Blerim Bizgjoni u arrestua nga policia në Pogradec si i dyshuar për ngacmimin suksual dhe përdhunimin e një vajze 13-vjeçare, me të cilën kishte lidhje krushqie dhe familja e të miturës i kishte besuar përkujdesjen për të.
“I besuam 46-vjeçarit por na doli maskara”, raportohet të jetë shprehur nëna e të miturës, e cila ndodhet nën kujdesin e psikologëve, pasi denoncoi ngjarjen e rëndë.
Nëna e vajzës, E.Q, shprehet se vajzën e kishin lënë me mirëbesim tek autori dhe nuk e kishin menduar se ai do të abuzonte me 13 vjeçaren në mënyrë të tillë makabre.
Familja e vajzës jeton vetëm me 55 mijë lek të vjetra asistencë (5 persona në familje) ata janë shumë të varfër dhe jetonin prej vitesh në këtë gjendje në fshatin Çezmë të Mokrës nga ku më pas një fondacion iu bleu shtëpinë në fshatin Vërdovë para dy vitesh.
Dhe prej ditës kur ata zbritën në Pogradec vajza e tyre shkoi të jetonte tek shtëpia e shoqes së saj pa e ditur se babai i saj Blerim Bizgjoni do ta shfrytëzonte seksualisht. Ajo deklaroi në polici se ngacmimet ndaj saj kishin filluar në muajin korrik 2020, në 30 korrik ditën e Bajramit ajo është rrahur dhe përdhunuar në ballkonin e shtëpisë së autorit ku më pas është mbajtur e lidhur në ballkon deri në orët e para të mëngjesit, nën kërcënimin se po të tregonte do ta hidhte nga ballkoni. Vajza është përdhunuar dy herë me forcë dhe dhunë ndërsa shfrytëzimi më pas për më shumë se 1 muaj është bërë në kërcënimet se do ti vriste babain apo se nuk mund të shkonte në polici pasi atje ai kishte miq.
Vajza ka deklaruar në polici se ai kishte abuzuar edhe me një vajzë tjetër dhe për këtë prokuroria po heton. Për ngjarjen në banesën e autorit ishin në dijeni edhe e bija e tij shoqja e të abuzuarës dhe bashklshortja. Kjo e fundit nuk tregonte dot pasi kish humbur aftësinë për të folur disa vite më parë, vajza (shoqja e 13 vjeçares) nuk tregonte pasi e rrihte i ati. Por sërish pas një diskutimi që ato kanë pasur bashkë vendosën denoncimin e 46 vjeçarit i cili përfundoi në pranga, por që para grupit hetimor nuk ka pranuar asgjë.
Rrëfimi:
Ne e kishim besuar vajzën atje, sepse rrinte me vajzën e tij dhe gruan. E kishim lënë me mirëbesim. Mirëpo vinte vajza e mërzitur, e pyesja çfarë ke me mami? Nuk shprehej, pastaj më tregoi.
Ne kemi 2 vjet që kemi zbritur nga fshati (Çezmë) në Vërdovë të Pogradecit, kemi 2 vjet të lidhur me familjen e tij, ne e dinim njeri të sigurtë atë, e dinim të saktë mirëpo doli maskara.
Ne kishim njohje të vjetra që nga fshati, ai erdhi në shpi dhe më tha (para dy vitesh) ku e ke burrin se do ti gjej punë. Pas kësaj bisede familja jonë u njoh më shumë me të. Në njohje e sipër na tha se vajza jote i ka krahët tek unë, do ta mbroj unë, do ta ushqej, laj dhe vesh unë. Ne ramë dakord me këtë gjë thotë e ëma e vajzës dhe kjo gjë ndodh prej gati 2 vitesh.
Vajza mbrëmë (ditën e denoncimit) ka ardhur në shtëpi e tmerruar dhe si e çmendur më thotë mami lojta nga mendtë, e pyes se çfarë kishte por nuk shprehej. Nuk më tregoj çfarë ndodhte dhe mori policinë, iu tha kam një shqetësim të madh dua të më ndihmoni. Më thoshte vajza se ai donte ta godiste dhe përdhunonte. Për të rrahur e kish rrahur, por nuk tregonte sepse e dinte që skishte kush ta mbronte, babai se mbron dot.
Unë kërkoj që ai të dënohet dhe të qëndrojnë larg nesh, të mos afrohen më atë familje nuk e dua. Ajo familje është e shkatërruar. Familje maskarenjsh, unë i dija të besuar. Kam nevojë për ndihmë edhe për ngjarjen që ka ndodhur por edhe burrit ti lidhin kempin. Jam e dëshpëruar e mërzitur kam shpresë vetëm tek shteti edhe vajza është e mërzitur dhe trishtuar është shumë keq”
Kjo është në vija të përgjithshme ajo se çfarë ka thënë nëna e 13 vjeçares. Ajo deklaroi se ka qenë vetë ajo që e ka lejuar vajzën të qëndronte atje pasi nuk kishte mundësi ekonomike ta mbante dhe ti plotësonte nevojat e saj për ushqim, rroba, shkollë etj.