Alergjitë ushqimore, të cilat kohët e fundit janë gjithnjë e në rritje, mund të jenë jashtëzakonisht të rrezikshme, madje edhe fatale. Por, pse po bëhen gjithnjë e më të zakonshme dhe çfarë mund të bëjmë për t’i parandaluar ato?
Një alergji ushqimore mund të jetë diçka e tmerrshme. Kur dikush ha edhe një sasi të vogël të një ushqimi prej të cilit është alergjik, një reagim i vogël mund të përfshijë kruajtje, ënjtje dhe dhimbje stomaku. Por një në katër njerëz që ka fatin të ketë alergji ushqimore, qoftë edhe një të lehtë, në një moment do të përjetojë një reagim të rëndë, anafilaksi, një gjendje shoku e përcaktuar si një reagim që përfshin dy nga organet e trupit, karakterizuar nga simptoma si, marrje mendsh dhe të vjella. Pulsi nis të ngadalësohet, presioni i gjakut mund të bjerë dhe rrugët e frymëmarrjes mund të mbyllen. Në një numër shumë të lartë njerëzish në vitet e fundit, kjo gjendje ka qenë fatale. Një numër i lartë njerëzish në të gjithë botën po vuan nga alergjia ushqimore. Një rishikim në shkallë të gjerë i të dhënave të pranimeve në spital zbuloi raste të anafilaksisë në rritje në SHBA, Australi dhe Evropë, midis rajoneve të tjera. Në SHBA vizitat në spital për alergji ushqimore u rritën tri herë më shumë nga viti 1993 në vitin 2006.
Midis 2013-ës dhe 2019-ës, Anglia pati një rritje prej 72% të numrit të pranimeve në spital për fëmijët të cilët paraqiteshin me shenjat e nga anafilaksisë.
Një teori që lidhet me këtë çështje thotë se ne thjesht jemi më të vetëdijshëm për alergjitë ushqimore. Por Kari Nadeau, një specialiste e alergjisë në universitetin “Stanford”, e cila e quan rritjen një “epidemi” në librin e saj të ri “The End of Food Alergy”, thotë se nuk është kështu. “Kjo nuk është vetëm sepse po bëhemi më të mirë në diagnostikim, sepse në të vërtetë nuk jemi,” -thotë ajo. “Ne jemi duke u bërë më të vetëdijshëm për këtë, por kjo nuk po e rrit diagnozën”.
Tri deri në katër herë më shumë njerëz mendojnë se kanë një alergji ushqimore ,duke e bërë të vështirë të besosh të dhënat që raportojnë vetë ata. Pjesa më e madhe e kësaj është për shkak se intoleranca ushqimore dhe alergjia ushqimore mund të ngatërrohen. Ndërkohë, shumë vende nuk kanë të dhëna për prevalencën e alergjive ushqimore. Për më tepër, testi “standard i artë” për një alergji ushqimore, në një mjedis klinik, është shumë i kushtueshëm dhe sjell jo rrallëherë rreziqe.
Sidoqoftë, duke parë të dhëna nga burime të shumta të vlerësuara nga kolegët, Nadeau thotë se shkalla e alergjive ushqimore në të gjithë botën është rritur nga rreth 3% e popullsisë në 1960 në rreth 7% në 2018.
“Fillimisht, dekada më parë grupi i produkteve që shfaqnin alergji ushqimore përfshinte i vetëm ato klasiket, prodhime deti, qumësht dhe arra. Kjo është zgjeruar në mënyrë të shpejtë në një gamë më të gjerë produktesh ushqimore.
Ekspertët janë dakord se alergjitë ushqimore janë në rritje. Por, pse ndodh kjo?
Një shpjegim shkon me emrin “hipoteza e higjienës”, edhe pse vetë frazës tani i jepet një vend i gjerë nga ekspertët e alergjisë. “Hipoteza e higjienës” është një emër i tmerrshëm sepse u jep të gjithëve idenë e gabuar për atë që po ndodh “, -thotë njëri prej ekspertëve ushqimorë. Do të nënkuptojë se sa më të pastër të jemi, aq më shumë ka të ngjarë të prekemi nga alergjitë. Por kjo nuk është mjaft e drejtë.
Një interpretim më modern i hipotezës është se nuk ka të bëjë me atë nëse e mbani shtëpinë tuaj të pastër apo jo, por përkundrazi me atë nëse stomaku juaj po has lloje të ndryshme të mikroorganizmave.
Grahman Rook, një profesor i mikrobiologjisë mjekësore në kolegjin universitar të Londrës, shpiku frazën “miq të vjetër” për të përshkruar teorinë e tij. “Mikrobioma e njerëzve, mikroorganizmat e një habitati të veçantë, po ndryshojnë ngadalë”, -thotë ai. Shtëpitë tona moderne, me drurin dhe gipsin kanë mikrobioma që nuk kanë asnjë lidhje me atë të botës së jashtme në të cilën kemi evoluar ndër vite. Prandaj, ne po takojmë më pak miq, mikrobet e dikurshme që ndihmuan sistemin tonë imunitar t’i përgjigjet substancave të huaja. Kjo mund të jetë edhe arsyeja pse, për shembull, ka prova të mira se sa më shumë antibiotikë t’i jepen fëmijëve, aq më shumë ka të ngjarë që ata të kenë një alergji ushqimore. Antibiotikët vrasin bakteret e shëndetshme që gjallojnë në organizmin tonë.
Një prej produkteve që është marrë në studim nga ekspertët është “kikiriku”.
Mund të duket se konsumimi i e kikirikëve në shtatzëni mund të mbrojë fëmijët edhe më tej. Por sa ndikon mjedisi para lindjes në zhvillimin e alergjisë mbetet e panjohur.
Në vitin 2000, Akademia Amerikane e Pediatrisë paralajmëroi gratë të mos konsumonin kikirikë në shtatzëni. Në vitin 2008, megjithatë, pasi një gamë e gjerë studimesh dështuan për të gjetur një lidhje përfundimtare midis dietës para lindjes dhe alergjive ushqimore, akademia ndryshoi teknikën dhe tha se nuk kishte asnjë provë bindëse që gratë shtatzëna duhet të shmangin ose favorizojnë alergjenët e mundshëm.
Alergjitë ushqimore ndryshojnë sipas mjedisit dhe dëshmohet nga mungesa e alergjive nga kikirikët në vendet ku popullata mezi ha kikirikë. Një studim i “EuroPrevall”, i cili hetoi ndikimet mjedisore, dietike dhe gjenetike në alergjinë ushqimore në të gjithë Evropën, zbuloi se alergjia e kikirikut në Greqi, ku ata hanë shumë pak kikirikë, ishte 0%.
Ndërsa kërkimet për rritjen e alergjive ushqimore vazhdojnë, mbetet vetëm pyetja, si qëndron dikush i sigurt mes një rritje të rasteve me këtë fenomen?
Shmangia e plotë e një ushqimi nuk do të ndihmojë domosdoshmërish, dhe madje mund të dëmtojë. Nëse jeni dikush që vuan tashmë nga një alergji, imunoterapia po jep rezultate jashtëzakonisht premtuese. Për disa njerëz, kjo mund të nënkuptojë ndryshimin midis jetës dhe vdekjes.