Ish-konkurrentja bukuroshe e “Big Brother Albania 2”, Mimoza Krasniqi i ka dhënë fund beqarisë së fundmi.

Vajza nga Gjakova rrëmbeu zemrat e publikut mirëpo pas përfundimit të realityshow-t u largua nga ekrani. Ajo preferoi të bënte një jetë private, por s’ka mundur t’i shpëtojë syrit të mediave.
Së fundmi, Mimoza i ka dhënë fund beqarisë ndërsa në rrjete sociale ka ndarë fotot e ëmbla nga dasma. Identiteti i mashkullit që i ka rrëmbyer zemrën nuk është zbuluar ende. Mimoza ka zgjedhur të veshë një fustan të veçantë jo tradicional.
 
  
  
  
 
 
	    	















