• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kushti i KE për Kushtetuesen/ Çfarë ndodh dhe kush përfiton nëse nuk plotësohet numri magjik 3

13:58 : 06/10/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
Komisioni Europian

Komisioni Europian

Nga BoldNews.al

Komisioni Europian kërkon nga Shqipëria që të ri-ngrejë Gjykatën Kushtetuese brenda muajit Dhjetor të këtij viti, para se të caktojë një datë për nisjen e bisedimeve për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Kushti i vendosur në Progres-Raportin, i cili publikohet këtë të martë në Bruksel, duket se është i pamundur të plotësohet brenda këtij limiti kohor.

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka aktualisht në detyrë 4 nga 9 anëtarë. Ndërkohë, drejtuesja e institucionit, Vitore Tusha, është me mandat të përfunduar.

Pamundësia për plotësimin e kushtit të vendosur nga Komisioni Europian vjen më së pari nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, i cili, siç pranon edhe vetë, është vonuar në verifikimin e kandidatëve për në Gjykatën Kushtetuese.

Lexo edhe:

Horoskopi, 17 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

Kryetarja në detyrë e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Vitore Tusha, në një deklaratë publikuar këtë të Martë, renditi një seri arsyesh teknike për vonesat në shqyrtimin e kandidaturave për një post vakant në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas saj, vonesat kanë ardhur për shkak të procedurave të ndërlikuara verifikuese, bllokimit për shkak të Covid-19, mungesës së stafit mbështetës, e të tjerë.

Kjo deklaratë shoqëronte njoftimin zyrtar mbi procesin e verifikimit të kandidaturave për një post vakant në Gjykatën Kushtetuese, të shpallur nga Presidenti i Republikës.

KED njoftoi se ka eleminuar 7 nga 10 kandidatët. Nga 3 aplikantët e tjerë, njëri prej tyre është lejuar më herët për të vijuar garën. Ndërsa dy aplikantë të tjerë pritet të njihen të Premten me vendimin.

Kushtetuta parashikon se anëtari i Gjykatës Kushtetuese zgjidhet një ndër emrat e një liste 3-emërore që Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i përcjell për miratim organit të emërtesës, që në rastin konkret është Presidenti.

Në rast se dy kandidatët e mbetur në garë kualifikohen, situata është shumë e thjeshtë-KED vendos pikët për secilin prej tyre dhe listën ia dërgon Presidentit, i cili duhet të emërojë njërin prej emrave.

Por, situata ndërlikohet shumë nëse njëri ose të dy kandidatët e mbetur në garë nuk kualifikohen. Në rast të një skenari të tillë, ngrihen disa pikëpyetje thelbësore;

– A do të mundet Presidenti të emërojë anëtarin e ri të Kushtetutes nga një listë me potencialisht 1 ose 2 emra?

– Kush përfiton nga kjo situatë dhe a ekziston ndonjë “plan” për dështimin e kthimit në funksionalitet të Gjykatës Kushtetuese?

Në këtë pikë, diskutimi ngrihet në nivelin kushtetues, por edhe politik institucional, aq më tepër që fati i hapjes së bisedimeve të Shqipërisë me Bashkimin Europian për çeljen e negociatave, varët, kryesisht, nga rikthimi në funksionalitet të plotë të Gjykatës Kushtetuese.

Diskutimi kushtetues

Neni 125 i Kushtetutës, me ndryshimet e paketës së Reformës në Drejtësi, parashikon se “Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë. Tre anëtarë emërohen nga Presidenti i Republikës, tre anëtarë zgjidhen nga Kuvendi dhe tre anëtarë zgjidhen nga Gjykata e Lartë. Anëtarët përzgjidhen ndërmjet kandidatëve të renditur në tri vendet e para të listës nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi”.

Pra, Kushtetuta parashikon që lista emërore duhet të jetë me 3 anëtarë. Përsa kohë nuk ka një parashikim kushtetues ose ligjor se çfarë ndodh nëse janë më pak se 3 emra, logjikisht ai konsiderohet si “numër magjik”, poshtë të cilit nuk mund të vijohet procedura.

