Në ditën e fundit të pranimit të kandidaturave, ish-ministri i Drejtësisë, Ilir Rusmali, i është bashkuar garës për kreun e institucionit të ri që do të mbikëqyrë zgjedhjet në Shqipëri. Momentalisht, Rusmali është pjesë e grupit të ekspertëve për çështjet zgjedhore që marrin pjesë në Këshillin Politik.
Kandidaturën e ka hedhur edhe ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi. Pasi drejtoi KQZ-në në periudhën 2001-2006, Celibashi u zgjodh deputet i Partisë Socialiste në vitin 2013 për qarkun e Fierit.