• Kontakt
Tuesday, June 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Apeli Administrativ rrëzon padinë e gjyqtarëve/ Dollani dhe Lara nuk u përzgjodhën nga KLGJ për ngritje në detyrë

09:01 : 05/10/2020
në AKTUALITET, VETTING

Saida Dollani dhe Dhimitër Lara, dy gjyqtarët e Apelit të Posaçëm, nuk kanë mundur të fitojnë të drejtën për t’u bërë pjesë e Gjykatës së Lartë në sektorin administrativ dhe atij civil.

Dy gjyqtarëve të Posaçëm, më herët KLGJ, kishte vendosur për t’i mos përfshirë në ngritjen në detyrë në Gjykatën e Lartë, lidhur me vendet e shpallura vakante në sektorin e së drejtës civile, administrative dhe penale.

Pas këtij vendimi të dhënë nga KLGJ, Dollani, që aktualisht është gjyqtare pranë Apelit të Posaçëm dhe Lara gjithashtu në të njëjtin pozicion, bënë padi në Gjykatën Administrative ndaj Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Pas shqyrtimit të çështjeve, Apeli Administrativ ka vendosur rrëzimin e padive të bëra nga dy gjyqtarët. Objekti i padisë ishte: “Shfuqizimi i vendimit 268, datë 07.08.2020 të Këshillit të Lartë Gjyqësor, që ka vendosur mospërfshirjen e z.Dhimitër Lara në listën e kandidatëve për ngritjen në detyrë në Gjykatën e Lartë, për dy pozicione të lira në fushën e së drejtës administrative, për një pozicion të lirë në fushën e së drejtës civile dhe për katër pozicione të lira në fushën e së drejtës penale”. Ndërsa në vendimin e Apelit Administrativ thuhet:

“Rrëzimin e padisë. Kundër këtij vendimi lejohet rekurs në Kolegjin Administrativ të Gjykatës së Lartë brenda 30 ditëve. Vendimi u shpall më datë 30/09/ 2020”. Ndërkohë, theksojmë që dy paditë e bëra nga Dhimitër Lara dhe Saida Dollani, kishin penguar punën e KLGJ për të vijuar me plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën e Lartë. Dollani dhe Lara janë skualifikuar nga gara për të qenë gjyqtar administrativ dhe civil.

Lexo edhe:

Kryetarja e Apelit të GJKKO: Bandat e armatosura evoluuan drejt krimit të organizuar

Burri i gjyqtares Saida Dollani u rrah brutalisht, Shullazi e organizoi nga burgu

MIJËRA DOSJE NË PRITJE TË SHQYRTIMIT

Mbi 35 mijë rekurse janë në pritje për t’u shqyrtuar nga Gjykata e Lartë. Por mbartja e një numri kaq të madh çështjesh ka ardhur si pasojë e një rritjeje graduale, për shkak se në 10 vitet e fundit Gjykata e Lartë nuk ka arritur të trajtojë dhe të zgjidhë gjatë secilit vit kalendarik çështjet që paraqiteshin.

Procesi i vetingut e rëndoi edhe më tej situatën me çështjet e mbartura nga viti në vit. Por, pavarësisht nga bllokimi i plotë i punës, gati 3500 çështje gjyqësore janë përgatitur dhe bërë gati për shqyrtim. Pak muaj më parë, Gjykata e Lartë deklaroi se Këshilli i Përgjithshëm i Gjyqtarëve vendosi që të nisë menjëherë shqyrtimin e rekurseve të çështjeve të themelit dhe çështjeve të tjera që duhet të shqyrtohen në mënyrë të shpejtë. Pas fillimit të ushtrimit të detyrës së gjyqtarëve të rinj, Sokol Sadushaj, Ervin Pupe dhe Ilir Panda, është bërë i mundur funksionimi i pjesshëm i Gjykatës së Lartë, e bllokuar prej më shumë se një viti për shkak të shkarkimeve masive nga vetingu.

“Përballë numrit të jashtëzakonshëm dhe kohës së gjatë të çështjeve në pritje për t’u shqyrtuar dhe në respektim edhe të kritereve ligjore për gjykimin e tyre, Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve vlerësoi se do të vijohet menjëherë me shqyrtimin e rekurseve të çështjeve të themelit, nisur nga kriteri i kohës së paraqitjes së tyre për shqyrtim në Gjykatën e Lartë, krahas çështjeve të tjera që për nga natyra e tyre dhe sipas ligjit duhet të shqyrtohen në mënyrë të shpejtë, sikurse janë mosmarrëveshjet për juridiksionin, kompetencën, kërkesat për pezullimin e ekzekutimit të vendimeve”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Lartë. /Panorama/

Etiketa: administrativDollanilara

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kryetarja e Apelit të GJKKO: Bandat e armatosura evoluuan drejt krimit të organizuar

22:13 : 26/03/2025
AKTUALITET

Burri i gjyqtares Saida Dollani u rrah brutalisht, Shullazi e organizoi nga burgu

20:00 : 18/05/2024
AKTUALITET

Përplasja e KLGJ me Saida Dollanin, ngrin plotësimin e Gjykatës së Lartë 

12:40 : 25/11/2020
AKTUALITET

“Një gjyqtar i Gjykatës së Posaçme kërkoi mbrojtje pas kërcënimeve”/ Dollani: Nuk iu dha

21:06 : 11/05/2020
KRYESORE

Ishte arrestuar për vjedhje dyqani, Administrativja jep vendimin për ish-deputetin e LSI

10:47 : 12/02/2019
Para

Borxhi publik/ Meta: Asnjë zyrtar të mos firmosë kuturu, sepse do mbajë përgjegjësi individuale

TË GJITHA

Horoskopi, e martë, 3 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:07 : 02/06/2025

Zbardhet mesazhi i Berishës për kandidatët: Partia do mbështesë çdo kërkesë që paraqisni në KQZ

22:54 : 02/06/2025

Superfrutat e freskëta të Qershorit, cilat janë dhe si t’i zgjidhni

22:53 : 02/06/2025

“Rusët janë budallenj”/ Zelensky hedh poshtë propozimin e Moskës për një armëpushim 2-3-ditor

22:46 : 02/06/2025

Armando Broja “tremb” me dëmtim muskulor, sulmuesi detyrohet të bëjë rezonancë

22:43 : 02/06/2025

Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë duhet të përfundojë

22:40 : 02/06/2025

Trafik armësh Kosovë-Shqipëri/ Karamuço flet për “Thesarin”: Depërton jelekun antiplumb

22:32 : 02/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com