• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Infeksionet rriten, Europa vendos kufizime të dhimbshme

23:30 : 16/10/2020
në BOTA

Vendet në të gjithë Europën po vendosin përsëri kufizime të dhimbshme në jetën publike, teksa një rritje e infeksioneve nga koronavirus ka shtuar frikën se pandemia po rikthehet me forcë, duke sjellë një tjetër urgjencë të shëndetit publik, me afrimin e dimrit, shkruan Financial Times.

Në Gjermani, Republikën Çeke dhe Poloni, infeksionet arritën rekorde ditore të enjten ndërsa Franca vendosi kufizimet e mbrëmjes në qytetet e saj më të mëdha dhe londinezët përballen me kufizime të reja në grupimet në ambientet e brendshme.

“Rilindja” e virusit është një pengesë e madhe për një kontinent që kishte arritur të ule infeksionin në nivele të menaxhueshme gjatë verës, pas zbatimit të masave të ashpra bllokuese.

“Pjesë të Europës kanë humbur kontrollin,” tha Jonas Schmidt-Chanasit, një virolog në Institutin Bernhard Nocht në Hamburg. “Autoritetet nuk janë më në gjendje të ndikojnë në përhapjen e virusit.”

Gjermania, e cila deri më tani e ka tejkaluar pandeminë më mirë se fqinjët e saj, njoftoi 7,334 raste të reja të premten – një rekord i ri. “Sfida vendimtare me të cilën përballemi – jo vetëm në Gjermani por në të gjithë Europën – është nëse mund të kufizojmë dinamikën e valës së dytë dhe të arrijmë në një situatë më të qetë “, tha Peter Altmaier, ministër i ekonomisë.

Lexo edhe:

Integrimi, Rama: Ne po ecim më mirë se Europa!

Ballkani dhe rruga afrikane e kontrabandimit të kokainës

Mbretëria e Bashkuar, Franca, Holanda, Spanja, Portugalia dhe Republika Çeke kanë zbatuar kufizime e reja të lidhura me virusin këtë javë.

Sistemet shëndetësore përreth kontinentit po kalojnë në gjendje emergjence, ndërsa pavijonet spitalore fillojnë të mbushen me pacientë me Covid-19. Frika po rritet se spitalet mund të mbingarkohen dhe ekipet gjurmuese do të jenë të detyruara të ndërpresin zinxhirët e transmetimit të virusit.

Kreu i zyrës për Europën i Organizatës Botërore të Shëndetësisë i mirëpriti masat, duke i quajtur ato “absolutisht të nevojshme” për të shpëtuar jetë.

Rastet e viruseve filluan të rriten pasi qeveritë evropiane lehtësuan bllokimet gjatë verës për të nxitur ekonomitë që ishin goditur rëndë nga kufizimet. Por ekspertët e shëndetit publik thonë se evropianët kishin ulur vëmendjen, duke pushuar në grupe, duke injoruar rregullat e distancimit shoqëror dhe duke u mbledhur në grupe për të ngrënë, pirë dhe shoqëruar.

Në javën deri nmë 11 tetor, Europa regjistroi numrin e saj më të lartë javor të infeksioneve Covid-19 që nga fillimi i pandemisë, me pothuajse 700,000 raste të reja, sipas statistikave të OBSH-së.

Qeveritë deri më tani kanë qëndruar larg nga masat drakoniane të tilla si mbyllja e shkollave ose rivendosja e ndërprerjeve në të gjithë vendin, nga frika e shkaktimit të dëmeve të mëtejshme në ekonomitë që ende përpiqen të dalin nga recesioni.

Ata në vend të kësaj kanë urdhëruar kufizimet në orare, mbylljen e lokaleve dhe bareve dhe ndalimin e tubimeve shoqërore. Por mbetet e paqartë nëse masa të tilla të kufizuara do të jenë të mjaftueshme për të rrafshuar kurbën aktuale.

Disa nga masat më drastike u miratuan nga Franca, ku qeveria vendosi përsëri një gjendje të jashtëzakonshme të mërkurën dhe Presidenti Emmanuel Macron njoftoi një shtetrrethim nga ora 21:00 – 6:00 e mëngjesit për Parisin dhe tetë qytete të tjera të mëdha nga e shtuna.

Kjo ishte një përgjigje ndaj një rritjeje të qëndrueshme të numrit të infeksioneve dhe shtrimeve në spital në Francë gjatë javëve të fundit. “Repartet tona të kujdesit intensiv janë nën presion të paqëndrueshëm,” tha z. Macron.

Në Spanjë, ku infeksionet u rritën në mënyrë dramatike në gusht dhe shtator, një numër rajonesh përfshirë Katalonjën kanë vendosur kufizime të reja.

Autoritetet gjermane këtë javë hapën rrugën për masa më të ashpra që do të vendosen për të frenuar virusin. Kjo do të lejojë qeverinë të kërkojë vënien e maskave në publik, të kufizojë numrin e të ftuarve në festa private dhe mbylljen e hershme të restoranteve dhe bareve. /Monitor/

Etiketa: europainfeksionetkarantina

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Integrimi, Rama: Ne po ecim më mirë se Europa!

15:55 : 21/10/2025
AKTUALITET

Ballkani dhe rruga afrikane e kontrabandimit të kokainës

19:07 : 15/10/2025
AKTUALITET

“Bllokimi” i bujqësisë dhe prova e madhe e Shqipërisë për fondet europiane

18:19 : 13/10/2025
BOTA

Netanyahu: Europa është bërë e parëndësishme në skenën botërore

17:57 : 05/10/2025
BOTA

Ursula von der Leyen: Evropa nuk do ta lejojë Rusinë të ‘mbjellë’ përçarje dhe ankth

18:33 : 01/10/2025
BOTA

Shkelja e hapësirës ajrore nga Moska, BE-ja diskuton për ngritjen e një “muri për dronët rusë”

17:41 : 26/09/2025
Para

"Nuk ka hajdut 2m"/ Gallata në rrjet, hapet faqja 2metrahajdut.com

TË GJITHA

Horoskopi, 30 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 29/10/2025

“Onkologjiku, si kamp përqendrimi”/ Gazetari: Pacientët i marrin kimioterapitë në karrige

22:58 : 29/10/2025

VIDEO/ Berisha: Agron Malaj po ndërton rrugë personale për në banesën e tij me paratë e shqiptarëve

22:56 : 29/10/2025

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

22:52 : 29/10/2025

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

22:45 : 29/10/2025

Banorët mes tymit toksik, landfilli i zjarreve që ndot Vlorën duhet të ishte mbyllur që në vitin 2015

22:40 : 29/10/2025

Dy të arrestuarit për grabitjen e muzeut të Luvrit pranojnë pjesërisht autorësinë

22:20 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com