• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Streha në familjen Bizgjoni, aty ku burri abuzonte me të miturat

14:44 : 13/09/2020
në AKTUALITET, KRONIKE

Në Shqipëri ngjarjet janë nga më të pa imagjinueshmet. I tillë është krimi në Pogradec, ku shtëpia e familjes Bizgjoni u përdorte nga kryefamiljari për abuzim seksual me të mitura.

Në fshatin Vërdovë janë shumë të tronditur nga abuzimi ndaj 13-vjeçares prej Blerim Bizgjonit. Banorët e zonës shprehen se prindërit nuk duhej ta kishin lënë vajzën e tyre të futej në shtëpinë e abuzuesit. E mitura jetonte prej disa muajsh në shtëpinë e abuzuesit, pasi ky i fundit i’a kishte kërkuar familjarëve që të kujdesej për të. Familja e vajzës është e varfër dhe babai jo të gjendje të mirë mendore.

E mitura ka qenë shoqe me vajzën e Bizgjonit, gjë të cilën autori e ka shfrytëzuar. Në mënyrë të përsëritur ai e ka ngacmuar edhe më herët, ndërsa ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë në fillim të muajit qershor.

”Dy javët e para sillej mirë, pastaj filloi të më ngacmonte me fjalë, kurse një natë më mbajti deri në orën 04:00 të mëngjesit në ballkon duke më kërcënuar se do të më hidhte nga ballkoni nëse nuk kryeja marrëdhënie seksuale. A mund të ketë abuzuar edhe me vajza të tjera”, tregon vajza, duke theksuar se të nesërmen kishte abuzuar sërish seksualisht me të.

Mësohet se e mitura kishte vendosur ta denonconte në polici abuzuesin e saj, pasi ngjarjen e kishte mësuar edhe vajza e tij, me të cilën ajo ishte shoqe. Shoqja i ka kërkuar që ta mbyllë si çështje duke mos folur, por e mitura e abuzuar ka marrë rrobat dhe është larguar nga shtëpia duke shkuar menjëherë në polici.

Lexo edhe:

17-vjeçarja largohet nga banesa në Shkodër, nisin kërkimet

Pogradec/ Babai bën denoncimin në polici, zhduket vajza e mitur

Nëna e vajzës, teksa pranon se e dhanë vetë 13-vjeçaren që të jetonte me abuzuesin, nënvizon se e dinin njeri të mirë.

“Ne e kishim të besuar,që po rrinte vajza me vajzën e tij,me të ëmën,me atë,ne e dinim familje të besuar. Vinte vajza ime,e mërzitur, çfarë ke bijë e mamit? Nuk shpreheshe. Pastaj tha, mami kështu kështu. Ne e dinim njeri të sigurt, mirëpo doli maskara. Ai vinte këtu tek ne, më tha mua ku e keni burrin, se do ta marr në punë, i thash e kam këtu. Erdhi u njohën, bënë muhabet dhe pastaj na tha ,vajza jote ka krahë tek unë, e ushqej unë, me të ngrënë, me të gjitha do ta mbaj unë”,- u shpreh e ëma.

Më tej, ajo thekson se ka nevojë për ndihmë pasi vajza është e shkatërruar. Apeli i saj shkon për shtetin.

“Vajza u tmerrua, më tha mami lojta nga mendtë, i thashë çfarë ke me mami? Vajza shpreheshe, por mori policinë. U tha:-jam shumë e shqetësuar ju lutem më ndihmoni. Vajza më thoshte që donte ta godiste, ta përdhunonte dhe e kishte rrahur. Ai e dinte që babai nuk është në gjëndje ta mbrojë. Unë kërkoj të dënohet dhe të mos afrohet, nuk e dua më atë lloj familje, ajo familje është shumë e shkatërruar, ju lutem shumë, nuk kam besim më. Unë atë familje e dija të besuar, kam nevojë shumë për ndihmë edhe është e mira që të më ndihmoni. Ndihem e dëshpëruar, e mërzitur, shpresoj vetëm tek shteti, në asnjë vend tjetër. Vajza është shumë e mërzitur, e trishtuar dhe nuk shprehet kollaj vajza ime”, thotë më tej nëna e vajzës së mitur.

