• Kontakt
Monday, May 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Spiropalizimi i Erion Velisë

23:21 : 07/10/2020
në KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Armand Shkullaku

Nga të gjithë servilët që ka në vathën e tij, pa dyshim që Erion Veliaj i plotëson maksimalisht parametrat, për t’u përzgjedhur nga Edi Rama si “skifteri” i fushatës paraelektorale që sapo ka nisur. Por nuk janë cilësitë e tij të larta të shërbimit, motivi i vetëm që e ka shtyrë Ramën në këtë përzgjedhje.

Në keqpërdorimin që kreu i Rilindjes po i bën këto ditë njërit prej njerëzve kryesorë të organizatës, vërehet qartë një lloj dëshire perverse për ta spiropalizuar plotësisht kryetarin e Bashkisë së Tiranës dhe për ta njehsuar atë me tipologjinë rilindase që eleminon çdo lloj individualiteti. Daljet e fundit në publik të Velisë, janë identike nga forma dhe përmabjtja me të gjitha fjalimet propagandistike të spiropalistëve që përdor Edi Rama, herë kundër opozitës, herë kundër presidentit e herë kundër mediave.

Vendosja në vijë të parë të fushatës e Veliajt mund të ishte një gjë normale për shkak të pozicionit të tij në organizatë, por fjalori që i është caktuar për të ndërtuar diskurin e tij po e kthen në një kapter të rëndomtë të banalitetit rilindas.

Erion Veliaj është munduar vitet e fundit t’u qëndrojë larg përplasjeve të rëndomta dhe me gjuhë urrejtje për kundërshtarët politikë. Propaganda e tij, pavarësisht mbidozave që shkaktonin të përziera në stomak, ka qenë e drejtuar më shumë tek qytetarët e Tiranës se sa tek konflikti politik. Me hipokrizinë e tij karakteristike, Veliaj është munduar të veshë maskën e politikanit që para akzuave zgjedh punën, që në vend të përplasjes preferon bashkëpunimin, që më shumë se për politikën e ditës pëlqen të flasë për projektet e së ardhmes. Ky profil i sajuar dhe mundësitë e shumta që ofron pushteti i numrit një të kryeqytetit, e kishin distancuar Velinë nga sivëllezërit e tjerë të Rilindjes, duke e rritur projektimin e tij si pasardhësi i vetëm i Edi Ramës në krye të organizatës.

Lexo edhe:

No Content Available

Një pjesë e mirë e rivalëve të tij ose u eleminuan, si rasti i Saimir Tahirit, ose u njollosën si ministra të Edi Ramës. Të tjerët që mbetën në garë, konkurronin vetëm në shërbimin sa më orgazmik ndaj liderit të tyre. Perceptimi se Veliaj po vepronte sipas një projekti të qartë politik personal, disa shkrime në mediat e huaja, afërsia e tij me disa diplomatë të rëndësishëm në Tiranë, marrëdhëniet kompromentuese me pjesën dërrmuese të mediave, rrethi i të besuarve të tij që sa vjen dhe shtrihet brenda organizatës, por mbi të gjitha pëlqyeshmëria në sondazhe brenda socialistëve, madje shpesh edhe mbi vetë Edi Ramën, duket se kanë qenë vendimtare që ky i fundit ta zbresë në fushë duke i veshur uniformën e të gjithë spiropalistëve të tjerë.

Në këtë rol të ri, Veliaj futet në garë si një nga konkurrentët për të merituar vëmendjen e liderit dhe jo si favoriti për ta pasuar atë. Edi Rama nuk ka menduar thjesht dhe vetëm një strategji për të ulur nivelin e marrjes me kundërshtarin politik (si dikur veproi me Shalsin kundër Olldashit) por edhe një lloj hakmarrjeje ndaj dikujt që është rritur më shumë seç duhet nën hijen e tij. Duke e vënë në rolin e “skifterit” të fushatës, i bindur se Veliaj ka më shumë trajtat e pilivesës, Rama po e banalizon në ekstrem profilin e kryetarit të bashkisë. Ai po e kthen atë nga një kopje aspirante të tij, në një kopje ambicioze të Elisës.

Në fakt ky do duhej të ishte edhe pozicioni i përshtatshëm i një tipi si Erion Veliaj, i cili përrallën e individit të vetëbërë, nisi ta besonte edhe vetë. Rama thjesht e ka kthjelluar dhe i ka caktuar rangun ku duhet të militojë. Dhe këtu duhet të japë prova për një vend nderi sepse gara mes spiropalistëve, që dinë se ku duhet t’ia bëjnë shërbimin shefit, është e fortë. Nga kryebashkiak në kryespiropalist, kjo është sfida që Rama i ka caktuar Erionit dhe ky, si një njeri i papërtuar që është, i ka hyrë tashmë punës. /Lapsi.al

Etiketa: spiropalizmi veliaj boldnews host domain

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Revista prestigjioze mjekësore bën thirrje që udhëheqja amerikane të votohet për dështimin e Covid-19

TË GJITHA

Gjirokastër/ Kanosi për shkak të detyrës një gazetar, procedohet 26-vjeçari

11:43 : 12/05/2025

Mediat gjermane: Rama, një autoritar! Shteti ligjor dhe demokracia, suksese vetëm në letër

11:29 : 12/05/2025

Minoriteti grek nuk ndikon tek opozita, PS fiton bindshëm dhe Himarën

11:17 : 12/05/2025

Vendimi/ Pas 40 vitesh konflikt me Turqinë, grupi militant kurd shpërbëhet dhe çarmatoset

11:12 : 12/05/2025

Kukës/ Nën hetim i riu që fotografoi votën, në kërkim 18-vjeçari që tentoi të hynte natën në QV

11:00 : 12/05/2025

“Pfizergate”/ Mesazhet sekrete me drejtorin e Pfizer, Von der Leyen përballet me gjykatën e BE

10:59 : 12/05/2025

Përfundon procesi i numërimit në Tepelenë, fiton PS

10:45 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com