Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani shprehet kundër vendimit të njoftuar këtë të Shtunë nga kryeministri Edi Rama, për mbajtjen e maskave dhe në ambientet e hapura.
Manjani rrëfen problematikën që i shkakton në shëndet mbajtja e maskës.
“Për mua personalisht, si pacient kronik mushkërish, mbajtja e maskës pa ndalim në mjedise të hapura është e barabartë me dënim me vdekje. Kur dal në mjedise të hapura përpiqet ti zgjedh që të siguroj ventilim maksimal mushkërive. Ndaj vendosja e një maske ma komplikon ndjeshëm këtë proçes të domosdoshëm natyral. E ruaj veten sa më ska! Kam vite i mësuar me idenë e ruajtjes së vetes nga ndotja dhe virozat. Është afër mendsh të mendoj që policët apo qeveria e do shëndetin tim më shumë sesa unë vetë. Ndaj nuk kam ndërmend të vdes nga një vendim administrativ i shtetit, që më ndslon të ventiloj mushkëritë e sëmura me ajër të pastër! Maskën e mbaj rregullisht në mjedise të mbyllura dhe në vende ku ka tubime njerëzish, por nëse urdhërohem ta mbaj gjithmonë praktikisht ky urdhër është dënim kundër shëndetit e jetës sime. Nuk jam revolucionar, as bëj thirrje për revolucion. Por maskë në ajër të pastër nuk mund të mbaj! Thjesht e kam të pamundur”, shkruan Manjani në një postim në FB.
“Njëkohësisht, shton, nuk e kuptoj pse duhet të mbajnë maskë ata që e ka ë kaluar virusin?! Ata as japin e as marrin më virus”.
“Ndaj ata që bëjnë rregulla e ata që i zbatojnë duhe të kuptojnë se jo të gjithë njerëzit janë të mundur ti zbatojnë ato. E përsëris: maska për tu mbrojtur në mjedise të mbyllura ose në vende me turma njerëzish po, duhet të jetë me detyrim, por jo gjithandej e jo për të pamundurit”, e mbyll reagimin ish-ministri.