• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Sot, mbyllet gjyqi për vrasjet e “Agimit të Artë” në Greqi

07:50 : 07/10/2020
në BOTA

Këtë të mërkurë përfundon gjyqi për vrasjen e muzikantit antifashist hip-hop Pavlos Fyssas. Pyetja është nëse do të dënohet një autor i vetëm, apo udhëheqja e partisë neo-naziste “Agimi i Artë”.

Pesë vjet e gjysmë e ka pritur Magda Fyssa këtë ditë. Gati 2000 ditë në dëshpërim të thellë, në zemërim shpesh të heshtur dhe shumë më rrallë të shprehur me forcë, gjithmonë plot shpresë se drejtësia do të fitojë dhe gjithë frikë se vrasësit e djalit të saj, muzikantit hip-hop dhe aktivistit antifashist Pavlos Fyssas, mund të liroheshin në fund. Së bashku me Magda Fyssa kësaj i druheshin edhe qytetarët prodemokratikë të Greqisë.

Këtë 7 tetor 2020 do të shpallet përfundimisht vendimi në procesin kundër “Agimit të Artë”, partisë neonaziste që përbënte grupin e tretë për nga madhësia në parlamentin grek, derisa i humbi të gjitha mandatet në zgjedhjet e 2019.

68 anëtarët e partisë të akuzuar, mes tyre “udhëheqësi” i partisë Nikos Michaloliakos, duhet të përgjigjen për katër pikat e akuzës: vrasja e 34-vjeçarit Pavlos Fyssas më 18 shtator 2013, tentativa për vrasjen e sindikalistëve komunistë dhe kryetarit të sindikatave Sotiris Poulikogiannis në të njëjtin muaj, përpjekja për vrasjen e peshkatarit egjiptian, Abouzid Embarak në banesën e tij në qershor 2012 dhe së fundi – si akuzë kryesore – formimi dhe funksionimi i një organizate kriminale. Shumë në Greqi e quajnë këtë gjyq “Procesi ynë i Nurembergut”. Në mediat sociale dhe si parullë të spërkatur në muret e ndërtesave prej ditësh të sheh syri fjalët: “Nuk janë të pafajshëm. Nazistët në burg”.

Pavlos Fyssas griechischer Sänger Archiv 2011 (picture alliance/AP Photo)PAvlos Fyssas në vitin 2011

Muri i demokracisë

Lexo edhe:

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

Të shtunën e kaluar gazeta “Efimerida ton Syntakton” (Gazeta e Redaktorëve) u botua me një sensacion në faqen e parë. Me titullin “Muri i Demokracisë” ajo publikoi artikullin e përbashkët të kryeministrit aktual të vendit anëtar të BE, Kyriakos Mitsotakis nga partia konservatore Nea Dimokratia (ND), paraardhësit të tij Alexis Tsipras nga e majta Syriza, dhe Antonis Samaras, gjithashtu nga ND, por edhe më konservator se Mitsotakis. Bashkëautorë janë kryetarët e partive të tjera demokratike në Greqi. Teksti drejtohet kundër Agimit të Artë, trupave sulmuese të tijj dhe ideologjisë së tyre naziste. Që politikanët kryesorë të djathtë dhe të majtë të bashkohen, është një gjë shumë e rrallë në Greqinë e polarizuar thellë politikisht. Me sa duket, demokratët kanë frikë se “udhëheqësi” i Agimit të Artë, kokat e tjera të organizatës neonaziste dhe anëtarët e partisë të djathtë ekstremiste mund të liroheshin në fund.

Proces sipas ligjit penal

Në fund të vitit 2019 prokurorja e Athinës në propozimin e saj për vendimin gjyqësor kishte thënë se nuk ka prova të mjaftueshme për krijimin dhe funksionimiin e një organizate kriminale. Kjo do të thoshte, që vetëm neofashisti, që vrau Fyssas me tre goditje me thikë natën e 17-18 shtatorit 2013, do të përfundonte në burg. Si autori i vetëm i krimit.

Nderi i humbur i policisë greke

Pavlos Fyssas Blumen vor der Kneipe 19.09.2013 (Angelos Tzortzinis/AFP/Getty Images)Lule para lokalit, 19 shtator 2013

Besimi i njerëzve në Greqi te gjykatat e këtij vendi të BE nuk është i pakufi. Edhe më pak qytetarët i besojnë policisë, e cila lejoi grupet sulmese të Agimit të Artë të bënin ç’të donin, derisa u vra Pavlos Fyssas. I paharruar mbetet fakti, që forcat e sigurisë nuk ndërhynë, kur “pesëdhjetë vetë me shkopinj goditës shkuan në drejtim të lokalit Coralli” (sipas radios së policisë).

Atje Georgios Roupakias, anëtar i organit drejtues pesëanëtarësh të Agimit të Artë në qytetin Nikaia, goditi tri herë me thikë, ndërsa neonazistët e tjerë e mbanin viktimën në tokë. Policia arriti në vendin e ngjarjes shumë vonë dhe arrestoi Roupakias, vetëm sepse Fyssas, që po vdiste, mundi të identifikonte vrasësin e tij. Të tjerët u lejuan nga policët të largoheshin nga vendi i krimit. Domethënëse është ajo që Roupakias i tha policisë, kur u arrestua: “Unë jam një prej jush. Unë jam nga Agimi i Artë”.

Një krim i tepërt

Me sa duket, duhej të vdiste Fyssas, një shtetas grek, para se autoritetet të merrnin masa kundër sulmuesve të Agimit të Artë. Për sa kohë që neonazistët terrorizonin migrantët, policia nuk ndërhyri. Madje edhe mediat tregonin simpati për sulmuesit ekstremistë të djathtë. Krerët e Agimit të Artë ftoheshin në televizion, sikur organizata e tyre të ishte një parti krejtësisht normale.

Griechenland Prozess Goldenene Morgenröte (Yorgos Karahalis/AP Photo/picture-alliance)Protestuesit mblidhen të mërkurën para gjykatës

Ndërkohë Agimi i Artë është politikisht i parëndësishëm – edhe për shkak të procesit gjyqësor. Ai nuk është më i përfaqësuar në parlament dhe rrjedhimisht nuk merr më asnjë fond shtetëror. Banditët më të famshëm i kanë kthyer shpinën “udhëheqësit” Michaloliakos dhe kanë themeluar organizatat e tyre. Shumica e analistëve politikë në Greqi nuk mendojnë që ekstremistët e djathtë do të forcohen përsëri – por pozicionet e tyre janë ende të prezente.

Pozicionet e nazistëve mbeten

Militantët neonazistë morën pjesë në demonstrata kundër “Marrëveshjes së Prespës” me Maqedoninë e Veriut në vitin 2018, së bashku me të djathtën qytetare. Në shumë vende të Greqisë ekstremistët e djathtë vazhdojnë të koordinojnë veprimet kundër refugjatëve dhe migrantëve, si dhe demonstratat anti korona. Dhe përsëri policia kryesisht vetëm shikon. Megjithatë në parlament nuk ka ende një parti të re, që mund të trashëgojë Agimin e Artë. Dhe nëse neonazistët dënohen me të vërtetë këtë të mërkurë, do të duhet një kohë e gjatë, derisa të forcohet një organizatë e re e djathtë ekstreme. Magda Fyssa mund të marrë frymë e lehtësuar.

/DW/

Lajme të lidhura

SPORT

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025
SPORT

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025
SPORT

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025
SPORT

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025
AKTUALITET

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025
Para

Lapsus apo.../ Rritja e pagave me 56 %? Rama përfshin edhe periudhën e qeverisjes Berisha

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com