• Kontakt
Wednesday, August 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pretendon se bëri padrejtësisht 15 vite burg, gruaja rrëfen ngjarjen: Më akuzuan për vrasje

10:04 : 23/09/2020
në AKTUALITET, KRONIKE

Rruzhdie Dalipi, e ftuar mëngjesin e mërkurës në studion e ABC-ja e Mëngjesit, ka treguar sesi e kaloi rininë e saj pas hekurave, për një krim që thotë që s’e ka bërë.

Rruzhdia kërkon pafajësi pas 15 vitesh burg, ku u fut si bashkëpunëtore në vrasjen e bashkëshortit të saj, Përparimit. Ngjarja e rëndë, sipas asaj që u tregua në studio, ka ndodhur në vitin 1999, në Fier.

“Ishte ora 23.30, isha në gjumë. Dëgjova krisma automatiku, si në ’97 ishin. Ato ishin krismat që kishin vrarë burrin tim.”

Rrushdija tregoi, në rrëfimin e saj në studio, se në momentin kur ndodhi ngjarja ishte në shtëpinë e saj, e shtrirë për të fjetur. Dhe, sipas saj, banesa ku ajo ndodhej ishte 500-600 metra larg nga stani i deleve ku kishte ndodhur ngjarja.

Ajo rrëfeu po ashtu se babai i saj, kishte shtënë me automatik drejt bashkëshortit të saj të ndjerë, dhe për pasojë ky i fundit ndërroi jetë. Ajo shtoi se ka edhe dëshmitarë okularë që e kanë parë të atin, duke kryer krimin.

Lexo edhe:

Me shpejtësi skëterrë përplasi për vdekje dy motrat në Sarandë, lihet në burg 23-vjeçari

Virozat/ Shtohen rastet e urgjencave mjekësore, po prek më shumë të miturit dhe të moshuarit

E pyetur se pse u dënua bashkë me të atin, Rruzhdia thotë se e futi në burg policia si bashkëpunëtore.

Nga ana tjetër, avokati Kujtim Cakrani, i pranishëm në studio, u shpreh se në dosjen e Rruzhdies ka shkelje të rënda.

“Këtu ka shkelje shume të rënda. Nuk kuptohet se pse është bërë bashkëpunuese, nuk ka qenë fare prezente. Ka qenë në shtëpi duke fjetur gjumë… Akuza është e thate. Ndoshta ka të bëjë prejardhja e zonjës. Deshmitë nuk janë të gjitha të faktuara. Thuhet, i kemi thirrur dëshmitarët të dëshmojnë, po ato nuk janë paraqitur.”

Kurse, zonja Dalipi tregoi më tej se oficerët e policisë ndaj saj kanë ushtruar edhe dhunë fizike dhe psikike me qëllim që ta pranonte autorësinë, por ajo këmbënguli që nuk e kishte pranuar kurrë.

Sa i përket të atit, avokati Cakrani u shpreh se ai e ka lënë të aluduar dhe e ka lënë të hapur mundësinë që Rruzhdia mund të ketë qenë e përfshirë.

“Nuk dua të flas, e kam çupën time,” citohet të ketë thënë ai.

Në momentin kur u fut në burg, Rruzhdia ka pasur një vajzë tre vjeç e gjysmë, për të cilën ajo thotë se e ka rritur kunata.

Ndërsa avokati e ka marrë përsipër sfidën për ta riçelur çështjen, Rruzhdia bën apel për drejtësi.

“Kam humbur rininë time në burg, i bëj thirrje Ramës, që kam trokitur në dyert e drejtësisë dhe s’ma kanë cuar në vend. Kam 10 vjet që kam mbetur rrugeve, ma dogjën shtëpinë. Pa punë jam, me sezone punoj. E sëmurë jam.”

Avokati Cakrani thotë se Rruzhdia ka rënë viktimë e sistemit, dhe që si ajo mund të jenë në burgjet shqiptare minimumi 20 për qind e të dënuarve. /abcnews/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Me shpejtësi skëterrë përplasi për vdekje dy motrat në Sarandë, lihet në burg 23-vjeçari

12:25 : 27/08/2025
AKTUALITET

Virozat/ Shtohen rastet e urgjencave mjekësore, po prek më shumë të miturit dhe të moshuarit

12:20 : 27/08/2025
AKTUALITET

Pasi Shqipëria u shkrumbua, Rama vijon premtimet boshe: Do kemi një flotë avionësh zjarresh

12:03 : 27/08/2025
RAJONI

Kosovë/ Ministri Liburn Aliu njofton dorëheqjen pas zgjedhjes së Bashës kryeparlamentar

11:46 : 27/08/2025
AKTUALITET

Procesi ndaj Metës/ Tedi Blushi: Endrit Braimllari hyri në SPAK me teserën e PL-së dhe doli me atë të PS

11:45 : 27/08/2025
AKTUALITET

BIRN: Strategjia për Inteligjencën Artificiale: E mirë në letër, sfiduese në zbatim

11:31 : 27/08/2025
Para

“Do të gatuaj ty në vend të peshkut”/ Plas sherri mes Anës dhe Mevlanit: Unë femrave si ti...

TË GJITHA

Me shpejtësi skëterrë përplasi për vdekje dy motrat në Sarandë, lihet në burg 23-vjeçari

12:25 : 27/08/2025

Virozat/ Shtohen rastet e urgjencave mjekësore, po prek më shumë të miturit dhe të moshuarit

12:20 : 27/08/2025

Pasi Shqipëria u shkrumbua, Rama vijon premtimet boshe: Do kemi një flotë avionësh zjarresh

12:03 : 27/08/2025

Kosovë/ Ministri Liburn Aliu njofton dorëheqjen pas zgjedhjes së Bashës kryeparlamentar

11:46 : 27/08/2025

Procesi ndaj Metës/ Tedi Blushi: Endrit Braimllari hyri në SPAK me teserën e PL-së dhe doli me atë të PS

11:45 : 27/08/2025

BIRN: Strategjia për Inteligjencën Artificiale: E mirë në letër, sfiduese në zbatim

11:31 : 27/08/2025

Aksident në aksin “Shkodër-Velipojë”, tre të plagosur

11:13 : 27/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com