• Kontakt
Sunday, September 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Telefonatat shqetësuese/ AKEP shpjegon si do të funksionojë regjistri “mos më telefono”

23:16 : 30/09/2020
në AKTUALITET, Teknologji

Telefonatat e marketimit të produkteve apo të shitjes së tyre, që në disa raste kthehen në shqetësim për klientët, do të vendosen nën kontroll.

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka publikuar për këshillim publik një draft të Rregullores Për “Mbrojtjen e konsumatorëve dhe përdoruesve të shërbimeve të komunikimeve elektronike publike” ku në një prej anekseve sanksionohet edhe mënyra sesi do funksionojë regjistri “Mos më telefono”.

Kjo do të bëjë që numrat në këtë regjistër të mos telefonohen për qëllime marketing.

“Objekti i këtij Aneksi është përcaktimi i rregullave për sipërmarrësit ofrues të shërbimit publik telefonik që alokojnë numra për pajtimtarët dhe përdoruesit fundorë për regjistrimin e të dhënave të sakta të pajtimtarëve në lidhje me ID, zgjedhjen për përfshirje në Numeratorin Telefonik të Përgjithshëm, shërbimit të kërkimit të informacionit në numerator, si dhe krijimin e Regjistrit Do Not Call Me për të mundësuar pajtimtarët të mos marrin thirrjet/komunikimet pa kërkesë, nëse nuk e dëshirojnë këtë.

Propozimi është që secili operator duhet të krijojë një Bazë të Dhënash të Pajtimtarëve e cila të përmbajë zgjedhjet e pajtimtarëve për regjistrin Do Not Call Me dhe Numeratorin, dhe më pas këto të dhëna të përdoren për një regjistër kombëtar për thirrjet e pakërkuara dhe për ofrimin e shërbimeve të numëratorit telefonik dhe kërkimeve në numerator nga palët e interesuara.

Lexo edhe:

AKEP dhe ONE bllokojnë gazetën SOT

“Më ndërhyn në jetën private me telefonata dhe email-e”/ Akuza mes grave në Vlorë, njëra nën hetim

Operatorët dhe administratori i regjistrit kombëtar Do Not Call Me kanë detyrimin që të sigurojë integritetin, saktësinë, përditësimin dhe ruajtjen e konfidencialitetit të informacionit të pajtimtarëve sipas legjislacionit në fuqi, përfshirë Ligjin 9918/2008, Ligji Nr.9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar, si dhe akteve të nxjerra në plotësim të tyre dhe/ose për këtë qëllim” vlerëson AKEP.

Kompanitë afat deri në 1 mars 2021

Sipas pikës 1 thuhet se çdo sipërmarrës ofrues i shërbimit publik telefonik që alokon numra për pajtimtarët përdorues fundorë të shërbimit publik telefonik, ka detyrim që të sigurojë për pajtimtarët e tij që të kenë të drejtën, pa pagesë, që të përfshihen në Numëratorin Telefonik të Përgjithshëm, të informohen për qëllimin e numëratorit dhe funksionet e disponueshme të kërkimit të informacionit në numerator si dhe në Regjistrin “Mos më Telefono” (Do Not Call Me), për të mos marrë thirrje/komunikime të pakërkuara tregtare.

Të njëjtët sipërmarrës kanë detyrime që duke filluar nga 1 mars 2021 në Përmbledhjen e Kontratës, të përfshijë dhe zgjedhjen e pajtimtarit për përfshirje në Numëratorin e Telefonik të Përgjithshëm dhe zgjedhjen e pajtimtarit për thirrjet/komunikimet pa kërkesë, apo për përfshirje në Regjistrin “Mos më Telefono”.

