• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Alarmi i Albpetrol: Bankers Petroleum po transferon para jashtë

12:03 : 29/10/2020
në AKTUALITET, EKONOMI
????????????????????????????????????

????????????????????????????????????

Kompania publike Albpetrol, e cila mbikëqyr koncesionet e naftës, ka lëshuar alarmin se Bankers Petroleum po transferon para jashtë Shqipërisë, në një kohë që borxhet e saj brenda vendit janë rritur me shpejtësi. Përmes një shkrese zyrtare, ne dhjetor të vitit të kaluar, Albpetrol i ka kërkuar sqarime të hollësishme Bankers Petroleum mbi këtë çështje duke e pyetur shprehimisht se sa është shuma e parave të transferuara jashtë dhe me çfarë motivacioni janë transferuar ato.

Në përgjigje të kësaj shkrese, Bankers, pranon se ka transferuar para drejt kompanisë mëmë, por pa zbuluar shumën. Sipas Bankers, qëllimi i kësaj transferte ka qenë pagesa e interesave të kredisë apo shpenzime të tjera të kompanisë mëmë. Një burim konfidencial zbuloi për TVT se gjatë periudhës qershor 2018-dhjetor 2019, Bankers Petroleum Albania ka transferuar rreth 60 milionë dollarë drejt kompanisë mëmë Bankers Petroleum LTD. Të njëtat burime thonë se transfertat kanë vazhduar edhe gjatë këtij viti. TVT e pyeti Bankers Petroleum zyrtarisht mbi shumën e saktë të parave që janë transferuar drejt mëmës, por Bankers nuk u përgjigj.

Normalisht lëvizja e kapitalit është e lirë. Kompanitë kanë të drejtën të transferojnë fitimet e tyre lirisht drejt vendeve të origjinës, por pasi kanë shlyer të gjitha borxhet dhe detyrimet në vendin ku ato operojnë. Në të kundërt, ajo që ndodh është nje skeme vjedhje, e cila transferon fitimet jashtë dhe lë borxhet brenda vendit deri në falimentimin potencial të kompanisë.

Ekspertët thonë se një skemë e ngjashmë është përdorur me ARMO-n, ku kompanitë që e kanë shfrytëzuar atë kanë transferuar fitimet duke i lënë ARMO-s mbi 1 miliardë euro borxhe. A është duke bërë edhe Bankers Petroleum të njëjtën gjë? Kësaj pyetjeje duhet t’i përgjigjen institucionet.

Prej dy vitesh Bankers Petroleum Albania nuk i publikon më pasqyrat financiare, edhe pse e ka detyrim ligjor. Kjo ngre të tjera dyshime të forta, pasi bëhet fjalë për një kompani, e cila shfrytëzon pasurinë më të madhe publike në vend. Por sipas korrenspondencës me Albpetrol, Bankers pranon se në fund të prillit të këtij viti vetëm borxhi që ajo ka ndaj nënkontraktorëve ka arritur në 70 milionë dollarë, nga të cilat 40 milionë dollarë janë mirëfilltazi detyrime të prapambetura. Nje pjese e ketij borxhi eshte detyrim i paapaguar ndaj institucioneve publike, vecanerisht Albpetrolit dhe Bashkive te Qarkut te Fierit, pra jane para qe duhet te shkonin ne arken e qytetareve.

Lexo edhe:

Greva e urisë e naftëtarëve të “Bankers” hyn në ditën e 13-të: Drejtësi për punën dhe dinjitetin

“Bankers” dhe shtetit ende indiferent/ Përkeqësohet gjendja shëndetësore e naftëtarëve

Për shkak të rritjes së shpejtë të borxhit, po në prill të këtij viti, nënkontraktorët më të mëdhenj përmes një shkrese zyrtare kanë vënë në dijeni Ministrinë e Energjisë, AKBN dhe Albpetrolin se Bankers ka akumuluar borxhe të mëdha ndaj tyre duke vënë në rrezik ekzistencën e këtyre kompanive.

Veç borxheve ndaj nënkontraktorëve, Bankers Petroleum ka dhe një kredi 110 milionë dollarë të marrë nga një fond kinez investimesh. Kjo kredi duhet të ishte shlyer në dhjetor të vitit të kaluar, por Bankers nuk arriti ta paguajë sipas afateve, çka përbën një tjetër çështje për të cilën Albpetrol ka lëshuar alarmin.

Në këtë situatë, transferimi i parave drejt mëmës, ngre pikëpyetje të mëdha. A mos vallë, e gjitha kjo është një skemë gjigante vjedhjeje, për të transferuar fitimet e naftës shqiptare jashtë dhe për të lënë qindra milionë dollarë borxhe në kurriz të qytetarëve, njësoj si ARMO? Këtë herë institucionet janë të paralajmëruara dhe në rast se një skenar i ngjashëm do të materializohet nuk mund të fshihen më duke e lënë fajin jetim. /TVT/

Etiketa: alarmiAlbpetrolBankers

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Greva e urisë e naftëtarëve të “Bankers” hyn në ditën e 13-të: Drejtësi për punën dhe dinjitetin

11:23 : 27/10/2025
AKTUALITET

“Bankers” dhe shtetit ende indiferent/ Përkeqësohet gjendja shëndetësore e naftëtarëve

13:34 : 26/10/2025
AKTUALITET

Afera “Bankers” në SPAK/ Gazetarja: Të përfshirë një ish ministër i Ramës dhe një deputet socialist

22:03 : 16/10/2025
AKTUALITET

Protesta e naftëtarëve të ‘Bankers’, Baçi: Kërkojnë statusin, ata të Alpetrolit e kanë se janë patronazhistë

11:32 : 16/10/2025
AKTUALITET

Gangrena e ndërmarrjeve publike

21:41 : 15/10/2025
AKTUALITET

Naftëtarët e Bankers futen në grevë urie: Helmohemi nga gazërat që emëton nafta, për paga qesharake

14:45 : 15/10/2025
Para

Dy këngëtaret me origjinë shqiptare në listën e personave më të pasur në Britaninë e Madhe

TË GJITHA

Horoskopi, 30 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 29/10/2025

“Onkologjiku, si kamp përqendrimi”/ Gazetari: Pacientët i marrin kimioterapitë në karrige

22:58 : 29/10/2025

VIDEO/ Berisha: Agron Malaj po ndërton rrugë personale për në banesën e tij me paratë e shqiptarëve

22:56 : 29/10/2025

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

22:52 : 29/10/2025

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

22:45 : 29/10/2025

Banorët mes tymit toksik, landfilli i zjarreve që ndot Vlorën duhet të ishte mbyllur që në vitin 2015

22:40 : 29/10/2025

Dy të arrestuarit për grabitjen e muzeut të Luvrit pranojnë pjesërisht autorësinë

22:20 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com