• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Dy hapat që duhet të ndërmarrë Evropa kundër terrorizmit

13:21 : 07/11/2020
në BOTA

Nga Con Coughlin, The National

Ndërsa shumica e vendeve evropiane po merren me luftën ndaj pandemisë së koronavirusit, vala e fundit e sulmeve terroriste në disa qytete në kontinent, u ka risjellë një kujtesë të padëshiruar të kërcënimit të paraqitur nga militantët radikalë islamikë.

Dhe gjykuar nga përgjigja e politikanëve kryesorë ndaj riaktivizimit të kësaj lloj dhune, ekziston një vendosmëri e re për të pasur një qasje më të ashpër përballë ideologjisë ekstremiste, një politikë e cila nëse nuk trajtohet me kujdes, rrezikon të armiqësojë shumicën e myslimanë vetë moderuar dhe që zbatojnë ligjin në Bashkimin Evropian.

Pas sulmeve të fundit në qytetet franceze të Parisit dhe Nisës, Austria është bërë vendi i fundit që e pa veten në shënjestër të ekstremistëve islamikë, kur një 20-vjeçar vrau 4 persona dhe plagosi 22 të tjerë para se të vritej nga policia të hënën në mbrëmje.

I armatosur me një pistoletë, një hanxhar dhe një pushkë sulmi kallashnikov, sulmuesi Kujtim Fejzullai, një shtetas austriak nga periferia e Vjenës, Modling, sulmoi turmat e njerëzve që po shijonin mbrëmjen,një natë para mbylljes për shkak të koronavirusit.

Lexo edhe:

Celibashi apel numëruesve: Mos cenoni votën e kandidatëve, do ndëshkoheni!

Dhunoi vëllanë dhe tentoi t’i digjte makinën, arrestohet 40-vjeçari

Duke reaguar ndaj këtij sulmi, Kancelari austriak Sebastian Kurc i ka bërë thirrje Evropës që të formojë një front të përbashkët ndaj asaj që ai e quan “luftë kundër Islamizmit radikal”. Ai thotë se do ta kërkojë një aleancë të tillë gjatë samitit të liderëve të BE-së brenda këtij muaji.

Duke folur për gazetën gjermane Die Welt, Kurc tha:”Unë pres t’i japim fund tolerancës së gabuar, dhe të gjitha vendet e Evropës të kuptojnë më në fund se sa e rrezikshme është ideologjia e Islamit politik për lirinë tonë dhe mënyrën evropiane të jetesës”.

Thirrja e tij vjen pas dënimit pa kompromis të ekstremistëve nga presidenti francez Emanuel Makron pas sulmeve në Paris dhe Nisë. Pas sulmit mbi bazilikën Notre Dame në Nisë, ku u vranë 3 njerëz nga një emigrant tunizian, Makron u zotua të vazhdojë fushatën kundër ekstremistëve, duke pretenduar se sulmet ishin kryer në shenjë protestë kundër “vlerave që janë tonat, për shijen tonë për lirinë”. “Dhe unë e them edhe njëherë sot me qartësi të madhe:Ne nuk do të dorëzohemi!”- shtoi ai.

Ndërsa është e vërtetë që shumë vende evropiane – përfshirë Francën – kanë hezituar të frenojnë aktivitetet e organizatave të tilla si Hamas dhe Vëllazëria Myslimane në Evropë, ka disa masa që qeveritë mund të ndërmarrin për të parandaluar sulme të mëtejshme.

Për shembull, në Austri, rezultoi që terroristi i Vjenës ishte liruar më herët nga burgu në dhjetor të vitit të kaluar, pasi kishte kryer 2/3 e një dënimi 22-mujor pas përpjekjes për t’iu bashkuar ISIS-it në Siri. Ndërsa provat e hershme të mbledhura nga Ministria e Brendshme sugjerojnë se personi i armatosur veproi i vetëm, ka dyshime se ai mund të ketë qenë në kontakt me ekstremistët në pjesë të tjera të Austrisë dhe Zvicrës fqinje.

Ndonëse Fejzullai ishte në listën e të vëzhguarve nga agjencia austriake e antiterrorizmit, ai u lejua të shkonte në Sllovaki në korrik, ku bleu municione për armën e tij. Pikëpyetjet në lidhje me efektivitetin e forcave të sigurisë, janë ngritur edhe pas sulmit të Nisës, ku tani dihet se i autori i dyshuar kishte mbërritur në Francë me tren nga Italia.

Në Itali ai kishte mbërritur me anije nga Tunizia, pasi ishte shpëtuar në Mesdhe nga një organizatë humanitare. Lehtësia me të cilën ishin në gjendje të vepronin terroristët në Paris dhe Vjenë,ngre në mënyrë të pashmangshme shumë pikëpyetje në lidhje me politikat e kufijve të hapur të Evropës, siç diktohet nga Marrëveshja e Shengenit.

