Moderatorja Dojna Mema, e ftuar në emisionin “Why Not”, foli edhe për jetën e saj personale. Qarkulloi shumë nëpër portale lajmi se Dojna është në një lidhje dashurie me këngëtarin, Vlashent Sata.
Këto dyshime kanë filluar që në momentin kur këngëtari publikoi këngën “Copëzat” ku në videoklip është pjesë Dojna. Më pas dyshimet filluan të shtoheshin më tej ku si për koincidencë, moderatorja dhe këngëtari publikonin foto nga i njëjti vend. Dojna tha se këto kanë qenë një rastësi.
“Bëjnë njerëzit foto të njëjta. E njoh shumë mirë Vlashentin, kemi bërë edhe një produksion së bashku. Është një këngë e Vlashentit ku kanë nisur të gjitha aludimet ku unë jam pjesë e videoklipit. Të gjithë thanë që duket sikur është një këngë për ty”, thotë ajo.
Gjithsesi, ajo nuk hodhi poshtë faktin se zemra i rreh fort për një person. Prej dy vjetësh e gjysëm është në një raport dashurie dhe nëse është Vlashenti apo jo nuk e dimë.
“Unë jam në një raport dashurie, një raport i cili ka shumë vite që zgjat nuk është rishtaz. Ka 2 vite e gjysëm që zemra më rreh fort”, shtoi Dojna.