• Kontakt
Saturday, May 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kryemadhi nga Durrësi: Rama një sharlatan që duhet larguar

19:04 : 18/10/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me gratë e LSI në Durrës ku ka biseduar për zgjedhjet e 25 prillit dhe nuk ka kursyer madje as mesazhet kundër Ramës.

Kryemadhi ka theksuar se për Durrësin politika shqiptare në 30 vite nuk ka pasur asnjë plan por vetëm vjedhje e grabitje.

Ajo u ka kërkuar grave që jo vetëm t’i japin votën LSI, por të japin ide dhe vizione për një projekt konkret për Durrësin.

Më tej ajo theksoi se më 25 prill duhet ndryshuar situata teksa ka bërë thirrje që të votohet kundër Ramës, që për Kryemadhin nuk është një kryeministër i Shqipërisë por një sharlatan që duhet larguar një orë e më parë.

”Zgjerimi i strukturave të LSI nuk është një metodë që bëhet para zgjedhjeve, por është e domosdoshme. Lëvizja rinore dhe e grave janë dy shtylla të LSI. Në jetën e çdo qytetarë, gruaja është elementi që jo vetëm krijon vazhdimësinë e familjes, por i del për zot fëmijëve, i edukon, i del për zot bashkëshortit, prindërve.

Lexo edhe:

Protestat/ Kryemadhi: Të thyesh xhamat e kthen Ramën nga kriminel në viktimë

Kryemadhi: Do t’i çjerrim maskën Ramës dhe zuzarëve të tij më 25 prill

Si në familje është gruaja e domosdoshme, ashtu dhe në një parti, gruaja është avangarde. Pjesa më e madhe për të thirrur gratë në parti, shihet rezultati, por unë s’prirem më shumë rezultati, për mua s’ka më shumë rëndësi vota se sa mirqënia në familjen tuaj. Një nga plagët më të mëdhaja tona është largimi i të rinjve dhe të rejave. Isha në Fier, dhe të rinjtë nuk donin të ktheheshin më. Takova gratë naftëtare që kanë prej 36 vitesh që punojnë. Paradoksi më i madh që atyre grave nuk i janë paguar prej 20 muajsh rrogat, kurse nëse s’paguanin për dy ditë ujin dhe dritat, ato u ndërpriteshin.

Nafta çohet jashtë vendit për një çap bukë, kurse shqiptarët i shihni. Por çfarë shohim, politika shqiptare s’ka patur asnjë plan për Durrësin. Grabitja e Durrësit, për të vjedhur, për të lënë jetim qytetin dhe banorët e saj.Durrësi ot është një qytet u uzurpuar. Në administratë vijnë nga qytete të tjera dhe jo nga Durrësi, qytetarët durrsakë janë lënë jashtë. Vjen dhe sheh rrugë të bllokuara, po të futesh në rrugica do shohësh që rrugët janë jo vetëm të pashtruara, por mjafton një shi dhe sheh që fëmijët e klasave të para e kanë të pamundur të shkojnë prej pellgjeve si liqen apo llucë me baltë.

Durrësi është kthyer nga një gungë të rrethuar nga injoranca, nga zaptimi ekonomik, por është dhe e pamundur për zhvillime të reja. Duam t’i japim Durrësit imazh të ri, jo vetëm politik, por dhe një përfshirje me meritokraci që do i sillte shumë vlera Durrësit. Përfshirja juaj mos jetë vetëm politike, por edhe vendimmarrëse. Ajo që kërkojmë prej jush, jo vetëm votë për LSI, por ide dhe vizion për një projekt për Durrësin.

Kur isha fëmije dhe vija te vajza e tezes time, Durrësi ishte pika e parë e kontaktit me btën jashtë, sepse vije këtu dhe shihjë kontaktet me Italinë. Qoftë moda, qoftë ajo çfarë e sillte në Durrës e zhvillohej. Pas tranzicionit Durrësi s’ka prodhuar më art e kulturë. Ky qytet është i ndërtuar mbi monumente kulture, po shkatërrohet jo vetëm nga ana ndërtimore, por edhe ana profesionale dhe sa i përket ndërtimit të elitave.

Një grua sot në politikë e ka obligim për fëmijët e saj dhe për ta ndryshuar realitetin politik. 25 prilli është ditë e domosdoshme jo vetëm për të votuar, por për të biseduar dhe votuar kundër Ramës. Që ka grabitur çdo ditë të jetës së qytetarëve, dhe sektit që ndalon zhvillimin. Ndryshimi është i domosdoshëm. Jo për të sjellë një jetë politike, por për të rimëkëmbur integritetin dhe dinjitetin. Një kryeministër që bën pazar për Shqipërinë, nuk është më i tillë por një sharlatan që duhet larguar një orë e më parë.

Nuk di ndonjë nënë që të bëjë kompromis në kurriz të të ardhmes së fëmijëve të saj. Fëmijët tanë janë shumë më të rëndësishëm se karriera politike e Ramës. Vizioni ynë është për të ardhmen e familjes shqiptare. Një komb nuk ka qëndrueshmëri po s’pati një familje të qëndrueshme. Jemi vend i bekuar nga zoti, jemi vend mesdhetar.”- tha Kryemadhi.

Etiketa: kryemadhi rama boldnews host domain

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Protestat/ Kryemadhi: Të thyesh xhamat e kthen Ramën nga kriminel në viktimë

22:51 : 14/12/2020
AKTUALITET

Kryemadhi: Do t’i çjerrim maskën Ramës dhe zuzarëve të tij më 25 prill

12:21 : 07/11/2020
Para

‘Koronavirusi mashtrim i madh’/ Shokon Alfred Cako: Infermierja në Shqipëri mori urdhër të vriste pacientin

TË GJITHA

U denoncua nga një qytetar se i kërkoi votën në derën e shtëpisë, Policia çon në Prokurori Gjin Gjonin

15:31 : 10/05/2025

E rëndë në qytetin shqiptar/ Vëllai qëllon motrën me armë, e reja përfundon në spital

15:29 : 10/05/2025

Xhelal Mziu: Rilindja në terren me administratën dhe grupet kriminale! Janë dhunaur 2 persona/ VIDEO

15:18 : 10/05/2025
Foto ilustruese

Shembja e masivit të dheut në Gramsh, ndërrojnë jetë dy punëtorët/ EMRAT

15:04 : 10/05/2025

Krimet zgjedhore, shumë denoncime, pak ndëshkime!

14:58 : 10/05/2025

India dhe Pakistani dakordësohen për armëpushim

14:51 : 10/05/2025

11 Maji/ Për herë të parë votojnë edhe gratë e dënuara në burgun e Pojskës

14:35 : 10/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com