“Për përfshirjen ose jo të pajtimtarit në Numëratorin Telefonik të Përgjithshëm, Përmbledhja e Kontratës së Pajtimtarit duhet të përmbajë në mënyrë të qartë informacion për qëllimin e Numeratorit Telefonik dhe alternativat e mëposhtme të zgjedhjes: – Dëshironi që të dhënat tuaja (numri i telefonit dhe emri/mbiemri, ose dhe adresa) të publikohen në Numeratorin Telefonik të Përgjithshëm, të printuar dhe/ose elektronik: JO/ PO – Nëse Po, Dëshironi që dhe adresa juaj të publikohet në Numërator? JO / PO

Ofruesi i shërbimit ka detyrim që gjatë procesit të zgjedhjes të informojë pajtimtarin për qëllimin e Numëratorit Telefonik të Përgjithshëm dhe funksionet e disponueshme të kërkimit të informacionit në numërator. Për përfshirjen ose jo të pajtimtarit në Regjistrin “Mos më Telefono”, Përmbledhja e Kontratës duhet të përmbajë në mënyrë të qartë alternativën e mëposhtme të zgjedhjes: Dëshironi që në numrin tuaj të telefonit të merrni thirrje/komunikime pa kërkesë nga kompani marketing në numrin tuaj të telefonit?: PO/JO” thuhet në rregullore.

Ky dokument i jep të drejtë pajtimatarit të ndryshojë kushtet për këtë aspekt në çdo kohë pra nëse merr të vendosë të mos marrë dhe e kundërta. Kjo bëhet duke u paraqitur në pikat e shitjes.

“Çdo sipërmarrës ofrues i shërbimit publik telefonik që alokon numra për pajtimtarët përdorues fundorë të shërbimit publik telefonik, ka detyrim të mbajë një Bazë të Dhënash të Pajtimtarëve, në formatin e duhur elektronik, dhe që përmban të paktën informacionin dhe fushat e mëposhtme:

1) Numri i telefonit të pajtimtarit; 2) Emri, mbiemri i pajtimtarit/emri i biznesit; 3) ID e pajtimtarit: Numri Unik Personal/NIPT; 4) Adresa e pajtimtarit; 5) Zgjedhja e pajtimtarit për numëratorin telefonik të përgjithshëm: 1. “Jo”, 2. “Po” përfshihen në fushë të veçantë elementet që pajtimtari dëshiron të publikohen. 6) Zgjedhja e pajtimtarit për thirrjet/komunikimet pa kërkesë, pra a dëshiron të jetë pjese e Regjistrit Do Not Call Me (Mos më Merr në Telefon): 1. “Jo”, 2. “Po”” thuhet në rregullore. /Monitor/

Etiketa: akepmarketingtelefonata

Lajme të lidhura

AKTUALITET

AKEP dhe ONE bllokojnë gazetën SOT

18:30 : 27/09/2025
AKTUALITET

“Më ndërhyn në jetën private me telefonata dhe email-e”/ Akuza mes grave në Vlorë, njëra nën hetim

10:32 : 16/05/2025
BOTA

Cila do të jetë strategjia e Trump në telefonatën vendimtare me Putin?

11:05 : 18/03/2025
AKTUALITET

Ja data kur do të mbyllet TikTok në Shqipëri/ AKEP urdhër kompanive të internetit: Bllokoni aksesin!

18:27 : 11/03/2025
AKTUALITET

“Anila tentoi të dalë nga makina”, telefonata që u pasua me dy plumba

22:43 : 19/02/2025
AKTUALITET

“Shesim dyshek”/ Merr fund marketingu me telefonata në Shqipëri, gati ligji i ri

20:27 : 03/02/2025
Para

E trishtë/ Studenti 19-vjeçar humb jetën nga Covid-19, pësoi një ndërlikim të rrallë

TË GJITHA

“Corriere della Sera” pasqyron lajmin e vrasjes së biznesmenit italian: Çfarë fshihet pas natës së gjuetisë

15:06 : 28/09/2025

Zgjedhjet në Moldavi shënjestër e hakerave, bien njëkohësisht 4 mijë faqe online

14:59 : 28/09/2025

Nga fundi i tetorit, Greqia do ndalojë rrjetet sociale për fëmijët deri në 15 vjeç

14:50 : 28/09/2025

E fshehur nën tokë, zbulohet fabrika ilegale e prodhimit të cigareve në Itali

14:41 : 28/09/2025

Muçi: Nëse unë kandidoj për Tiranën, vendin tim në parlament e zë Qori

14:25 : 28/09/2025

Zjarrëfikësi rrëzon propagandën e Ramës: 3 paga shpërblim një mashtrim, s’na paguajnë as orët e gatishmërisë

14:11 : 28/09/2025

“Më jep 800 euro ose…”/ Kanosi të riun, shpallet në kërkim 32-vjeçari nga Pogradeci

13:57 : 28/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com