• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Bloomberg, 100 milion dollarë për fushatën e Biden në Florida

18:58 : 14/09/2020
në BOTA

Michael Bloomberg, i cili shpenzoi 1 miliard dollarë nga paratë e veta për garën e tij të dështuar presidenciale në këtij viti, do të shpenzojë të paktën 100 milion të tjera për të ndihmuar fushatën e demokratit Joe Biden kundër presidentit Donald Trump në Florida.

Vendimi i miliarderit vjen në një moment kritik në 50 ditët e fundit të fushatës, me sondazhet që tregojnë një garë të ngushtë në shtetin fushëbetejë dhe pa asnjë avantazh financiar për presidentin Trump, ndërsa votimi me postë fillon këtë muaj.

Epërsia fillestare financiare e Presidentit Trump ndaj ish-nënpresidentit Biden u venit pasi fushata e republikanëve i shpenzoi shpejt paratë dhe mbledhja e fondeve nga demokratët u rrit pas përfundimit të zgjedhjeve paraprake.

“Mike Bloomberg është i angazhuar për të ndihmuar në mposhtjen e Presidentit Trump në shtetet e pavendosura”, tha këshilltari i zotit Bloomberg, Kevin Sheekey, i cili shtoi se shpenzimet e ish-kryebashkiakut të Nju Jorkut “do t’u ofrojnë demokratëve dhe fushatës së zotit Biden mundësinë që të investojnë më shumë në shtetet e tjera kyçe si Pensilvania, që do të jenë kritike për një fitore të zotit Biden.”

“Mendova se Majku (Mike Bloomberg) i vogël kishte hequr dorë nga politika e demokratëve”, shkroi Presidenti Trump në Twitter të dielën. “Ai më mirë të shpëtojë qytetin e Nju Jorkut,” tha Presidenti.

Lexo edhe:

Stuhi e rrallë në SHBA, dëborë, erë e fortë dhe temperatura të acarta nga Teksasi deri në Florida

Dy persona janë gjetur të vdekur në pajisjen ulëse të avionit në Florida

Edhe para shpenzimeve të zotit Bloomberg, të dyja fushatat prisnin që Florida të ishte shteti më i shtrenjtë për fushatën zgjedhore. Florida do të jetë shteti, ku gara është e ngushtë, me numrin më të madh të votave elektorale në ditën e zgjedhjeve, duke ofruar 29 nga 270 votat e Kolegjit Zgjedhor të nevojshme për të fituar.

Votimi me postë në Florida fillon më 24 Shtator dhe zoti Biden do ta vizitojë për herë të parë këtë shtet të martën.

Presidenti Trump e fitoi Floridën me një epërsi prej 113,000 votash në zgjedhjet e vitit 2016, ose 1.2 për qind. Ai e ka bërë këtë shtet vendbanimin e tij zyrtar dhe e viziton rregullisht.

Sondazhet e fundit kanë treguar se zoti Biden ka një epërsi shumë të vogël ndaj Presidentit Trump në Florida, duke fituar avantazh me votuesit e moshuar dhe me latino-amerikanët. Njerëzit e moshës mbi 65 vjeç përbëjnë 20 për qind të popullsisë së shtetit, ndërsa latino-amerikanët 25 për qind.

Fushata e Presidentit Trump dhe Komiteti Kombëtar Republikan thanë se mblodhën 210 milion dollarë në muajin gusht, shumë larg rekordit të zotit Biden prej 364.5 milion dollarësh për muajin në të cilin të dyja partitë mbajtën kuvendet e tyre kombëtare.

Etiketa: 100 milion dollarëBloombergFloridapër fushatën Biden

Lajme të lidhura

BOTA

Stuhi e rrallë në SHBA, dëborë, erë e fortë dhe temperatura të acarta nga Teksasi deri në Florida

20:09 : 21/01/2025
BOTA

Dy persona janë gjetur të vdekur në pajisjen ulëse të avionit në Florida

20:07 : 07/01/2025
BOTA

Aksident i rëndë, treni përplaset me zjarrfikësen në Florida

14:17 : 29/12/2024
BOTA

Florida ndalon fëmijët nën 14 vjeç të kenë llogari në mediat sociale

13:52 : 15/12/2024
BOTA

Uragani Milton mori formën e kafkës para se të godiste Floridën

21:16 : 11/10/2024
BOTA

Të paktën 11 persona të vdekur nga uragani Milton në Floridë

09:09 : 11/10/2024
Para

KPK i rrëzon 17 kërkesat, gjyqtari Hamitaj kërkon përjashtimin e trupës/ Shtyhet seanca

TË GJITHA

Si e spiunoi Mossad-i programin bërthamor iranian për vite me radhë

15:21 : 28/06/2025
Dy drejtuesit e koalicionit Nisma “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj dhe Endrit Shabani

Lapaj tha se do “shkrihen” në një parti/ Shabani: Adriatiku, i lirë të rikthehet te “Nisma”

15:09 : 28/06/2025

SPAK sekuestron mjete luksoze? Realiteti i ngjan “varrezave të makinave” (FOTO)

15:00 : 28/06/2025

VIDEO/ Jasir Asani nuk ndalet, sërish protagonist me gol dhe asist në Kore

14:49 : 28/06/2025

Thirrje “Kosova është Serbi” në Gazimestan, policia ndalon një serb në Festës e Vidovdanit

14:44 : 28/06/2025

Të paktën 34 persona të vrarë në Gazë teksa rriten shpresat për armëpushim

14:24 : 28/06/2025

Roza Lati flet për lidhjen me Xhonatan Islamin: E gjeta në det, ka shumë dashni

14:24 : 28/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com