A dëshironi që fëmija juaj të mësoj gjuhë të tjera dhe të shëtitni jashtë vendit me vajzën apo djalin tuaj që nuk e ka problem të bashkëbisedoj me të huajt!
Besoj se përgjigjia juaj është po, sigurisht që njohja e një gjuhe të huaj është shumë e domosdoshme në një botë që po ndryshon kaq shpejt.
Mirëpo kur është koha e mosha e duhur që ju të filloni t’i inkurajoni fëmijet tuaj që të mësojnë një gjuhë të huaj?
Shumë hulumtimet paraqesin se sa më herët që fillojnë fëmijet të mësojnë një gjuhë të huaj aq më mire. Disa hulumtime paraqesin se mësimi një gjuhe të dytë bëhet më lehtë në moshë më të madhe 6-7 vjeç, mirëpo mësimi i një gjuhe dytësore është më së vështiri në moshën përtej pubertetit.
Le të shikojmë disa teori për moshën më të mirë që një fëmijë të fillojë të mësoj një gjuhë dytësore.
Në moshë më të hershme?
Sipas atyre që mbështesin këtë teori fëmijet prej moshës 0-3 vjeç mbajnë mend më së shumti dhe mësojnë shpejt. Profesorët që e përkrahin këtë teori besojnë se fëmija në këtë moshë, mund ta pervetësojë një gjuhë duke luajtur lojëra, duke shikuar filma për të vegjël, ose duke dëgjuar këng në gjuhë të tjera.
Në këtë moshë fëmijët kanë një aftësi natyrale të të mësuarit, kështu që përvetësimi i një gjuhe dytësore është po aq i lehtë sa pervetësimi i gjuhës së parë.
Studimet e ndryshme në Harvard tregojnë se kreativiteti dhe aftësitë e mendimit kritik përmirësohen dukshëm nëse fëmijet mësojnë një gjuhë dytësore në moshë më të re. Është e zakonshme për fëmijët që janë duke mësuar dy gjuhë në këtë moshë, të përziejnë fjalë nga njëra gjuhë tek tjetra dhe nuk është diçka për tu shqetësuar, pasi ta kalojnë moshë 4 vjeçare fëmijet janë më të vetëdijshëm se cilën gjuhë ta përdorin në situatat e caktuara.
Në adoleshencën e hershme?
Një studim me studentë Britanez që kanë mësuar Frengjishten ka paraqitur se fëmijët që kanë filluar të mësojnë në moshën 11 vjeç e kanë përvetësuar më mirë gjuhën dytësore se sa ata në moshën 8 vjeçare, madje fëmijet që kanë filluar të mësojnë në moshën 11 vjeçare kanë treguar rezultat shumë më të mirë në shqiptim, që përshkruhet gati si gjuhë parësore.Në anën tjetër, fëmijet më të mëdhenjë se 15 vjeç e kanë më problem të përvetsojnë një gjuhë dytësore.
Pas moshës 18 vjeçare?
Pas moshës 18 vjeçare, është më e vështirë të arrijnë nivelin e njejtë të shqiptimit me njerëzit që e kanë atë gjuhë të lindur, mirëpo ekziston mundësia që atë gjuhë ta përvetësojn shpejt.
Konkluzion
Pra shihet qartë se fëmijët në moshë më të hershme kanë aftësi të mrekullueshme në mësimin e gjuhëve të reja, aftësi të cilat prindërit nuk besojnë që fëmija i tyre ti ketë në moshë aq të re!
Nëse fëmijet fillojnë të mësojnë një gjuhë të re në moshë më të hershme e kanë më të lehtë mësimin e shqiptimit të fjalëve të gjuhës sekondare njëlloj sikur asaj parësore, edhe pse në atë moshë fëmija mund të ngatërrojë disa fjalë te gjuhës parësore me gjuhën dytësore kjo nuk është aspak për tu shqetësuar sepse ky është një problem që do ta kenë për vetëm një kohë të shkurtër.
Edhe pse hulumtimet nuk kanë dalur në një teori përfundimtare për moshën e duhur të përvetësimit të një gjuhe, ju mundeni çdoherë të ja jepni mundësinë të vegjëlve tuaj që ta provojnë veten tek ju.