen sfida ligjore për rezultatin nga Presidenti aktual Donald Trump./VOA/

Lajme të lidhura

Screenshot
AKTUALITET

Rama pret urimet/ Ambasada e SHBA i sjell mesazhin e prokurores Pam Bondi

21:34 : 23/05/2025
AKTUALITET

PD e denoncoi, Policia për fletët e votimit në Peqin: Janë të falsifikuara

21:25 : 23/05/2025
AKTUALITET

Banda e “Visit të Pojës”/ GJKKO liron avokatin Armand Tragaj dhe dy të tjerë

21:22 : 23/05/2025
AKTUALITET

Parku i Liqenit, qokë fushate për Noizyn! Firmëtarja hesht, xhandarët e Bashkisë ‘mundje’ me gazetarin

21:12 : 23/05/2025
BOTA

Franca dhe Gjermania vendosin sanksione ndaj Republika Sërpska

21:10 : 23/05/2025
AKTUALITET

Tarifat e Trump ndaj Shqipërisë japin efekt/ Në prill, eksportet drejt SHBA ranë me 30%

21:05 : 23/05/2025
Para

VIDEO/ Marku i papërmbajtshëm, hedh në tokë rivalin për 1 minutë e 50 sekonda

TË GJITHA

Screenshot

Rama pret urimet/ Ambasada e SHBA i sjell mesazhin e prokurores Pam Bondi

21:34 : 23/05/2025

PD e denoncoi, Policia për fletët e votimit në Peqin: Janë të falsifikuara

21:25 : 23/05/2025

Banda e “Visit të Pojës”/ GJKKO liron avokatin Armand Tragaj dhe dy të tjerë

21:22 : 23/05/2025

Parku i Liqenit, qokë fushate për Noizyn! Firmëtarja hesht, xhandarët e Bashkisë ‘mundje’ me gazetarin

21:12 : 23/05/2025

Franca dhe Gjermania vendosin sanksione ndaj Republika Sërpska

21:10 : 23/05/2025

Tarifat e Trump ndaj Shqipërisë japin efekt/ Në prill, eksportet drejt SHBA ranë me 30%

21:05 : 23/05/2025

Denoncimi i prindit: Më bullizojnë fëmijën në shkollë/ Drejtori: S’do ndodhi masakra në klasë të 7-të

20:54 : 23/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com