• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gjyqtarja Blerona Hasa përmbysi ‘barrën e provës’ në KPK/ Zbardhet vendimi

18:39 : 01/10/2020
në AKTUALITET, VETTING

Sipas vendimit të arsyetuar të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, gjyqtarja e Apelit Administrativ, Blerona Hasa e bindi Komisionin në lidhje me pasurinë dhe rrëzoi një raport negativ të DSIK-së për figurën, duke arritur nivel të besueshëm në të tre kriteret.

Gjyqtarja e Apelit Administrativ, Blerona Hasa u konfirmua në detyrë më 27 korrik 2020, pasi arriti të përmbyste dyshimet e ngritura nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Trupa gjyqësore e kryesuar nga Olsi Komici, me relatore Brunilda Bekteshi dhe anëtare Xhensila Pine rrëzoi gjithashtu si të pambështetur në prova një raport të DSIK, ndërsa shpalli moskompetencën për shqyrtimin e një vendimi –i cili ndodhej në pritje të gjykimit në Gjykatën e Lartë.

Blerona Hasa ka përfunduar studimet e Magjistraturës në vitin 2011 dhe është emëruar fillimisht si gjyqtare në Gjykatën e Korçës. Në vitin 2011, ajo është transferuar në Gjykatën e Tiranës, ndërsa në vitin 2013 është dekretuar si gjyqtare në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë.

Sipas vendimit të arsyetuar të Komisionit, gjyqtares Blerona Hasa i kaloi barra e provës për të dëshmuar kohën kur ishte kryer një investim, destinacioni i dy kredive për bërjen e banueshme të një shtëpie si dhe për ato që u konsideruan “mospërputhje të deklarimeve vjetore për këtë banesë me ato veting”.

Lexo edhe:

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, shkrumbohet nga flakët një automjet – VIDEO

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?

Sipas vendimit, Hasa solli një sërë dokumentesh për të vërtetuar barrën e provës sa i përket dyshimeve mbi pasurinë, duke arritur të provonte të kundërtën e dyshimeve të ngritura nga KPK.

Gjyqtarja paraqiti në KPK projektin e banesës së ndërtuar fillimisht nga vjehrri, një sërë dokumentesh të pushtetit lokal, përfshi vërtetime të kolaudimit, që dëshmonin kohën se kur ishte bërë ndërhyrja në shtëpi dhe numrin specifik të kateve.

Hasa këmbënguli që kreditë e marra në 2007 ishin përdorur për apartamentin dhe solli si provë ndër të tjera, një padi të bashkëshortit për njohje të pronësisë, në të cilën theksohej se i shoqi dhe Hasa kishin investuar në katet e mbetur pa përfunduar të ndërtesës në vitin 2007, kontratat me ujësjellësin dhe ato me OSHEE për energjinë elektrike dhe dokumente të tjera të ngjashme.

Pas dokumenteve dhe shpjegimeve të Hasës, KPK ndryshoi qëndrim mbi këtë pasuri, duke i cilësuar të dhënat e saj të sakta dhe arsyetuar se pretendimet e gjyqtares u provuan.

“Trupi gjykues vlerëson se shpjegimet e subjektit të rivlerësimit janë bindëse dhe nga analiza e dokumentacionit të administruar, konkludon se provohet vërtetësia dhe mjaftueshmëria për sa i takon deklarimeve të subjektit për këtë pasuri,” thuhet në vendim.

Raporti i DSIK

Nga vendimi i zbardhur rezulton se një raport i parë i DSIK-së e kishte cilësuar gjyqtaren Blerona Hasa të përshtatshme, por në një raport të dytë, qëndrimi kishte ndryshuar, bazuar në një kallëzim në prokurori në lidhje me një vendim gjyqësor të një trupe të Gjykatës së Apelit Administrativ, në të cilin Hasa ishte anëtare.

Komisioni vë në dukje se pasi kishte marr raportin që e cilësonte gjyqtaren “të papërshtatshme”, kishte kryer hetime të pavarura. Nga verifikimet rezultoi se për denoncimin në prokurori ishte vendosur mosfillimi i hetimeve me arsyetimin se “nuk ka vepër penale dhe fakti nuk ekziston”.

Objekt i denoncimit ishte një vendim i Gjykatës Administrative të Apelit, përmes së cilit konsiderohej i pavlefshëm një vendim i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve ndaj një kompanie për detyrime tatimore në vlerën e 7 miliardë lekëve.

