Kim Kardashian festoi 40-vjetorin e lindjes pak ditë më parë. Ajo udhëtoi së bashku me familjen dhe miqtë e saj drejt një ishulli privat në Haiti.
Sipas “Page Six”, Kim mori një avion privat “Boeing 777” me 88 vende për të shkuar në ishullin privat me 35 vila.
Personat që e shoqëruan ishin motrat Kourtney Kardashian, Khloé Kardashian dhe Kendall Jenner, vëllai Rob Kardashian dhe nëna Kris Jenner, të cilët u trajtuan me një mori darkash të bollshme, vizita në spa dhe udhëtime në ishull.
Kim nuk u kursye aspak në ditëlindjen e saj të 40-të, pasi shpenzoi plot 1 milion dollarë.