• Kontakt
Saturday, September 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Denoncimi/ Drejtorët e shkollave kanë urdhëruar mësuesit të mbledhin ID e prindërve

13:48 : 08/10/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Partia Demokratike publikon fakte të reja të shkeljes së ligjit elektoral nga PS. Ish-deputeti Luçiano Boçi shprehet se drejtorët e shkollave kanë urdhëruar mësuesit të mbledhin të dhënat personale të prindërve.

“Me urdhër të Edi Ramës është angazhuar çdo hallkë shtetërore në një operacion të paligjshëm që angazhon administratën publike në fushatën e pistë të partisë në pushtet.

Nuk është vetëm përpjekja e dështuar me manipulimin e listave përmes zhvendosjes së votuesve në të gjithë Shqipërinë, nuk është vetëm mbledhja e kartave të identitetit me urdhrat e paligjshëm të drejtorëve të spitaleve, siç pamë në Peshkopi.

Në lojë kanë hyrë edhe drejtorët e shkollave, të cilët janë disa militantë që nuk punojnë për të mirë e nxënësve, por i shërbejnë partisë shtet.

Drejtorët e shkollave janë urdhëruar të marrin të dhënat personale nga prindërit e nxënësve. Prindërve u është kërkuar në grupet e whatsapp -it që të dërgojnë foto të kartave të identitetit, me justifikimin e teksteve mësimore. Ky është një keqpërdorim skandaloz që u bëhet shkollave, është një politizim i dëmshëm i qendrave të dijes, të cilat po kthehen në organizata partie”, tha Boçi.

Lexo edhe:

Boçi: Kodi i ri Penal, mjet represiv kundër mendimit të lirë

“Zjarri në landfill, pasojë e keqqeverisjes”/ Boçi: SPAK nuk guxon të hetojë Inceneratorin e Elbasanit

Nga shkolla “Onufri” më Elbasan, ish-deputeti denoncoi se drejtori Ervin Goxhaj, me urdhër politik dhe të paligjshëm u ka kërkuar mësuesve të mbledhin kartat e identitetit të prindërve.

“Ky është një grup online i një klase në këtë shkollë, ku, në vend të ndahet shqetësimi për mësimin e cunguar dhe pa kushte, nxënësve u kërkohen kartat e identitetit të prindërve, sepse Edi Ramës dhe Taulant Ballës nuk i dalin llogaritë.

Komunikimet elektronike që provojnë këtë ne i disponojmë dhe Drejtori i kësaj shkolle do të çohet menjëherë për ndjekje penale. Kjo do të ndodhë me këdo që do të guxojë të vjedhë identitetin e votuesve shqiptarë përmes mekanizmash të fëlliqur dhe presionit ndaj mësuesve.

Nga Elbasani, i kërkoj Ministres së Arsimit të ndërpresë këtë praktikë që, së pari, turpëron atë vetë si pedagoge që ka dhënë mësim në Elbasan.

Të mos u sigurosh nxënësve kushte normale për mësim apo kushtet minimale të sigurisë për shëndetin, por t’u kërkosh më dhunën e pushtetit të dhëna personale për llogari të partisë në pushtet, është kriminale.

Asnjë skemë e tillë, asnjë makinacion nuk e shpëton dot Edi Ramën nga humbja.

Numërimi mbrapsht për të ka filluar”, tha Boçi.

Etiketa: Bocidrejtoret e shkollaveID

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Boçi: Kodi i ri Penal, mjet represiv kundër mendimit të lirë

18:13 : 01/08/2025
AKTUALITET

“Zjarri në landfill, pasojë e keqqeverisjes”/ Boçi: SPAK nuk guxon të hetojë Inceneratorin e Elbasanit

17:25 : 03/07/2025
AKTUALITET

“Edhe në Shkodër kishte banda dhe u blenë vota”/ Boçi: Është zhdukur procesi zgjedhor

21:29 : 19/06/2025
AKTUALITET

Raporti për zgjedhjet, Boçi: PE e shqetësuar! Krimi i organizuar vendos fatet politike

17:10 : 04/06/2025
AKTUALITET

Boçi: Administrata e Bashkisë Shkodër u kërcënua që të marrë pjesë në takimin e Ramës

09:53 : 04/05/2025
AKTUALITET

Protesta/ Ironia e demokratëve: Kryeministri kërkon ta edukojë TikTok-un?

19:38 : 15/03/2025
Para

Policia joshëse që gjatë ditës "luftonte krimin" ndërsa natën pozonte me veshje të pazakonte s*eksuale

TË GJITHA

Horoskopi, e diel, 7 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 06/09/2025

Shqiptarët të fiksuar pas duhanit, renditen të dytët pas maqedonasve

22:46 : 06/09/2025

VIDEO/ Tensione në “Astir”, disa persona përplasen me policinë, ka arrestime

22:35 : 06/09/2025

“Ishin 4 agjentë”/ Mësuesi rrëfen se si u zhvatën banorët e Divjakës nga “firmat piramidale” online

22:23 : 06/09/2025

The Telegraph: Vjosa në rrezik serioz, kompanitë e papërgjegjshme të naftës e ndotin sistematikisht

22:09 : 06/09/2025

Vrasje me armë zjarri në Kosovë, viktima dhe autori ndodheshin brenda një makine (EMRAT)

21:52 : 06/09/2025

Pse super të pasurit po zgjedhin Italinë

21:35 : 06/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com