• Kontakt
Sunday, May 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tenderi 160 mijë euro, Blendi Gonxhe rrëzohet dy herë nga Komisioni i Prokurimit Publik

19:10 : 08/10/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga BoldNews.al

Një tender për rikonstruksion zyrash shërbimi në Lushnje me vlerë rreth 160 mijë euro, i marrë në shqyrtim dy herë rresht nga Komisioni i Prokurimit Publik, dëshmon më së paku për mungesë profesionalizmi nga stafi i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR), i drejtuar nga Blendi Gonxhja.

Në Buletinin e datës 5 tetor 2020, më në fund, DPSHTRR ka shpallur rezultatet e procedurës, të nisur që në Shkurt të këtij viti.

Por, para se të arrinte në këtë përfundim, tenderi ka kaluar dy herë në filtrin e Komisionit të Prokurimit Publik, i cili ka konstatuar në çdo rast problematika nga institucioni i Gonxhes.

Lexo edhe:

Skandali/ “Cirk” elektoral me makina, Bashkia e Tiranës financon fushatën e Blendi Gonxhes

Berisha – Gonxhes: Trego fitimet e kompanisë tënde me emrin e djalit

Në këtë “rrëmujë” procedurash, DPSHTRR ka përfshirë, në mënyrë tangenciale, edhe një pretendim të pabazë për “Fake news”, pas një raportimi të mëhershëm të “Boldnews.al” mbi këtë tender, në Gusht 2020.

Gonxhja “rrëzohet” dy herë në KPP

Në Shkurt 2020, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor shpall tenderin për “Rikonstruksionin e zyrave të shërbimit, Lushnje”, me fond limit rreth 16.4 milionë lekë të reja.

Në 21 Prill shpallet rezultati. Drejtoria e Transportit Rrugor njofton se nga 6 pjesëmarrës në tender, 5 kompani ishin skualifikuar, duke mbetur në garë vetëm kompani që kishte dhënë ofertën më të lartë. Rrjedhimisht, ajo kompani u shpall fituese e tenderit.

Njëra prej kompanive, e cila dha një ofertë më të ulët sesa fituesi, u skualifikua, pasi DPSHTRR konstatoi se ajo nuk plotësonte vetëm dy kritere.

Kriteri i parë ishte që kompania kishte prezantuar në dokumenta një autobot nafte, ndërkohë që kërkohej autobot uji.

Kriteri i dytë ishte që, po për të njëjtin autobot, kompania e kishte siguruar nëpërmjet një kontrate qeraje me një shoqëri tjetër, e cila gjithashtu merrte pjesë në të njëjtën procedurë.

Kompania e skualifikuar e ankimoi vendimin pranë institucionit, duke argumentuar se, së pari, autoboti nuk ishte për naftë, por përdorej për ujë, fakt ky i konfirmuar nga vetë dokumentat e autoritetit që po bënte tenderin, DPSHTRR.

Sa për arsyen e dytë, kompania e skualifikuar pretendonte se institucioni i Gonxhes kishte analizuar në mënyrë të pasaktë kuadrin ligjor.

Pas kësaj ankese, DPSHTRR e pranoi “lapsusin” për llojin e autobotit, duke e pranuar se mjeti në dispozicion të kompanisë nuk ishte për naftë. Ndërsa, sa për pretendimin e dytë, DPSHTRR e rrëzoi ankimin.

Kompania e skualifikuar e ankimoi vendimin pranë Komisionit të Prokurimit Publik. Ky i fundit, me vendimin nr. 177/2020, vendosi të pranonte ankesën dhe urdhëroi Drejtorinë e Shërbimit të Transportit Rrugor që ta kualifikonte dhe ta përfshinte në garë.

DPSHTRR u detyrua ligjërisht ta pranonte vendimin dhe hartoi një renditje të re, sipas të cilës në vend të parë dilte kompania që fitoi të drejtën në Komisionin e Prokurimit Publik.

Por, nuk përfundon këtu ece-jakja institucionale.

Kompania, e cila pas renditjes së re, u pozicionua në vendin e dytë, ankimoi vendimin e Blendi Gonxhes, pasi, sipas ankimit, shoqëria e vendosur në krye të listës, nuk plotësonte një seri kriteresh të tjera, të cilat nuk ishin konstatuar nga DPSHTRR.

Komisioni i Prokurimit Publik, pasi shqyrtoi rastin e ri, konstatoi se kompania ankimuese kishte të drejtë dhe se shoqëria që kishte fituar më parë në KPP, duhej skualifikuar sërish.

Në përfundim, rezultati shkoi sërish aty ku ishte në fillim, por pasi u shpenzua kohë për shqyrtimin e dyfishtë në Komisionin e Prokurimit Publik, i cili në dy rastet konstatoi problematikat e Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor.

“Fake” nga “Boldnews”?

“Boldnews.al” ka raportuar edhe më herët për problematikat e këtij tenderi. Në 23 Gusht 2020, redaksia publikoi artikullin me titull “Skandali, Gonxhja “ngatërroi” letrat e veta dhe skualifikoi kompaninë nga tenderi 150 mijë euro”.

