• Kontakt
Tuesday, May 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SHENDETI

Covid 19/ Ja cilat terapi funksionojnë dhe cilat jo

09:20 : 07/11/2020
në SHENDETI

Aftësia jonë për ta sulmuar infeksionin e Covid-19 me ilaçe, është përmirësuar ndjeshëm krahasuar me fazën e parë të pandemisë.

Ndonëse nuk ka ende asnjë anti-viral specifik kundër SARS-CoV-2, pra as një “kurë të mrekullueshme” të vetme, ka disa qasje terapeutike të dobishme kundër aspekteve të veçanta të sëmundjes, të cilat po e përmirësojnë prognozën e pacientëve të shtruar nëpër spitale.

Kortikosteroidet

Kortikosteroidet, klasa e ilaçeve me veti anti-inflamatore, ku hyn edhe kortizoni, bashkë me heparinën antikoagulante, përbëjnë trajtimin kryesor të sëmundjes së që shkakton koronavirusi i ri. Në qershor, të dhënat e “RECOVERY’ zbuluan se deksametazoni, një kortikosteroid i lirë, i lehtë për t’u administruar, e zvogëlon me një të tretën vdekshmërinë për shkak të Covid tek pacientët me simptoma të rënda. Rezultate të ngjashme, u konfirmuan edhe në shtator nga një tjetër studim i përbashkët ndërkombëtar.

Interferoni Beta

Lexo edhe:

No Content Available

Interferonet, janë një grup proteinash të prodhuara nga qelizat, për ta mbrojtur trupin e njeriut nga “pushtimi” i një virusi. Ne e dimë prej kohësh, se pacientët që nuk prodhojnë sasi të mjaftueshme të një lloji interferoni, beta, janë më të ndjeshëm ndaj dëmtimeve të mushkërive nga infeksionet virale.

Një studim i vogël klinik në Britani, zbuloi se tek pacientët me Covid-19 në spital, që merrnin interferon beta, zvogëlohej me 79 për qind rreziku i zhvillimit të pasojave të rënda inflamatore, krahasuar me ata që kishin marrë një placebo. Gjithashtu, pacientët e trajtuar me interferon beta, kishin 2 herë më shumë gjasa të shëroheshin plotësisht brenda 16 ditëve, krahasuar me grupin placebo.

Remdesivir

Ky ilaç – i vetmi anti-viral që përdoret aktualisht kundër CoViD-19 – është i aftë të parandalojë viruse të ndryshme, përfshirë SARS-CoV-2, nga kopjimi i materialit të tyre gjenetik. Ai është i autorizuar tashmë të përdoret në dhjetëra vende të botës tek pacientë me Covid-19, që kanë nevojë për oksigjen shtesë.

Një studim i kryer në Vuhan të Kinës, nuk gjeti ndonjë përfitim të dukshëm nga përdorimi i këtij ilaçi. Por një studim tjetër i kryer në SHBA, spekuloi se ky ilaç mund të shkurtojë kohën e shërimit të pacientëve të shtruar në spital me Covid, por kjo tendencë nuk ka gjetur konfirmim të rëndësishëm në studimet pasuese.

Antitrupat monoklonale

Antitrupat monoklonale, përfaqësojnë sot shpresën më konkrete të trajtimeve efektive kundër Covid, deri në daljen e vaksinës. Ato janë klone qelizore të prodhuara në laborator nga proteinat e sistemit imunitar të njeriut kur has një patogjen, në këtë rast SARS-CoV-2.

Një lloj antitrupi monoklonal, tocilizumab, është tashmë i autorizuar të përdoret në SHBA për t’i kundërvënë reagimit të tepërt të sistemit imunitar në fazat kritike të sëmundjes së Covid-19. I testuar në grupe të vogla pacientësh, ai ka dhënë rezultate kontradiktore.

Sipas disa studimeve, ai e zvogëlon rrezikun e përdorimit të ventilimit mekanik, dhe ul rrezikun e vdekjes. Por studime të tjera, nuk kanë gjetur përfitime të rëndësishme. Një kombinim i antitrupave monoklonale, REGN-COV2, i prodhuar nga kompania farmaceutike Regeneron, ka treguar rezultate shumë premtuese tek kafshët, dhe është përdorur gjithashtu si pjesë e “terapisë së shokut” për të kuruar Donald Trumpin.

Plazma hiperimune

Përdorimi i plazmës nga pacientët e shëruar nga Covid, u miratua për përdorim urgjent në SHBA në muajin gusht, pavarësisht provave për një efikasitet të dobët të saj. Që atëherë, mjekëve që e përdorin, nuk u kërkohet më të raportojnë të dhëna mbi rezultatin e këtyre trajtimeve, gjë që e ka bërë edhe më të vështirë të kuptohet nëse plazma funksionon apo jo.

Ilaçe të tjera

Midis ilaçeve të testuara nga “RECOVERY” është edhe azitromicina, me veti anti-inflamatore, dhe gjithashtu me një veprim antiviral jo-specifik. Sipas eksperimenteve, ajo nuk ndihmon pacientët tashmë të shtruar në spital me Covid, ndërsa është ende duke u testuar se si ndikon në fazat më të hershme të sëmundjes.

Ndërkohë, tani duket se vërtetuar se hidroksiklorokina antimalarike, e kombinuar me anti-viralët e përdorur kundër HIV, lopinavir /ritonavir, nuk janë të dobishëm kundër Covid-it.

Ndërkaq, është duke u testuar ende një përbërës tjetër aktiv i përdorur kundër malaries, artemisinin, që ushtron një veprim anti-viral dhe përqendrohet tek mushkëritë, dhe për këtë arsye mund të ketë ndikime pozitive. /Bota.al

Etiketa: koronavirusi boldnew shot domain

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Gjithçka në favorin e tij: Biden thellon epërsinë edhe në Nevada

TË GJITHA

Rrezikonin mbytjen, anija shqiptare “Butrinti” u vjen në ndihmë 13 emigrantëve

21:16 : 20/05/2025

BE do të sigurojë 5.5 milionë euro fonde emergjente për Radio Europën e Lirë

21:08 : 20/05/2025

Fshati SOS nuk i jep 18-vjeçares jetime ndihmën financiare: Nuk i do për vete, por për nënën e sëmurë

21:07 : 20/05/2025

DOSJA/ Si u ekzekutua Kristian Marku, dëshmitë e Erald Cenajt dhe pronarëve të makinës së vrasësve

21:02 : 20/05/2025

EMRI/ Arrestimi i 38 personave për komplot në Venezuelë, në pranga edhe një shqiptar

20:59 : 20/05/2025

Zëvendëson Tefik Osmanin, Vllaznia zyrtarizon drejtorin e ri sportiv

20:59 : 20/05/2025

Interi gjen akordin, braziliani do t’i bashkohet për Botërorin e Klubeve

20:46 : 20/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com