Por nga ana tjetër edhe qëndrimi i pakompromis i disa udhëheqësve evropianë ndaj sulmeve më të fundit terroriste, ngre frikën se ata mund të rrezikojnë të reagojnë mbi nivelin e kërcënimit të paraqitur. Për shembull,partia opozitare e qendrës së djathtë e Demokratëve të Lirë në Gjermani, i ka bërë thirrje kancelares Angela Merkel të “qëndrojë e vendosur” me homologët e saj francezë dhe austriakë.

Gjithsesi, është e rëndësishme që udhëheqësit të mbajnë një sens mase. Shumica dërrmuese e rreth 20 milion myslimanëve që jetojnë sot në BE, janë qytetarë që i binden ligjit. Ata nuk kanë interes të mbështesin agjendën radikale të mbështetur nga grupet militante.

Pra, çdo përpjekje për të goditur ekstremistët, duhet të bëhet në një mënyrë që nuk e tjetërson apo e prish jetën e kësaj shumice. Dhe nëse Evropa kërkon të marrë masa efektive për të frenuar aktivitetet e ekstremistëve, atëherë ajo duhet të fokusohet tek vendet që mbështesin dhe inkurajojnë aktivitetet militante.

Vëllazëria Myslimane, Hamas dhe Hezbollah, do të luftonin për mbijetesë pa mbështetjen që marrin nga Turqia, Katari dhe Irani. Prandaj, Evropa duhet t’ia fillojë duke i kërkuar llogari këtyre vendeve për veprimet e tyre. Për një kohë të gjatë, ajo ka bërë një sy qorr ndaj mbështetjes që këto vende u japin organizatave terroriste, me shpresën se duke ruajtur një farë dialogu, ata do të binden të ndryshojnë rrugë.

Kryesisht për këtë arsye, nuk u publikuan kurrë përfundimet e një raporti të diskutueshëm të porositur nga qeveria britanike mbi aktivitetet e Vëllazërisë Myslimane. Prandaj, nëse Evropa është vërtet serioze në kundërvënien ndaj kërcënimit të radikalëve islamikë, mënyra më e mirë për t’ia filluar do të ishte sfidimi i vendeve që u sigurojnë atyre fondet dhe mbështetjen e nevojshme për të lulëzuar.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Celibashi apel numëruesve: Mos cenoni votën e kandidatëve, do ndëshkoheni!

13:46 : 14/05/2025
AKTUALITET

Dhunoi vëllanë dhe tentoi t’i digjte makinën, arrestohet 40-vjeçari

13:27 : 14/05/2025
NDRYSHE

Sipas një superkompjuteri, kjo është data e saktë kur do të shuhet jeta në Tokë

13:24 : 14/05/2025
AKTUALITET

Shpenzimet e shqiptarëve për arsimin privat arritën 200 milionë euro në një dekadë

13:06 : 14/05/2025
AKTUALITET

Përndiqte një vajzë të mitur dhe i merrte para me anë të kërcënimit, arrestohet 35-vjeçari në Tiranë

13:00 : 14/05/2025
AKTUALITET

Gjykata e Lartë rikthen për rigjykim në Apel sekuestrimin e celularit të Arbër Veliajt

12:48 : 14/05/2025
Para
Tamponi covid per studenti tra i 6 e i 18 anni e personale scolastico sintomatico presso il presidio ospedaliero di Gorgonzola. 23 Ottobre 2020. Ansa/Andrea Canali

Udhëzimi i ri/ Ja kur duhet ta bëni tamponin për të mësuar nëse jeni infektuar apo jo me Covid

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Celibashi apel numëruesve: Mos cenoni votën e kandidatëve, do ndëshkoheni!

13:46 : 14/05/2025

Dhunoi vëllanë dhe tentoi t’i digjte makinën, arrestohet 40-vjeçari

13:27 : 14/05/2025

Sipas një superkompjuteri, kjo është data e saktë kur do të shuhet jeta në Tokë

13:24 : 14/05/2025

Shpenzimet e shqiptarëve për arsimin privat arritën 200 milionë euro në një dekadë

13:06 : 14/05/2025

Përndiqte një vajzë të mitur dhe i merrte para me anë të kërcënimit, arrestohet 35-vjeçari në Tiranë

13:00 : 14/05/2025

Gjykata e Lartë rikthen për rigjykim në Apel sekuestrimin e celularit të Arbër Veliajt

12:48 : 14/05/2025

E rëndë në Fier/ 56-vjeçari i jep fund jetës duke konsumuar fotoksinë

12:41 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com