Diskutimi i “numrave të salduar” në Kushtetutë ka qenë të paktën dy herë objekt shqyrtimi, megjithëse tangjent, edhe nga Komisioni i Venecias.

Në një Opinion të Marsit 2016, pak muaj para miratimit të Reformës në Drejtësi, ekspertët e Venecias i tërhoqën vëmendjen ligjvënësve shqiptarë se numri i lartë i institucioneve të reja dhe kandidaturave të kërkuara mund të krijonte probleme, për shkak të numrit jo të lartë të juristëve të kualifikuar në një vend me diku më shumë se 2 milionë banorë.

Komisioni i Venecias e preku çështjen e “numrit 3” edhe në Qershor 2020, ku u ftua të jepte një Opinion pas përplasjes institucionale mes Presidentit të Republikës dhe Parlamentit, lidhur me emërimin e disa prej anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese në nëntor 2019.

Në këtë Opinon të fundit, Venecia, megjithëse e quajti të diskutueshëm nga ana kushtetuese vendimin e Presidentit për emërimin e një gjyqtari, gjithësesi pranoi se emri i dekretuar prej kreut të Shtetit i dha mundësi Parlamentit që të kishte në dispozicion një listë 3-emërore, nga e cila mund të zgjidhte 1, duke respektuar formulën e radhës së emërimit, të ndarë mes institucioneve.

Nga ana tjetër, Komisioni i Venecias, në Opinionin e qershorit 2020, u sugjeroi autoriteteve shqiptare për të realizuar disa amendime ligjore, për të thjeshtuar mënyrën e përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Derisa të arrihet në këto ndryshime, situata do të trajtohet me parashikimet aktuale, ku thelbi i problemit është potencialisht prezent-çfarë ndodh nëse KED i përcjell Presidentit një listë me më pak se 3 emra.

Diskutimi politik dhe integrues

Në rast se KED i përcjellë Presidentit më pak se 3 emra, në formën e “listës ligjore” apo edhe të një “informacioni mbi procedurën”, kreu i Shtetit mund të vendoset para dilemës.

Ai ka dy mundësi; ose të rishpall thirrjen për aplikime të reja, me qëllim sigurimin e të paktën një kandidature të tretë, siç parashikohet në Kushtetutë, ose të vijojë me emërimin e një prej kandidatëve të kualifikuar, duke respektuar në këtë mënyrë “kushtin” e partnerëve ndërkombëtarë për vendosjen në funksion të Gjykatës Kushtetuese.

Komisioni Europian, në progres-raportin e publikuar këtë të Martë, u ka bërë thirrje autoriteteve shqiptare që të ri-ngrijnë Gjykatën Kushtetuese brenda Dhjetorit të këtij viti.

Përballë këtij kushti, aq më tepër me limit kohor, dilema e Presidenti nuk është aspak e lehtë. Nëse Presidenti Ilir Meta do të emërojë anëtarin e Gjykatës Kushtetuese në mungesë të tre kandidatëve, ai mund të “akuzohet” publikisht dhe politikisht se shkel përcaktimin kushtetues.

Në rast se Meta nuk do të emërojë gjyqtarin Kushtetues të radhës, ai mund të “akuzohet” njëlloj publikisht dhe politikisht si përgjegjës për bllokimin e hapjes së negociatave dhe rrugëtimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Maxhoranca socialiste e Edi Ramës nuk i ka kursyer asnjëherë këto “akuza” ndaj presidentit Meta, megjithëse, nga kolapsi me Gjykatën Kushtetuese është pikërisht qeveria një prej “përfitueseve” më të mëdha.

Gjithësesi, zgjidhja e dilemës, në rast se Presidenti vendoset para një situate të tillë, është e tij dhe opinioni publik e partnerët ndërkombëtarë do të mësojnë qëndrimin e kreut të Shtetit vetëm pasi ai të deklarojë vendimmarrjen e tij.

Kush po e dështon, kush përfiton?

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë është jo-funksionale që prej fillimit të vitit 2018. Opinioni publik vendas dhe ndërkombëtar ka nxitur autoritetet shqiptare që të marrin masat për ri-ngritjen sa më shpejt të saj.

