A ka mundësi që Covid-19 ta shpëtojë botën nga gripi? Kjo pyetje është ngritur shumë, sidomos kohët e fundit ku disa shtete nuk kanë parë infeksione gripi si vitet e shkuara. Në janar të 2020-ës, në fund të verës, në Australi kishte vetëm 6,962 infeksione gripi.
Në këtë kohë, në gjithë botën Covid-19 njihej vetëm si koronavirusi i ri dhe ishte i kufizuar në Kinë. Zakonisht do të shihnim më shumë rritje infeksionesh me grip, ndërsa dita shkurtohet dhe dimri afrohet. Por ndodhi e papritura. Deri në prill ka pasur vetëm 229 raste gripi, nga 18,705 në të nijetin muaj, por një vit më parë. Covid-19 tashmë kishte pushtuar gjithë botën, duke infektuar në mënyrë kolektive më shumë se një milion njerëz, përfshirë kryeministrin britanik dhe u përhap në çdo kontinent, përveç Antarktidës.
Shumë vende u izoluan, larja e duarve dhe mbajtja e maskave u bënë mëse të zakonshme, megjithëse kjo e fundit praktikohej akoma më gjerësisht në Azi, sesa gjetkë. Deri në gusht, ishte e qartë se sezoni i gripit në Australi kishte qenë më i buti i regjistruar. Në përgjithësi, kishte më pak se një e dhjeta e infeksioneve të raportuara në 2019-ën dhe shumica dërrmuese e tyre ishin para pandemisë.
Si Covid-19 po e ndryshon gripin!
E njëjta gjë ndodhi edhe në vende të tjera. Bashkëkreu i Institutit Kombëtar të Sëmundjeve të Bartshme, të Afrikës së Jugut (NICD) i tha CBS News se vendi i tij nuk kishte sezon gripi këtë vit. Ndërsa në Zelandën e Re, mjekët nuk zbuluan një rast të vetëm gripi, megjithëse vitin e kaluar 57% e tamponëve që bënë dolën pozitivë. Që nga shtatori, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) raportoi se mungesa e rasteve të gripit ishte një fenomen global, me nivele dukshëm më të ulëta se sa pritej, nga Afrika tropikale në Karaibe. Më 7 shtator, gjurmuesi i gripit FluMart regjistroi vetëm 12 raste gripi, nga laboratori në të gjithë planetin.
“Ajo që po shohim në Australi, Zelandën e Re, Amerikën e Jugut, Hong-Kong, janë të vërteta. Janë vërtet sezone të dobëta jo vetëm të gripit, por edhe virusit sincital i frymëmarrjes (RSV.”- thotë Sarah Cobey, një epidemiologe në Universitetin e Çikagos.
Sigurisht, ka shumë arsye pse rastet me grip mund të jenë të ulëta këtë vit. Njerëzit mund të kenë frikë të kërkojnë trajtim mjekësor dhe në disa vende mund të bëjnë më pak teste, pasi vëmendja është diku tjetër. Por shumë ekspertë dyshojnë se prirja është te distancimi fizik dhe përmirësimet e higjienës në prag të pandemisë.
“Ne nuk e kuptojmë me të vërtetë, por kjo mund të ketë të bëjë me mënyrën sesi ne bashkëveprojmë me njëri-tjetrin. Ekziston një mundësi që kjo mund të vazhdojë edhe në të ardhmen.”, thotë Peter Palese, një mikrobiolog dhe ekspert i viruseve RNA në Shkollën e Mjekësisë Icahn në New York.
Si Covid-19 po e ndryshon gripin!
Kjo ngre një sërë pyetjesh. Si po ndikon virusi në këtë mungesë të gripit? A është teorikisht e mundur që gripi të zhduket përgjithmonë? Dhe a është prekur ndonjë virus tjetër?