Pas këtij shkrimi, ka reaguar Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor në atë që mendohet se është profili i saj zyrtar në rrjetin social “Facebook”, ku pretendohet se “Boldnews.al” ka publikuar një shkrim me 4 “fake news” në brendësi.

Pretendimi 1: DPSHTRR pretendon: FAKE NEWS 1: Procedura me numër reference: REF-50663-02-17-2020, me objekt: “Rikonstruksioni i ambienteve të Zyrës së Shërbimit Lushnje” me fond limit: 16,479,148 (gjashtëmbëdhjetë milion e katërqind e shtatëdhjetë e nëntë mijë njëqind e dydhjetë e tetë) lekë pa TVSH, nuk ka filluar në nëntor 2018, por në datën 1/02/2020!

E vërteta: DPSHTRR duket se nuk e ka kuptuar që citimi “nëntor 2018” i përmendur nga “Boldnews.al”, nuk ka lidhje me datën e tenderit, por me emërimin në detyrë të Blendi Gonxhes. Sa për tenderin, shkrimi është i shoqëruar me dokumentin përkatës, i cili lexohet qartësisht se i përket Shkurtit 2020.

Pretendimi 2: FAKE NEWS 2: Sipas nenit 63, pika 5 e Ligjit të Prokurimit Publik, afati për shqyrtimin e ankesës nuk është 3 por 7 ditë kalendarike!

E vërteta: Po, është e saktë se ligji parashikon afat ligjor 7-ditor për ankimin. Ky fakt nuk përbën “fake”, por lapsus.

Pretendimi 3: FAKE NEWS 3: Procedura u publikua në dt. 18/02/2020 dhe u vlerësua nga KVO në dt. 21/04/2020. Pas ankesës së operatorit ekonomik pjesëmarrës, ankesë e cila u mor parasysh pjesërisht, rezultoi përsëri i skualifikuar jo për arsyen që trumbeton portali, aspak, por për arsye se Autoboti i Ujit me targë AA 120 NA ishte marrë me qira te një kompani nga dy shoqëri njëkohësisht konkuruese në këtë tender!

E vërteta: Raportimi i mëhershëm i “Boldnews.al” e ka theksuar se “gafa” e skualifikimit për shkak të ngatërrimit të botit të naftë me botin e ujit është pranuar nga vetë institucioni, Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor.

Por, ky “pranim gabimi” nuk e mohon faktin konkret dhe zyrtar që DPSHTRR e ka konsideruar bot naftë mjetin që, po vetë, e ka regjistruar si bot uji. Ky fakt është përmendur edhe në vendimin e KPP, nr. 177/2020.

Pretendimi 4: FAKE NEWS 4: Aktualisht kjo procedurë është për shqyrtim nga Komisioni i Prokurimit Publik! DPSHTRR është në pritje të një vendimi përfundimtar nga KPP! Deri në orën e këtij postimi nga ana jonë nuk ka zyrtarisht anullim procedure!

E vërteta: “Boldnews.al” ka raportuar për zhvillimet deri në atë fazë të procedurave, pra deri në Gusht 2020.

Pretendimet e renditura nga DPSHTRR për “fake news”, duket se i humbin kuptimin real kësaj shprehjeje.

 

 

Etiketa: blendi gonxhe

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Skandali/ “Cirk” elektoral me makina, Bashkia e Tiranës financon fushatën e Blendi Gonxhes

11:45 : 05/05/2025
AKTUALITET

Berisha – Gonxhes: Trego fitimet e kompanisë tënde me emrin e djalit

18:25 : 17/02/2025
AKTUALITET

Blendi Gonxhe, si dhelpra që pret t’i bien dashit k*qet në tokë

20:54 : 05/01/2025
AKTUALITET

Zbulohen pasuritë miliona euro të Ballukut, Gonxhes, Manastirliut, Maznikut, Manjës e Ibrahimit

23:05 : 18/12/2024
AKTUALITET

Ndryshime tek drejtuesit politik të PS/ Rama zhvendos Gonxhen nga Dibra në Kombinat

15:40 : 20/11/2024
AKTUALITET

Kush është Ilir Mëngra, trashëgimtari i “korrupsionit me patentë” të Blendi Gonxhes

11:30 : 11/10/2024
Para

Thaçi niset për vizitë në SHBA, për herë të parë pas aktakuzës nga Haga

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Mbërrijnë në Izrael dokumentet e spiunit legjendar Eli Cohen

17:36 : 18/05/2025

VIDEO/ “Zjerm” fitoi dhe zemrat e rivalëve! Këngëtarët e Eurovision kërcejnë gjatë performancës së Shqipërisë

17:23 : 18/05/2025

Dhoma gjumi, 11 tualete dhe 40 TV/ PAMJET e “pallatit mbretëror fluturues” që Katari i dhuroi Trump-it

17:10 : 18/05/2025

Krimi zgjedhor/ SPAK merr telefona në Elbasan, kontrolle në biznese dhe disa banesa

16:57 : 18/05/2025

VIDEO/ Monika Kryemadhi “harron” zgjedhjet, ndan pamjet nga xhirimet e filmit ku merr pjesë si aktore

16:46 : 18/05/2025

Fushata online nuk u përkthye në votë

16:35 : 18/05/2025

Zelensky dhe JD Vance takohen në Vatikan, për herë të parë pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë

16:19 : 18/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com