Konkurrenti i “Përputhen”, Berati, pranoi publikisht se kishte ndjenja për Shqipe Hysenajn, e cila u përjashtu nga programi, prandaj vendosi të largohej edhe ai.
Duket se Ana Lleshi ishte vajza më e lumtur për largimin e tij, sepse, sipas saj, Berati është gay dhe nuk është i përshtatshëm për formatin e emisionit, ku vajzat duhet të njihen me djemtë. Madje, Ana tha se ka edhe fakte me video, gjë që nuk u prit mirë nga Berati, i cili i kërkoi të kalonin një natë bashkë, që t’i vërtetonte të kundërtën.
Pjesë nga biseda:
Ana Lleshi: Ti je më shumë se bi zemra ime, këtë ta vërtetoj me shumë gjëra.
Berat Behramaj: Më fto një natë dhe të ta vërtetojë.
Ana Lleshi: Ti je gay. E dinë të gjithë këtë.
Berat Behramaj: Më thirr një natë.
Ana Lleshi: Ti nuk je kategoria që unë ta thirr për një natë. Do të sjell fakte për këtë. Ti e ngrite zërin kur po diskutonim për homofobinë, sepse doje të kamufloje veten.
Berat Behramaj: Nuk është faji im! Thjesht më pëlqen Shqipja.
Ana Lleshi: Unë të sjell fakte dhe ti nuk ke çfarë më vërteton mua.
Berat Behramaj: Edhe unë do të sjell fakte. Se i njoh shumë mirë njerëzit që ke përreth.
Ana Lleshi: Silli. Kam shkuar me ndonjë femër unë?
Berat Behramaj: Unë di më shumë se aq.
Ana Lleshi: Unë nuk jam femër e virgjër, kam pasur marrëdhënie, çfarë do të thotë kjo?