• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SHOW BIZ

Sëmundjet s’janë justifikim! Personazhet e famshëm që kapërcyen çdo sfidë e pengesë

14:07 : 21/10/2020
në SHOW BIZ

Për njerëzit e njohur të ekranit, duket se gjithçka është e lehtë, por jo gjithmonë është kështu. Në fakt, për disa mund të jetë shumë më e vështirë nga ç’mund të imagjinoni.

Disa nga aktorët apo këngëtarët tuaj të preferuar, janë përballuar me gjendje të caktuara shëndetësore dhe mendore, por gjithsesi ja kanë dalë mbanë, duke qenë të suksesshëm dhe duke provuar se asgjë s’mund ta mposhtë punën e vazhdueshme.

1. Daniel Radcliffe

Radcliffe është ylli i Harry Potter, i cili ka shoqëruar fëmijërinë e shumë prej jush. Në vitin 2008, aktori zbuloi se vuante nga një formë e lehtë e dispraksisë. Ky çrregullim i aftësive motorike ndonjëherë e pengon atë të bëjë aktivitete të thjeshta. Në një ditë të keqe, ai mund të ketë vështirësi për të shkruar apo për të lidhur lidhëset e këpucëve.

Lexo edhe:

Metalet e rënda në lumin Drin, shkaktarë të sëmundjeve kanceroze

Rimbursimi në letër, shpenzime nga xhepi! Realiteti i diabetikëve shqiptarë

“Nuk më ka mbajtur kurrë mbrapa”, shprehet ai. Disa nga njerëzit më të zgjuar që njoh, janë njerëz me aftësi të kufizuara të të mësuarit.”

Image

2. Jim Carrey     

Si fëmijë, Carrey u diagnostikua me ADHD (çrregullim i hiperaktivitetit nga deficiti i vëmendjes). Për shkak të këtij çrregullimi të trurit, ai nuk ishte në gjendje të përqendrohej dhe ishte vazhdimisht aktiv. Carrey ka qenë i hapur në lidhje me gjendjen e tij dhe e ka përdorur shpeshherë famën e tij për ta sjellë vëmendjen tek ky çregullim.

Image

3. Tom Cruise

Tom Cruise u diagnostifikua me disleksi, një çrregullim i të lexuarit, që në moshën 7 vjeçare. Në shkollë, ai mezi lexonte dhe përpiqej të fshihte gjendjen e tij nga miqtë. Marrja e punës së tij të parë të rëndësishme në aktrim, e ndihmoi atë të kuptonte se paaftësia e tij për të lexuar mund ta pengonte, por ai vendosi të punonte shumë, për ta kapërcyer atë.

Image

4. Elton John

Këngëtari dhe kompozitori anglez ka luftuar me epilepsinë për vite me radhë. Kjo është arsyeja pse ai është një mbështetës i zjarrtë i bamirësive që ndihmojnë në mbledhjen e fondeve për njerëzit e prekur nga kjo gjendje.

Ai iu është bashkuar disa herë fushatave apo organizatave të bamirësisë, si për shembull: Epilepsy Action.

Image

5. Justin Timberlake

Këngëtari ka zbuluar se vuan nga çrregullimi obsesiv-kompulsiv (obsessive-compulsive disorder – OCD).

Ky çrregullim ankthi i bën njerëzit të kenë mendime dhe ndjenja të padëshiruara, përsëritëse.

Timberlake ka thënë se gjendja e tij e bën atë të fiksuar pas rreshtimit të objekteve apo pas vendosjes perfekte të ushqimeve në rast.

Image

6. Marlee Matlin

Marlee Matlin është një aktore e shurdhër, që ka ofruar një Academy Award. Ajo ka qenë pjesë e filmave dhe serialeve si: “Seinfeld”, “The Practice” apo “Law & Order”.

Në vitin 2006, ajo luante rolin e një prindi të shurdhër në serialin “Desperate Housewives”.

