• Kontakt
Monday, November 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ekskluzive/ Drejtuesi i SPAK: Disa amendime ligjore për krimet zgjedhore shkelin Kushtetutën

15:29 : 02/10/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga BoldNews.al

Drejtuesi i, SPAK, Arben Kraja, e konsideron shkelje kushtetuese dhe ligjore një ndryshim ligjor që po diskutohet së fundmi në Parlament, lidhur me mbajtjen e përgjegjësisë nga titullarët e Prokurorive, në rast se prokurorët nuk ndjekin si duhet krimet zgjedhore.

Sipas informacioneve konfidenciale, të siguruara nga “Boldnews.al”, Kraja i ka dërguar këtë fundjavë një shkresë Komisionit Parlamentar të Ligjeve, në të cilën jep komentet e tij mbi disa ndryshime ligjore për krimet zgjedhore, përfshirë edhe amendimin e ligjit “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”.

Sipas ndryshimit ligjor në diskutim, është propozuar që vlerësimi profesional i drejtuesit të Prokurorisë, përfshirë edhe atij të SPAK, do të bëhet, ndër të tjera, edhe për dosjet hetimore të veprave penale në fushën e zgjedhjeve, të ndjekura nga prokurorët në varësi të tij.

Pikërisht, ky parashikim ligjor, sipas drejtuesit të SPAK, vjen në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin.

Lexo edhe:

Zgjedhjet e pjesshme lokale/ Përfundon procesi i numërimit, rezultatet në të pesta bashkitë

Përfundon numërimi në Berat, fiton kandidati socialist Ervin Ceca

Sipas Krajës, kjo bie ndesh me dispozitat ligjore, të cilat parashikojnë pavarësinë e prokurorëve në vendimmarrjet e tyre për të zgjidhur çështjet penale që kanë në ndjekje, por edhe pamundësinë ligjore të drejtuesit të Prokurorisë për të ndërhyrë me mjete ligjore në çështje konkrete.

Kraja, në shkresën drejtuar Komisionit të Ligjeve, u rikujton ligjvënësve Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, e cila, në nenin 148/2 të saj parashikon se “Prokuroria është organ i pavarur…, si edhe respekton pavarësinë e brendshme të prokurorëve për hetimin dhe ndjekjen penale”.

Në vlerësimin e shefit të SPAK-ut, “përfshirja në projekt-ligjin e propozur si kriter vlerësues për punën e drejtuesit të Prokurorisë (në rastin konkret, të procedimeve penale që prekin zgjedhjet e lira), të cilat normalisht janë në hetim nga prokurorë të ndryshëm të prokurorive, është një formulim në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin bazë të funksionimit të Prokurorisë”.

Gjithashtu, ai vijon se propozimi vjen në kundërshtim edhe “me parimin themelor, mbi të cilën është ndërtuar sistemi i prokurorisë (pavarësinë e prokurorëve në vendimmarrje në hetim dhe gjykim)”.

Ndërkohë, në të njëjtën shkresë, drejtuesi i SPAK vlerëson pozitivisht disa ndryshime ligjore në Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale, të cilat forcojnë mekanizmat për hetimin e rasteve të krimeve zgjedhore.

Komisioni Parlamentar i Ligjeve është duke shqyrtuar një sërë ndërhyrjesh legjislative në disa ligje, në kuadër të Reformës Zgjedhore.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zgjedhjet e pjesshme lokale/ Përfundon procesi i numërimit, rezultatet në të pesta bashkitë

08:01 : 10/11/2025
AKTUALITET

Përfundon numërimi në Berat, fiton kandidati socialist Ervin Ceca

07:54 : 10/11/2025
HOROSKOPI

Horokopi për ditën e hënë, 10 nëntor 2025

23:00 : 09/11/2025
AKTUALITET

Numërohet 1 nga 57 kuti në Cërrik, rezultati paraprak

22:50 : 09/11/2025
RAJONI

Përfundon balotazhi i zgjedhjeve në Kosovë, cila parti do të udhëheqë në cilën komunë (Harta)

22:38 : 09/11/2025
AKTUALITET

Hapen kutitë edhe në Bashkinë e Matit

22:26 : 09/11/2025
Para

Bilanci i 24 orëve të fundit, ja sa qytetarë u shëruan

TË GJITHA

Zgjedhjet e pjesshme lokale/ Përfundon procesi i numërimit, rezultatet në të pesta bashkitë

08:01 : 10/11/2025

Përfundon numërimi në Berat, fiton kandidati socialist Ervin Ceca

07:54 : 10/11/2025

Horokopi për ditën e hënë, 10 nëntor 2025

23:00 : 09/11/2025

Numërohet 1 nga 57 kuti në Cërrik, rezultati paraprak

22:50 : 09/11/2025

Përfundon balotazhi i zgjedhjeve në Kosovë, cila parti do të udhëheqë në cilën komunë (Harta)

22:38 : 09/11/2025

Hapen kutitë edhe në Bashkinë e Matit

22:26 : 09/11/2025

Përfundon numërimi i kutisë së parë në Vlorë, rezultati paraprak

22:23 : 09/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com