Por, prej të paktën 3 vitesh, procesi është përfshirë në “nyje proceduriale”, nga të cilat aktualisht janë në detyrë vetëm 4 anëtarë, një prej të cilave, kryetarja në detyrë Vitore Tusha, është me mandat të përfunduar.

Tusha, e cila është njëkohësisht edhe drejtuese në detyrë e Këshillit të Emërimit në Drejtësi (KED), ka publikuar këtë të Martë një “notë sqaruese”, ku prezanton argumentat se përse është vonuar procesi i përzgjedhjes së kandidatëve të rinj për në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas Tushës, vonesat kanë ardhur për një seri arsyesh, përfshirë procedurat e shumta të verifikimit të kandidatëve, bllokimin e punës për shkak të Covid-19, numrin e ulët të stafit mbështetës, vonesat në pajisjen e anëtarëve me çertifikatë sigurie, etj.

Arsyet e prezantuara nga Tusha janë kryesisht të karakterit teknik, por për shumë aktorë dhe faktorë, vonesa në plotësimin e vakancave të Kushtetueses është thellësisht një “plan” politik.

Për të kuptuar nëse vonesa në plotësimin e Gjykatës Kushtetuese është pjesë e “skenari politik”, është e rëndësishme për të kuptuar se kush përfiton nga kjo situatë.

E para duket se është Vitore Tusha. Sa më shpejt plotësohen vakancat, aq më shumë i shkurtohet asaj qëndrimi në detyrë.

Por, natyrisht, vonesat në ri-ngritjen e Kushtetueses nuk janë dhe as nuk mund të jenë çështje të emrit të një personi apo karrierës së tij.

Përfituesi më i madh nga mungesa e Gjykatës Kushtetuese është kryeministri Edi Rama dhe maxhoranca e tij qeverisëse.

Me ri-ngritjen e saj, Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë çështje të dorës së parë, përfshirë legjitimitetin e votimeve lokale të vitit 2019, një seri aktesh normative të Qeverisë lidhur me pandeminë dhe koncensione, e shumë çështje që vënë në pikëpyetje mënyrën e funksionimit të qeverisë “Rama”.

Vonesat e krijuara nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, përtej argumentave teknikë, duket se po i shkojnë në favor kryeministrit Edi Rama, i cili po e shfrytëzon pushtetin e madh politik, në mënyrë të pakontrolluar.

Lajme të lidhura

SHOW BIZ

Horoskopi, 17 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:55 : 16/05/2025
SHOW BIZ

Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

22:52 : 16/05/2025
BOTA

Alarm në Çikago! 11 të burgosur arratisen nga burgu, policia: Janë të armatosur dhe të rrezikshëm

22:51 : 16/05/2025
SPORT

Gattuso drejt lamtumirës me Hajdukun: Ndeshja ndaj Rijekës mund të jetë e fundit

22:45 : 16/05/2025
RAJONI

MPJ Gjermane për DW: Procesi i Berlinit dhe mbështetja për anëtarësimin në BE mbeten prioritete të qarta.

22:40 : 16/05/2025
SHOW BIZ

Largimi i papritur nga Ferma VIP, Lim Hoti zbulon prapaskenat: A ishte Alba arsyeja

22:32 : 16/05/2025
Para

Merkato e transferimeve përfundoi, ja lojtarët e njohur që mbetën pa ekip

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Horoskopi, 17 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:55 : 16/05/2025

Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

22:52 : 16/05/2025

Alarm në Çikago! 11 të burgosur arratisen nga burgu, policia: Janë të armatosur dhe të rrezikshëm

22:51 : 16/05/2025

Gattuso drejt lamtumirës me Hajdukun: Ndeshja ndaj Rijekës mund të jetë e fundit

22:45 : 16/05/2025

MPJ Gjermane për DW: Procesi i Berlinit dhe mbështetja për anëtarësimin në BE mbeten prioritete të qarta.

22:40 : 16/05/2025

Largimi i papritur nga Ferma VIP, Lim Hoti zbulon prapaskenat: A ishte Alba arsyeja

22:32 : 16/05/2025

100 ditët e para të Trump ishin një dështim ekonomik

22:30 : 16/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com