Gjyqtarja Hasa pretendoi para KPK-së se vendimi nuk fshinte detyrimet tatimore të paditësit, pasi ato nuk i ishin nënshtruar gjykimit. Ajo shpjegoi se vendimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve kishte qenë absolutisht i pavlefshëm, pasi delegimi i vendimmarrjes nga drejtori te zëvendësi i tij nuk ishte publikuar siç kërkohej në ligj, në Fletoren Zyrtare. Ajo shpjegoi gjithashtu se çështja ndodhej në Gjykatë të Lartë, ndërsa vuri në dukje se DPT i kishte dhënë kompanisë në fjalë mbi 1 miliard lekë në rimbursime TVSH-je.

Në vendimin e tij, Komisioni arsyeton se nuk mund të shqyrtonte më tej këtë vendimmarrje, pasi ndaj saj ishte bërë rekurs dhe pritej të shqyrtohej në Gjykatën e Lartë.

“Të gjitha pretendimet e palës rekursuese aktualisht janë objekt gjykimi në Gjykatën e Lartë. Në këto kushte, çmohet se Komisioni nuk ka kompetencë të vlerësoje më tej këtë çështje”, thuhet në vendim.

Po ashtu, KPK rrëzoi edhe pretendimet e DSIK-së për papërshtatshmërinë e gjyqtares Blerona Hasa.

“Komisioni, në analizën ligjore dhe rrethanat faktike, çmon se dyshimet e ngritura për veprime korruptive kundrejt subjektit nuk janë të mbështetura në prova dhe për rrjedhojë, nuk gjen vend zbatimi i dispozitave ligjore për masë penalizuese,” thuhet në vendim. KPK shprehet në vendim se shpjegimet e Hasës ishin bindëse.

Në vendim vihet në dukje se pavarësisht prapësimeve, gjyqtarja Hasa nuk mundi të përmbyste barrën e provës për një bilanc negativ prej rreth 550 mijë lekësh, të ndarë në katër vite. Shumat minus sipas KPK shkonin nga 49 mijë lekë deri në 212 mijë lekë në vit.

Hasa në shpjegime ka pretenduar ndër të tjera që dietat e bashkëshortit duhej të zbriteshin në shpenzimet e jetesës, ndërsa ka provuar se të ardhurat e të atit dhe vjerrit ishin të ligjshme, duke i ulur ndjeshëm bilancet negative, që gjithësesi mbetën në shumën 550 mijë lekë.

KPK arsyeton se bilancet negative ishin proporcionalisht të parëndësishme dhe nuk e penalizonin gjyqtaren. “Nuk janë të mjaftueshme për aplikimin e ndonjë mase disiplinore”, thuhet në vendim.

Disa denoncime, kryesisht për zvarritje të çështjeve në gjykatë, u gjetën nga KPK të pabazuara. Komisioni arsyetoi në disa raste se çështjet zgjidheshin në një gjykatë më të lartë dhe në raste të tjera, se denoncimet që përmendnin Hasën, nuk ishin për çështje të gjykuara prej saj. Në fund, KPK arsyetoi se gjyqtarja kishte arritur nivel të besueshëm në të tre kriteret. /BIRN/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, shkrumbohet nga flakët një automjet – VIDEO

10:11 : 08/06/2025
BOTA

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?

10:06 : 08/06/2025
SPORT

Portugali-Spanjë/ Luhet sot finalja e Ligës së Kombeve, Ronaldo kundër Yamal

10:04 : 08/06/2025
BOTA

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë

09:59 : 08/06/2025
SPORT

Ish-kapiteni i Shqipërisë i zhgënjyer: Ndeshje të tilla luhen për t’i fituar me çdo kusht!

09:42 : 08/06/2025
BOTA

Tragjedi në Romë, gjenden në park trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje

09:41 : 08/06/2025
Para

Përballet me Vetting, si ka ndryshuar pasuria e gjyqtarit Neritan Cena/ Banesa në Gjermani e Tiranë

TË GJITHA

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, shkrumbohet nga flakët një automjet – VIDEO

10:11 : 08/06/2025

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?

10:06 : 08/06/2025

Portugali-Spanjë/ Luhet sot finalja e Ligës së Kombeve, Ronaldo kundër Yamal

10:04 : 08/06/2025

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë

09:59 : 08/06/2025

Ish-kapiteni i Shqipërisë i zhgënjyer: Ndeshje të tilla luhen për t’i fituar me çdo kusht!

09:42 : 08/06/2025

Tragjedi në Romë, gjenden në park trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje

09:41 : 08/06/2025

Konflikti me armë në Tiranë, ja kush janë i plagosuri dhe autori – EMRAT

09:38 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com