• Kontakt
Saturday, August 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shqipëria mes krimit, korrupsionit dhe zgjedhjeve që po vijnë

23:21 : 25/10/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

“Republika e Shqipërisë, vendi më i varfër në Evropën Juglindore, ka fituar një reputacion famëkeq për shkak të elitës së saj të korruptuar”. Kështu nis një shkrim i gjatë i portalit ForeignPolicyNeës.org që mban firmën e Peter Tase dhe që bën akuza të forta për qeverinë e kryeministrit Rama për të cilën thotë madje se ka shfrytëzuar një rrjet të sofistikuar të plantacioneve të marihuanës dhe menaxhon tregtine rajonale të drogës që po shkakton një numër në rritje atentatesh mes anëtarëve të karteleve të ndryshme të drogës dhe një numër në rritje të viktimave të pafajshme në 7 vitet e fundit.

“Vrasja e Niko Goros dhe atentati i mbetur në tentativë ndaj Andon Dhimës (e dokumentuar nga kamerat e sigurisë), janë një dëshmi e mirëfilltë e situatës aktuale të Shqipërisë, një vend që është shkatërruar nga krimi i organizuar, teksa shumica e fermave të saj në zonat rurale kontrollohen nga baronët e drogës. Tirana gjithashtu po vuan nga një hemorragji e trurit dhe po përballet me një krizë demografike. Brezi i saj më i ri po largohet nga vendi në kërkim të mundësive më të mira në rrugët e Evropës Perëndimore” – thuhet ndër të tjera në shkrim.

Më pas flitet për deklaratat e vazhdueshme të Presidentit Meta për largimin e të rinjve nga vendi ndërsa ambasadorin e BE, Luigi Soreca e quan “të mbrojtur nga George Soros”.

“Presidenti Ilir Meta në mënyrë legjitime ka shprehur një shqetësim të thellë mbi situatën aktuale socio-ekonomike në Shqipëri, por për fat të keq deklaratat e tij janë injoruar haptazi nga Brukseli, duke mos ushtruar presion ndaj Edi Ramës për të luftuar krimin e organizuar, edhe pse klubi i Charles Michel dhe udhëheqja e KE e kanë refuzuar hapjen e negociatave pikërisht për të njëjtat arsye që janë shprehur qartë nga Presidenti i Shqipërisë (gjatë dy viteve të fundit), duke përfshirë këtu: rrënimin e institucioneve demokratike krimin e organizuar që ka depërtuar brenda qeverisë së Ramës dhe stanjacion ekonomik” – thuhet në shkrim ku ngrihen pikëpyetje se përse nuk reagon BE.

“Është shqetësuese teksa vërehet se përfaqësuesit e Bashkimit Evropian janë në dijeni të krizës kushtetuese të Shqipërisë, paaftësisë institucionale, megjithatë ata qëndrojnë të heshtur dhe bashkëpunojnë me taktikat e fshehta të Edi Ramës” – citohet në shkrim.

Lexo edhe:

No Content Available

“Edi Rama ka “uzurpuar çdo institucion të pavarur” dhe e ka kthyer vendin në një “regjim me një parti”, Tirana nuk ka një gjykatë kushtetuese për më shumë se tre vjet, dhe Këshilli Europian mbetet i heshtur dhe ka dështuar në mënyrë dramatike për të rikthyer qeverinë e Ramës në rrugën e duhur. Për më tepër Edi Rama dhe shumica e tij qeverisëse kanë minuar zbatimin e reformës në drejtësi të Shqipërisë, vendi është pa një gjykatë kushtetuese për më shumë se tre vjet dhe lufta e Tiranës kundër korrupsionit është një fiasko totale” – citon shkrimi. Më pas behet një analizë për zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen në 25 prill që sipas autorit të këtij shkrimi do të manipulohen sërish nga Rama.

“Shqipëria do të mbajë zgjedhjet e ardhshme parlamentare në 25 Prill, 2021 dhe Edi Rama pritet t’i manipulojë zgjedhjet për të siguruar mandatin e tij të tretë se bashku me aleatet e tij, në një kohë të përshtatshme kur partnerët e tij Evropianë bashkepunetore ne kete krim, megjithëse te paralajmëruar në mënyrë të përsëritur – kanë prirjen për të mbështetur status-quo-në e Ramës në dëm të standardeve demokratike dhe të autonomisë institucionale të Shqipërisë” – thuhet në shkrim.

“Kryeministri i Shqipërisë është përqendruar vetëm në te ardhmen e tij politike dhe ne sigurimin e pasurise personale. Vendi po kalbet në varfëri dhe krimi i organizuar vepron lirshëm në rrugët e Tiranës. Populli shqiptar është viktimë e rritjes së pabarazisë në të ardhura që po vonon aspiratat e tyre – integrimin e plotë evropian – ëndrrat per zhvillimin dhe po zbeh shpresat e tyre. Zgjedhjet e 25 prillit janë një moment themelor për demokracinë institucionale të vendit dhe institucionet e Bashkimit Evropian kanë disa muaj kohe per te vepruar dhe për të promovuar institucione funksionale qe zbatojne ligji, ose për të vazhduar të ruajnë autokracinë e Ramës” – thuhet në shkrim.

https://foreignpolicynews.org/2020/10/23/albania-europes-marijuana-premiere-ranch-with-a-corrupt-prime-minister/

Etiketa: shqiperia krimi zgjedhje boldnews host domain

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

‘Covid, covid, covid...’/ Trump nuk duron: Pas 4 nëntorit nuk do e dëgjoni më për të

TË GJITHA

Nga Bayern te Al Nassr, Kingsley Coman prezantohet te klubi arab

16:10 : 16/08/2025

DW: Samiti i Alaskës 1:0 për Putinin

16:05 : 16/08/2025
Në foto: Stefano Senigagliesi

Zyrtare/ Laçi emëron trajnerin e ri të skuadrës

15:45 : 16/08/2025

Pazar me tenderat e AKSHI-t? ABS tërheq të gjitha ankesat në KPP dhe i jep 7.7 mln euro Ermal Beqirit

15:44 : 16/08/2025

U afrua me bujë dy muaj më parë, Arsid Kruja njofton largimin nga Vllaznia

15:35 : 16/08/2025

Sher masiv në Laç, një i arrestuar e 4 në kërkim/ Dyshohet për të shtëna me armë zjarri (EMRI)

15:35 : 16/08/2025

Situata e zjarreve në vend: 13 vatra në 24 orët e fundit

15:29 : 16/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com