Matlin është e përfshirë në mënyrë aktive me një numër organizatash bamirësie që mbështesin fëmijët me aftësi të kufizuara.

Image

7. Whoopi Goldberg

Një prej aktoreve më të suksesshme ka përjetuar një “luftë” në shkollë. Ajo nuk e dinte asokohe se kishte disleksi dhe mendonte se ishte më e ngadaltë se të tjerët.

Nëna e saj gjithmonë e mbështeste dhe i thoshte se ajo mund të bëhej çfarëdo që dëshironte, dhe Whoopi përmbushi ëndrrën e saj për t’u bërë një aktore.

Image

8. Michael J. Fox

Ylli i trilogjisë “Back to the Future” u diagnostikua me sëmundjen Parkinson në moshën 29 vjeç. Në vitin 1998, ai foli publikisht për gjendjen e tij për herë të parë.

Ndërsa simptomat e sëmundjes u përkeqësuan, ai u detyrua të tërhiqej nga aktrimit, por Michael themeloi Fondacionin Michael J. Fox për hulumtimin e Parkinsonit, që synon gjetjen e një kure për këtë sëmundje.

Image

9. Lauren Potter

Aktorja amerikae me sindromën Daun është e njohur për rolin e saj si Becky Jackson në serialin “Glee”. Potter bullizohej si fëmijë dhe adoleshente, por teksa rritej ajo u bë pjesë e organizatave që synonin t’i jepnin fund bullizmit.

Në vitin 2011, Presidenti Barack Obama emëroi Potter në Komitetin e Presidentit për Personat Intelektualë me Aftësi të Kufizuara, ku ajo do të këshillonte Shtëpinë e Bardhë për çështje që lidhen me popullatën me aftësi të kufizuara.

Image

10. Christopher Reeve

Jeta e Christopher Reeve ndryshoi në vitin 1995, kur ai ra nga kali dhe dëmtoi palcën e kurrizit. Ky aksident e la atë të paralizuar nga qafa poshtë. Aktori, më së shumti i njohur për rolin e Supermen-it, u bë një frymëzim për përpjekjet e tij për të përmirësuar cilësinë e jetës për njerëzit që jetojnë të paralizuar.

Ai themeloi një organizatë jofitimprurëse për të mbledhur para për kërkime rreth paralizës dhe mbajti një sërë fjalimesh publike rreth detyrës që Hollywood ka për të bërë filma që trajtojnë disa nga çështjet më të rëndësishme të botës.

Image

11. Cherylee Houston

Aktorja britanike e njohur për rolin e saj të Izzy Armstrong në Coronation Street ishte vetëm 23 vjeç kur u diagnostikua me një çrregullim të rrallë të indit lidhës. Që atëherë ajo ka përdorur një karrocë. Gjendja e saj nuk e ka ndaluar atë të ndërtojë një karrierë të suksesshme dhe të drejtojë kompaninë e saj të teatrit.

Image

Burimi: Anabel

Etiketa: personazhe te famshemsemundje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Metalet e rënda në lumin Drin, shkaktarë të sëmundjeve kanceroze

22:21 : 06/06/2025
AKTUALITET

Rimbursimi në letër, shpenzime nga xhepi! Realiteti i diabetikëve shqiptarë

08:22 : 31/05/2025
AKTUALITET

“Dje mu ngjall shpresa”/ Nëna e Artan Lames rrëqeth me fjalët e lamtumirës: Iku i shtrenjti im…

14:31 : 23/05/2025
SHENDETI

Kanë veti antikancerogjene, lakra dhe brokoli zvogëlojnë rrezikun e kësaj sëmundjeje

17:22 : 21/05/2025
AKTUALITET

Mjekët: 5% e fëmijëve të prekur nga astma

08:09 : 07/05/2025
AKTUALITET

AKU pranon skandalin, qumështi me aflatoksinë është konsumuar edhe në Vlorë

11:26 : 26/04/2025
Para

Shpërndante lëndë narkotike në lokal, arrestohet 20-vjeçari

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com