• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Deti” në Hagë/ Lubonja: Meqë duam të hyjmë në BE, duhet të lëshojmë ca ujëra?

18:35 : 22/10/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Analisti Fatos Lubonja komentoi në rubrikën “Opinion”, në News24, vizitën e ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias, në Tiranë, ku pas takimit me kryeministrin Edi Rama, palët njoftuan se ranë dakord që të dërgonin çështjen e detit në gjykatat ndërkombëtare.

Teksa tha se pala greke është më e fituar nga kjo marrëveshje, analisti Lubonja, referuar edhe shkrimeve në mediet greke, hodhi dyshime të forta që Greqia mund jetë blerë nga qeveria shqiptare për të dhënë “Ok” për integrimin e Shqipërisë në BE.

“Ata duhet ta japin Ok për integrimin, nëse ne e meritojmë. Por, nëse kjo OK blihet me ca kilometra det, atëherë çfarë Evrope qenka kjo”, tha Lubonja mes të tjerash.

Pyetje: Si e komentoni vizitën e ministrit grek në Tiranë?

Lubonja: Nuk e kam të qartë një hartë që të më tregojë se si e kishte dizenjuar ai projekti i 2009-s territorin, detin. Çfarë korrigjoi Edi Rama në bisedimet e tij? Për t’i krahasuar të dyja dhe për të thënë se cili e bëri më mirë. Këto dyja duhen krahasuar. Sot dua të di: ky projekti që ka bërë Rama ose Bushati, ku ka ngecur? Çfarë po kontestohet nga pala greke apo nga pala shqiptare, që ne po shkojmë në gjykatë ndërkombëtare. Këtë nuk e dimë, pra ka mungesë transparence.

Lexo edhe:

Horoskopi, 30 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

“Onkologjiku, si kamp përqendrimi”/ Gazetari: Pacientët i marrin kimioterapitë në karrige

E dyta, takimi me ministrin e Jashtëm grek ishte shumë i qetë, shumë i mirëpritur, sikur të dy palët bien dakord të shkohet në gjyq. Po përderisa ne po shkojmë në gjyq, kemi një pa dakordësi.

Jo se Rama duhet të bënte sherr me atë ministrin, por ishte një veprim politik i Ramës, ku fjala kyçe që e shpjegon këtë takim miqësor ishte fjala “patriotët”. Kjo nënkupton që kjo ka kosto dhe njëkohësisht e shtyn për pas zgjedhjeve. Kjo nënkupton që nga ajo marrëveshje për të shkuar në gjykatë është më fituese pala greke, ajo është më e kënaqur dhe ka arritur ta detyrojë Shqipërinë. Siç thoshte një gazetë greke, kjo ka lidhje me integrimin.

Unë nuk jam kundër asaj që të shkohet në gjykatë, por ama të jemi të qartë për çfarë po shkohet, cilat janë pretendimet e dy palëve. Jo se s’duhen zgjidhur këto probleme, por unë do të isha për një lloj negocimi, që në fund fare të ruhej sa të ishte e mundur deti. Deti duhet t’iu lihet peshqve, jo sondave.

-Doktrina e Ramës kur erdhi në pushtet ishte ‘zero probleme me fqinjët’, cili është bilanci pas 8 vitesh në pushtet…

Lubonja: Probleme serioze me fqinjët nuk ka krijuar Rama, por për fat të keq ka shumë më tepër probleme me shqiptarët, për shkak të zero problemeve me fqinjët. Po të marrim çështjen e Kosovës, Rama ka mbajtur raporte shumë të mira me Vuçiç, por pas këtyre raporteve ne u kërcënuam nga ndryshimi i kufijve të Kosovës. Tani zero probleme me Greqinë është që meqë duam të hyjmë ne në BE, duhet të lëshojmë ca ujëra. E shkuara në gjykatë po bëhet në një mënyrë pa ditur çfarë pretendimesh kemi. Më duket shumë skandaloze kjo, dhe këtu e kam edhe për grekët. Po pse mjafton që të marrin ca ujëra dhe mbyllin sytë për problemet e tjera? Ata duhet ta japin “Ok” për integrimin, nëse ne e meritojmë. Por, nëse kjo “OK” blihet me ca kilometra det, atëherë çfarë Evrope qenka kjo.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, 30 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 29/10/2025
AKTUALITET

“Onkologjiku, si kamp përqendrimi”/ Gazetari: Pacientët i marrin kimioterapitë në karrige

22:58 : 29/10/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Berisha: Agron Malaj po ndërton rrugë personale për në banesën e tij me paratë e shqiptarëve

22:56 : 29/10/2025
AKTUALITET

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

22:52 : 29/10/2025
AKTUALITET

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

22:45 : 29/10/2025
AKTUALITET

Banorët mes tymit toksik, landfilli i zjarreve që ndot Vlorën duhet të ishte mbyllur që në vitin 2015

22:40 : 29/10/2025
Para

Juventus vazhdon me investimet “low cost”, gati goditja e dyfishtë

TË GJITHA

Horoskopi, 30 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 29/10/2025

“Onkologjiku, si kamp përqendrimi”/ Gazetari: Pacientët i marrin kimioterapitë në karrige

22:58 : 29/10/2025

VIDEO/ Berisha: Agron Malaj po ndërton rrugë personale për në banesën e tij me paratë e shqiptarëve

22:56 : 29/10/2025

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

22:52 : 29/10/2025

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

22:45 : 29/10/2025

Banorët mes tymit toksik, landfilli i zjarreve që ndot Vlorën duhet të ishte mbyllur që në vitin 2015

22:40 : 29/10/2025

Dy të arrestuarit për grabitjen e muzeut të Luvrit pranojnë pjesërisht autorësinë

22:20 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com