Rrjetet sociale janë kthyer në burim të ardhurash për personazhet e famshëm. Për këtë temë u diskutua në rubrikën “Trotuar”, në “E Diell”.
Anaid Kaloti, i cili së fundmi ka nisur të angazhohet shumë me përfitimet e rrjeteve sociale, tha se 30% të 380 mijë ndjekësve në total që ka moderatorja Alesia Bami, janë të dyshimtë. Ai tha se ata janë të rremë dhe ky fenomen i ndodh shumë personazheve.
“Ka mbi 30% që i ka ndjekës të dyshimtë. Në çdo Instagram, ka shumë faqe që e bëjnë falas këtë gjë. Por në çdo “Instagram”, është një nivel që quhen ndjekës të dyshimtë që është goxha i lartë tek Alesia”, tha Anaidi.