• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ja pse Edi Rama zgjodhi Evis Kushin si ministre

13:11 : 13/10/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Largimi i Besa Shahinit dhe zëvendësimi i saj me Evis Kushin ishte i vetmi ndryshim në kabinetin qeveritar, pak muaj para zgjedhjeve të 25 prillit, pavarësisht se më parë ishte hedhur idea se në listën e ndryshimeve kishte disa emra.

Por konjukturat, lidhjet, balancat, duket se detyruan Kryeministrin Edi Rama që gjithçka t´a mbyllë me një dorëheqje apo largim të Shahinit, e katapultuar po nga vetë Kreu i Qeverisë në krye të Ministrisë së Arsimit, pas largimit të Lindita Nikollës.

E ndërsa Shahini nuk la gjurmë, madje nuk e bindi Ramën as se mund të bëhej një politikane e së ardhmes, promovimi i rradhës ishte Evis Kushi.

As më shumë dhe as më pak, Kushi, një deputete e qarkut të Elbasanit, nuk shquhet për ndonjë kontribut në radhët e socialistëve. Ajo hyri në politikë e sponsorizuar dhe mbështetur nga Qazim Sejdini, ish-Prefekti dhe ish-kryebashkiaku i Elbasanit, ndërsa në rrjetet mediatike dhe politike është konsideruar si një prej mikeshave të familjes së tij.
Në 2013, Kushi u pranua nga Edi Rama si një kandidate për deputete në qarkun e Elbasanit, ndërsa ishte pedagoge në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”. Shoqëria dhe miqësia me një prej vajzave të ish-Kryebashkiakut Sejdini, apo siç njihet “Lalës”, ishte pasaporta më e mirë që Kushi kishte për t´i hyrë rrugës së politikës.

Lexo edhe:

Pse shishet e vajit të ullirit duhet të jenë me ngjyrë të errët? Zbuloni arsyet

Egli prish miqësinë me Fifin dhe bashkohet me Gjestin? Vajzat “zhdukin” këngën e tyre nga YouTube

Drita jeshile iu çel dhe shumë shpejt ajo mori mbështetjen e Taulant Ballës, ish-ndihmësit të dikurshëm të Fatos Nanos, që pas zhvillimeve në PS, sot është bërë numri 2 në këtë parti. Gjithsesi, Kushi mbeti një politikane me një profil të ulët politik, asnjëherë nuk zgjodhi rrugën e protagonizmit, ishte shumë larg vëmendjes mediatike dhe sulmeve politike, ç´ka duket se i krijoi komoditetin për të qenë pjesë e politikës, por jo në rradhët e para, atje ku pesha është më e rëndë dhe përballjet më të forta.

E nëse do të flitet me gjuhën e Rilindasve, që e shohin Ramën si kapiten, Kushi nuk përfshihej as në ekipin e parë dhe as atë të dytë, ndoshta ishte një rezervë në ekipet zinxhir, që sot trajneri vendosi t´a aktivizojë në skuadrën e parë.

Një zgjedhje e kalkuluar me kujdes, jo për shkak të aftësive apo risive që deputetja e zgjedhur nga Rama si ministre mund të ofrojë.

Thjesht zgjedhja e Ramës mund të shërbejë si një grep për të angazhuar “Lalën” në fushatën e ardhshme elektorale, në qarkun e tretë më të madh të vendit, përsa i takon numrit të mandateve për deputet.

Kushi nuk rivalizon askënd në rradhët e Rilindjes, nuk përbën rrezik as për Taulant Ballën, që nuk është çudi të kthehet në “Kumbarin e ri” të PS në Elbasan.

Dhe në kushte të tilla, Rama zgjodhi pikërisht një emër që u sponsorizua 7 vjet më parë nga Sejdini dhe u mbështet më pas nga Balla për t´a bërë pjesë të kabinetit qeveritar. Mund të zgjidhte një emër tjetër mes shumë atyre që kanë të njëjtin profil me Kushin, larg vëmendjes mediatike dhe sulmeve politike, por kjo mund të mos i shërbente me kalkulimet elektorale. Pra me një emërim, në një qeveri ku ministrat janë thjesht zëdhënësa të Kryeministrit, duket se Rama i ka shtuar përgjegjësitë pikërisht atyre që promovuan dhe mbështetën Kushin. Një skemë e njohur, njëlloj si në Durrës apo Tiranë, që bashkë me Elbasanin dhe Fierin plotësojnë 70 mandate, ose gjysmën e Parlamentit.

