Studiuesi Vladimir Kola ka folur për kopje tjera të ministres së Arsimit Evis Kushi pasi i publikoi plagjiaturën me 70% të një artikulli shkencor është e kopjuar. Në një intervistë për Fax News, Kola u shpreh se ka edhe një kopjim tjetër të bërë në artikullin e prezantuar në konferencë nga dy bashkëautoret Evis Kushi dhe Marsida Ashiku.
Ai shtoi se këtë artikull mund ta ketë përdorur për të marrë tituj si Prof. e Asociuar, gjë që mbetet për tu vërtetuar nga listat.
“Bëhet fjalë për një artikull të vitit 2010, ndërsa ministrja e Arsimit e ka mbaruar doktoraturën në 2008. Natyrisht, ky artikull i referohet pas doktoraturës, por kam thënë mund të jetë përdorur për të marrë tituj të tjerë si Prof. e Asociuar, duhet të shihet lista.
Në nëntor të 2010 mori titullin Prof. e Asociuar, ndërsa në 2016 mori titullin Prof. e plotë. Kopjimi qëndron në kuptimin që artikulli origjinal është publikuar në vitin 2007, ndërsa ky artikull që është paraqitur në konferencë nga dy bashkëautoret Ashiku dhe Kushi, është paraqitur në 2010, prandaj nuk vihet në dyshim kopjim.
Madje dua të shtoj që në të vërtetë kam thënë 70% duke iu referuar vetëm artikullit, por nëse i referohemi dhe një artikulli tjetër të 2002-shit, në anglisht quhet “Does corruption effect income inequality and poverty”, Sanjeev Gupta, Hamid Davoodi dhe Rosa Alfonso Terne janë autorët. Nga ky artikull është marrë një faqe e gjysmë, por këtë nuk e vura në dukje sepse është kopjim më i vogël”, tha Kola.
Ndër të tjera, Kola tha se arsyeja që e nxiti të niste kërkimet ishte deklarata plot bindje e kryeministrit se nga studimet e Kushit nuk do të dilnin të dhëna për plagjiaturë.
“Më shumë nga kurioziteti sepse e dëgjova publikisht që ishte propozuar për ta zëvendësuar ministren Shahini dhe kryeministri tha me shumë bindje në vetvete se jemi të sigurtë që nuk do të ketë të publikuara kopjime plagjiaturë”, u shpreh studiuesi.
Dy ditë më parë, Kola bëri një postim në Facebook dhe tha se nga kontrolli i tij në internet rezulton se 70% e artikullit shkencor me titull “Political transition , Corruption and income inequality in new democracies. Special case Albania”, i vitit 2010, me autore Marsida Ashiku dhe Evis Kushi, është kopjuar nga një tjetër artikull shkencor me titull “Political Transition, Corruption, and Income Inequality in Third-ëave Democracies”, i vitit 2007, me autor Eric Chang.
Postimi i plotë: MINISTRJA E RE E ARSIMIT EVIS KUSHI (CAKU), SI BASHKËAUTORE, ME ARTIKULL SHKENCOR 70% PLAGJIATURË (TË KOPJUAR)
Natyrisht nuk mund t’i mohohet znj. Evis Kushi (Caku) Doktoratura në Staffordshire University (Mbretëri e Bashkuar) dhe shkrimet e tjera shkencore, por nga kontrolli im në internet rezulton se 70% të artikullit shkencor me titull “Political transition , Corruption and income inequality in neë democracies. Special case Albania”, i vitit 2010, me autore Marsida Ashiku dhe Evis Kushi, është kopjuar nga një tjetër artikull shkencor me titull “Political Transition, Corruption, and Income Inequality in Third-ëave Democracies”, i vitit 2007, me autor Eric Chang.
Artikulli shkencor i kopjuar me titull “Political transition , Corruption and income inequality in neë democracies. Special case Albania”, me autore Marsida Ashiku dhe Evis Kushi, është paraqitur nga autoret në një konferencë shkencore me titull <<6th International Conference of ASECU, “Economic development, tax system and income distribution in the countries of Southern and Eastern Europe”>> që është mbajtur në Fakultetin e Ekonomisë, në Podgoricë, Mal i Zi, më 20-22 maj 2010.
Nuk përjashtohet mundësia që artikulli “Political transition , Corruption and income inequality in neë democracies. Special case Albania”, të jetë përdorur nga autoret (apo nga njëra autore), si një ndër shkrimet shkencore, për të marrë tituj akademikë si Profesor i Asocuar ose Profesor.
Artikulli shkencor i kopjuar me titull “Political transition , Corruption and income inequality in neë democracies. Special case Albania”, i vitit 2010, me autore Marsida Ashiku dhe Evis Kushi, gjendet i plotë në internet dhe mund të konsultohet lirisht, në këtë adresë (te dokumenti PDF shih faqet 21-36):
http://ëëë.asecu.gr/…/6th-international-conference-asecu-po…
Artikulli shkencor origjinal me titull “Political Transition, Corruption, and Income Inequality in Third-ëave Democracies”, i vitit 2007, me autor Eric Chang, gjendet i plotë në internet dhe mund të konsultohet lirisht, në këtë adresë:
https://afrobarometer.org/…/Ëorking%20pap…/AfropaperNo79.pdf
Në artikullin “Political transition , Corruption and income inequality in neë democracies. Special case Albania”, 2010, me autore Marsida Ashiku dhe Evis Kushi, janë kopjuar nga artikulli origjinal teksti dhe referencat (burimet e tjera shkencore). Madje, është edhe interesante të vihet në dukje se disa vlera numerike në përqindje, që gjenden në artikullin origjinal (2007, faqja 13) për shtete të ndryshme të Azisë, në lidhje me perceptimin e pabarazisë, janë paraqitur të njëjta si vlera në artikullin e kopjuar (2010, faqja 34) për ca qytete të Shqipërisë. Pra, në artikullin e kopjuar, thjesht janë hequr shtetet e Azisë dhe në vend të tyre janë vendosur ca qytete të Shqipërisë, por vlerat numerike, në lidhje me perceptimin e pabarazisë, janë të njëjta në artikullin e vitit 2007 (shtete të Azisë) dhe 2010 (qytete të Shqipërisë). Edhe konkluzionet, në artikullin e vitit 2010 janë të njëjta me konkluzionet e artikullit të vitit 2007.
Te bibliografia e artikullit të kopjuar “Political transition , Corruption and income inequality in neë democracies. Special case Albania”, 2010, është vendosur “Political corruption and income inequality in third ëaves democracy, Eric Chang” (shih faqen 35 te dokumenti PDF), por siç mund të vihet re titulli i artikulli origjinal është shënuar i pasaktë dhe pasaktësia duhet të jetë e qëllimshme, për të mos zbuluar burimin origjinal për lexuesin, duke pasur parasysh edhe faktin se titulli i saktë i artikullit origjinal dhe titulli i artikullit të kopjuar, janë pothuajse të njëjtë.
Gjithsesi, edhe sikur te bibliografia e artikullit “Political transition , Corruption and income inequality in neë democracies. Special case Albania”, 2010, të ishte vendosur titulli i saktë i artikullit origjinal (shih faqen 35 te dokumenti PDF), “Eric Chang, 2007, Political Transition, Corruption, and Income Inequality in Third-ëave Democracies”, do të mbetej fakti se nga artikulli origjinal i vitit 2007 me autor Eric Chang, është kopjuar 70% në artikullin e vitit 2010 me autore Marsida Ashiku dhe Evis Kushi.
Më poshtë, po vendos në formë fotoje, krahasimin e një pjese të teksteve të kopjuara.