Mirëpo duket se përndjekja ndaj të miturës vazhdonte edhe në rrjetet sociale. Blerimi komentonte në fotot e 13-vjeçares që publikonte në rrjet, duke e cilësuar si gazetare e duke i shprehur dashurinë në sytë e të gjithëve. “Si gazetare të kam”, “I love you”, emoji me zemra dhe komplimente, shihen të shkruhen në fotot e të miturës. Nga ana tjetër, mësohet se Policia ka identifikuar një vajzë tjetër që mendohet se abuzuar nga Blerim Bizgjonin, para se e mitura 13-vjeçare të shkonte në banesën e tij. Mësohet se bashkëshortja e 46-vjeçarit ka humbur aftësinë për të folur pas një aksidenti.

Kjo nuk është pandemia e Covid-19 por pandemia e dhunës ndaj fëmijëve, djemve, vajzave dhe grave. UNICEF shpreh shqetësim të thellë për abuzimin fizik, emocional dhe seksual të fëmijëve dhe grave, që fatkeqësisht është rrënjosur kaq thellë në Shqipëri, sa nuk po e çrrënjosim dot. Më herët ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka thënë se ”Ka ardhur koha për të rishikuar në thelb qasjen tonë për viktimat e dhunës seksuale, në veçanti fëmijëve, duke shtuar penalitetet në tërësi por duke çuar në ekstrem masat për kujdestarët, sepse shpesh herë gjëma ka ardhur nga ata që zëvendësojnë prindërit”.

Mijëra të rinj pushtuan bulevardin kryesor të Tiranës më 4 qershor, ku protesuan ndaj abuzimeve seksuale, nisur nga rasti në Babrru, ku roja i shkollës abuzoi seksualisht me një 15 vjeçare. Por ja ku jemi sot, fatkeqësisht duke raportuar për të tjera abuzime seksuale. A ka ardhur koha që të rikthehet dënimi kapital (dënim me vdekje) në Shqipëri? /Koha Jone/

Etiketa: bizgjonie mituraperdhunues

Lajme të lidhura

AKTUALITET

17-vjeçarja largohet nga banesa në Shkodër, nisin kërkimet

13:33 : 06/08/2025
AKTUALITET

Pogradec/ Babai bën denoncimin në polici, zhduket vajza e mitur

10:03 : 03/08/2025
AKTUALITET

Vlorë/ 17-vjeçarja qëlloi veten me armë zjarri, arrestohet babai, nën hetim gjyshi

09:16 : 15/07/2025
AKTUALITET

“Bëj rrobat gati të vish në fshat”/ Zbardhet debati me babain i 17-vjeçares që tentoi vetëvrasjen

22:40 : 14/07/2025
AKTUALITET

Vlorë/ E mitura dërgohet në spital me plumb në kokë

13:28 : 14/07/2025
AKTUALITET

Filmoi të moshuarit në momente intime/ Vihet nën hetim e mitura në Korçë, e pësojnë edhe pleqtë

22:47 : 23/05/2025
Para

Demi Lovato flet për problemet me shëndetin mendor

TË GJITHA

Dinamo pëson disfatë në Kroaci, Hajduku e përmbys në pjesën e dytë

23:01 : 07/08/2025

Horoskopi, e premte, 8 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/08/2025

Pushtim i plotë i Gazës? Netanyahu: Do ndalojmë operacionin nëse Hamasi pranon kushtet tona

22:52 : 07/08/2025

Europa League/ Drita shpërdoron avantazhin e dy golave, mundet në Rumani

22:45 : 07/08/2025

Pushuesi: Më vodhën 8 mijë € tek vila në Palasë! Kompania e Agron Malajt tha “S’na intereson!”

22:44 : 07/08/2025

Liga e Konferencës/ Ballkani triumfon në sfidën e parë, mposht irlandezët e Shamrock Rovers

22:31 : 07/08/2025

FI Bank “rropi” turistin holandez! Tërhoqi 500€ i mbajti 94€!

22:29 : 07/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com