Kushi mori detyrën në një kohë kur vendi po përballet me pandeminë e Covid-19 dhe ende sot nuk kemi dëgjuar nga ministrja ndonjë ide, jo strategji, një plan masash, sado të varfër, për të mbrojtur ato mijëra mësues dhe nxënës, që janë të ekspozuar çdo ditë ndaj virusit.

E vetmja pyetje që ministres së re të Arsimit iu drejtua ishte ajo mbi doktoraturën, nëse ishte ose jo plagjaturë.

Dhe ndoshta e kapur e papërgatitur, ose e pamësuar, ajo dha një përgjigje që nuk e mohonte plagjaturën.

“Nuk ka mbetur politikan i nivelit të lartë pa u akuzuar për plagjaturë. Këtë e kemi dëgjuar të gjithë. Akuza ndaj meje, është bërë për një nga artikujt, punime shkencore që më duhet të them se kur e kam dërguar për botim, ka kaluar në të gjitha bordet e revistës dhe është shqyrtuar prej tyre, e më pas është botuar. Kjo është ajo që mund të them për këtë çështje”, tha ministrja Kushi.

Pra Kushi, thjesht largoi përgjegjësinë nga vetja, nuk e mohoi, ndërsa u përpoq të përgjithësonte të gjithë politikën, edhe pse ndaj saj ka një akuzë konkrete nga një studiues, i cili thotë se 70 % e punimit të saj për marrjen e titullit është kopjuar.
Në një vend normal, kaq do të mjaftonte që deputetja të tërhiqej, të mos pranonte funksionin si ministre e Arsimit dhe ndoshta edhe të kërkonte ndjesë, për mënyrën se si mori titullin dhe bëri karrierë akademike.

Lajme të lidhura

SHENDETI

Pse shishet e vajit të ullirit duhet të jenë me ngjyrë të errët? Zbuloni arsyet

20:42 : 08/06/2025
SHOW BIZ

Egli prish miqësinë me Fifin dhe bashkohet me Gjestin? Vajzat “zhdukin” këngën e tyre nga YouTube

20:40 : 08/06/2025
BOTA

Protestë masive në Madrid, opozita kërkon zgjedhje të parakohshme

20:31 : 08/06/2025
BOTA

Fico: Sllovakia do bllokojë çdo përpjekje të BE për të vënë sanksione ndaj Rusisë

20:26 : 08/06/2025
AKTUALITET

51 aksidente çdo ditë, 240 më shumë se një vit më parë! Shtohen incidentet nga monopatinat

20:25 : 08/06/2025
AKTUALITET

Dosja në SPAK/ Si Marin Gjonaj dhe Info Telecom kontrolluan trafikun ndërkombëtar të thirrjeve

20:13 : 08/06/2025
Para

Golg Ag tregon historinë e trishtë: Dy gjyshërit mi vrau serbi, i vunë bombë në xhami. Nëna ime frikësohet nga…

TË GJITHA

Pse shishet e vajit të ullirit duhet të jenë me ngjyrë të errët? Zbuloni arsyet

20:42 : 08/06/2025

Egli prish miqësinë me Fifin dhe bashkohet me Gjestin? Vajzat “zhdukin” këngën e tyre nga YouTube

20:40 : 08/06/2025

Protestë masive në Madrid, opozita kërkon zgjedhje të parakohshme

20:31 : 08/06/2025

Fico: Sllovakia do bllokojë çdo përpjekje të BE për të vënë sanksione ndaj Rusisë

20:26 : 08/06/2025

51 aksidente çdo ditë, 240 më shumë se një vit më parë! Shtohen incidentet nga monopatinat

20:25 : 08/06/2025

Dosja në SPAK/ Si Marin Gjonaj dhe Info Telecom kontrolluan trafikun ndërkombëtar të thirrjeve

20:13 : 08/06/2025

Pagë 45 milionë Euro në sezon, Osimhen vendos për të ardhmen

20:07 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com