Njerëzimi nuk ka jetuar gjithmonë me grip. Mendohet se e morëm nga zogjtë e parë të zbutur rreth 10,000 vjet më parë, kur njerëzit filluan të largoheshin nga gjuetia dhe kaluan në bujqësi. Për mijëvjeçarë, ai ishte i kufizuar në Botën e Vjetër, para se të përhapej përfundimisht në Amerikë me kolonizuesit e parë evropianë, të cilët gjithashtu sollën me vete një shumëllojshmëri sëmundjesh, duke përfshirë linë, fruthin, murtajën bubonike, malarien, lebrën, linë e dhenve, shytat, tifoja, kolera, difteria dhe ethet e verdha. Asnjë nga këta patogjenë nuk u eliminua përgjithmonë, deri më 8 maj 1980, kur Asambleja Botërore e Shëndetësisë e shpalli zyrtarisht botën pa li. Sarsi është i vetmi patogjen njerëzor që është shtyrë në zhdukje. Përpjekja e parë u mbështet te vaksinimi dhe e dyta në gjurmimin e kontakteve. Fatkeqësisht, asnjëra nga mënyrat nuk është aktualisht e zbatueshme për gripin. Edhe nëse do të mund ta eliminonim virusin tërësisht nga bota e zhvilluar, duke qenë se na mungon imuniteti afatgjatë, do të duhej vetëm një rast për ta rikthyer atë.
Si Covid-19 po e ndryshon gripin!
“Problemi i madh me gripin është që ai ndryshon.”, -thotë Palese. Virusi është gjithnjë në zhvillim, kështu që sistemet tona imune nuk janë në gjendje ta njohin virusin për shumë kohë pasi kanë pastruar një infeksion dhe siç e dinë të gjithë, kjo do të thotë që ne mund të infektohemi përsëri dhe përsëri. Nga një vlerësim, gripi prek deri në 10% të popullsisë globale çdo vit. Gjë që na sjell te lajmi i keq. Edhe vetë distancimi social nuk mund të çojë në zhdukjen e gripit.
“Ne duhet të mendojmë vërtet për gjithë botën. Edhe nëse Britania e Madhe, SHBA-ja dhe Kina mbajnë maska, kjo nuk do të thotë që edhe pjesa tjetër e botës do të mbajë. Dhe nga sa kemi parë në televizion, jo të gjithë në SHBA mbajnë maskë. ”- thotë më tej Palase. Përkundër numrit të ulët të rasteve të regjistruara këtë vit, eksperti i viruseve shpjegon se do të ketë akoma vende në shoqëri, grupe të vogla ku virusi i gripit do të përhapet normalisht.
“Njerëzit shpërndahen në një mënyrë të tillë që viruset e gripit mund t’i infektojnë kollaj. Virusi thjesht vazhdon të përhapet në popullata të ndryshme pa u zhdukur.”- thotë eksperti.
Si Covid-19 po e ndryshon gripin!
E megjithatë, nuk mund të ndodhë gjithmonë. Për shkak të ritmit me të cilin evoluon gripi, vaksinat aktuale zakonisht i mbrojnë njerëzit vetëm për gjashtë muaj. Për të arritur këto bëma mbresëlënëse të evazionit, virusi mbështetet kryesisht te “domethënie antigjenike”, ku një ndërtim gradual i mutacioneve që prekin kokën e një grimce virale, pjesa që zakonisht njihet nga sistemi imunitar, përfundimisht e ndryshon atë mjaftueshëm sa nuk mund të identifikohet më si kërcënim.
Si Covid-19 po e ndryshon gripin!
Ky ndryshim zakonisht ndodh kur vjen fundi i dimrit, në mënyrë që virusi të shkojë në cepin tjetër të globit, sapo të mbarojë sezoni. Për momentin, vaksinat e reja duhet të zhvillohen çdo vit, që të përputhen me viruset që pritet të qarkullojnë më tej. Përbërja e vaksinës së hemisferës veriore vendoset në shkurt, ndërsa përbërja e vaksinës së hemisferës jugore zgjidhet në shtator. Futni vaksinën universale të gripit, një vaksinë që do t’ju duhet ta bëni vetëm një herë dhe mund t’ju mbrojë nga të gjitha llojet e gripit, vit pas viti. Me një mjet të tillë, do të ishte e mundur të miratohet një program vaksinimi masiv dhe gripi bëhet histori e së shkuarës. Tani për tani, shkencëtarët në të gjithë globin po garojnë për të arritur këtë qëllim dhe pas dekadash hulumtime, ne po i afrohemi qëllimit.