• Kontakt
Monday, October 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kultivimi i duhanit, 80 milionë euro humbje nga informaliteti, skemë e re për kontrollin

08:15 : 14/10/2020
në AKTUALITET, EKONOMI

Një projektligj i ri i propozuar nga Ministria e Bujqësisë synon që të verë në një zinxhir të ri kontrolli kultivuesit dhe grumbulluesit e duhanit për të vjelë më pas detyrimet që duhet të paguhen për këtë prodhim si akcizë.

Në një draft të hedhur për konsultim ministria pranon se rreth 25-30% e konsumit të duhanit është informal dhe nuk paguan taksa.

“Ky duhan informal (duhan i grirë) që nuk paguan taksa i shkakton buxhetit një humbje 20-25 milion Euro. Nëse këtë konsum informal, e konvertojmë në cigare të shitura nga furnizuesit formal, humbjet për buxhetin e shtetit llogariten rreth 80 milion euro në vit”, thuhet në draft.

Po kështu i njëjti dokument synon që të falë formalizimit të nisë edhe mbështetja konkrete për sektorin pasi sipërfaqja e mbjellë me duhan ka pësuar rënie drastike.

“Mungesa e politikave të veçanta dhe mos përfshirja në mbështetjen financiare me skema kombëtare nga viti në vit, është shoqëruar me ulje të ndjeshme të sipërfaqes së mbjellë me duhan” vlerëson ministria.

Lexo edhe:

Shqiptarët të fiksuar pas duhanit, renditen të dytët pas maqedonasve

Studimi: Valët e të nxehtit po na plakin më shpejt se duhani apo alkooli

Skema si do kontrollohet kultivimi

Ngitja e një skeme që funksionon mes kultivuesve dhe grumbulluesve është ajo që synon të bëjë  Ministria e Bujqësisë. Kjo sipas saj pritet të ndikojë edhe tek formalizmi. Ky projekt ligj rregullon krijimin e garancisë bankare në masën 100% të vlerës së duhanit të grumbulluar dhe shlyerjen e detyrimit financiar jo më vonë se 30 ditë nga dita e blerjes së duhanit.

Drafti parashikon se fermeri para se të mbjellë farishtet, duhet të dorëzojë një  kërkesë me shkrim pranë njësisë  përgjegjëse për bujqësinë në rajon (AREB) për të gjitha ngastrat kadastrale të deklaruara për t’i mbjellë me duhan dhe pajisin kultivuesin e duhanit me kartelën personale të konfirmuar për të dhënat faktike.

Fermerët do të operojnë me kuota prodhimi sipas marrëveshjes me grumbulluesit ndërkohë që do të duhet të plotësojnë disa kushte për të lidhur një kontratë me një grumbullues.

Gjithashtu në këtë projektligj janë përcaktuar rregulla të reja për kontrollin e produkteve të duhanit të pranishme në tregun shqiptar, kundra vajtjet administrative dhe sanksionet për këto kundërvajtje si dhe janë bërë përmirësime të rëndësishme për disa tarifa për sanksionet që vendosen nga inspektorati i AKU-së.

Kur një kultivues kultivon duhan pa u pajisur me kartelën e posaçme ai gjobitet me vlerën 100 mijë lekë. Kur bëhet përpunim pa licencë gjoba shkon në 1 milionë lekë. Kur grumbulluesi-përpunuesi lidh kontratë me më shumë se një kultivues i cili ka lidhur kontratë me një grumbullues-përpunues tjetër për të njëjtin lloj dhe sipërfaqe  gjoba është 100 mijë lekë. Shkeljet e përfshira në draft janë të paktën 14 dhe po kaq edhe gjobat./N.M

Etiketa: Duhaniskem

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shqiptarët të fiksuar pas duhanit, renditen të dytët pas maqedonasve

22:46 : 06/09/2025
SHENDETI

Studimi: Valët e të nxehtit po na plakin më shpejt se duhani apo alkooli

18:30 : 25/08/2025
BOTA

Çmimi i duhanit në rritje, BE planifikon taksa të reja drastike për cigaret

10:07 : 12/07/2025
BOTA

Franca ndalon pirjen e duhanit në plazhe, parqe dhe stacione autobusësh

13:03 : 28/06/2025
Lajmet e Dites

Gjoba deri në 135 euro, Franca ndalon pirjen e duhanit në ambiente të hapura

08:54 : 30/05/2025
SHENDETI

Nga mollët te shega, frutat që ju mbrojnë në uljen e rrezikut nga sulmet në zemër

22:09 : 16/05/2025
Para

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal: Ballkani, me shërbime të dobëta shëndetësore, Shqipëria me financimet më të ulëta

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Hënë 27 tetor 2025

22:57 : 26/10/2025

Balona me helium në hapësirën ajrore, Lituania mbyll aeroportin e Vilniusit dhe kufirin me Bjellorusinë

22:46 : 26/10/2025

Uashingtoni dhe Pekini pranë një marrëveshje tregtare

22:34 : 26/10/2025

Realizoi eurogol në Serie A, Medon Berisha: Trajneri më thotë që të marr iniciativë

22:26 : 26/10/2025

Me 100 diamante/ Del në ankand një nga kurorat e Napoleon Bonaparte

22:13 : 26/10/2025

“Rama ka frikë nga Binaj”, deputeti i PD: Sondazhet e nxjerrin Florin fitues

21:57 : 26/10/2025

Kriptot e sekuestruara nga krimi, thesari dixhital që po sfidon drejtësinë shqiptare

21:48 : 26/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com