“Turp, la foshnjen 2-muajshe”/ Daja e të riut që u ekzekutua: I shkrehën kallashin në mes të natës, ku është shteti?

Lexo edhe:

Detaje të reja nga vrasja e 33-vjeçari Klevis Kapllani. Ka qenë një fshatar i zonës i cili grumbullonte qumështin e zonës që ka parë makinën me viktimën brenda dhe ka njoftuar policinë.

Dyshohet se autorët, 2 persona I kanë zënë pritë rreth 100 metra nga shtëpia.

Banorët i kanë thënë policisë se kanë parë ditët e fundit persona të dyshintë të cilët qëndronin në hyrje të rrugicës.

Dyshohet se viktima është mbajtur nën vëzhgim nga autorët prej disa ditësh.

Ata fillimisht i kanë zënë pritë duke vendosur disa shkurre për të bllokuar rrugën dhe më pas e kanë ekzekutuar.

Nuk dihet ora e saktë e vrasjes por mendohet të jetë ora 23:00 – 24:00 kur ai ka qenë duke u kthyer në shtëpi.

Ndërkohë, daaja i viktimës ka hedhur akuza ndaj institucioneve shtetërore.

Lajme të lidhura

Para