• Kontakt
Thursday, August 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pagat rriten me 2.9% pavarësisht pandemisë së koronavirusit

22:54 : 10/09/2020
në AKTUALITET, EKONOMI

Paga mesatare në ekonominë private shqiptare njohu një rritje vjetore prej 2.9% në tremujorin e dytë, pavarësisht se numri i të punësuarve ra me afro 45 mijë vetë, duke treguar mënyrën e pabarabartë në të cilën kriza ka goditur shqiptarët.

Instituti i Statistikave bëri të ditur se sipas vlerësimit të saj bazuar mbi Anketën e Forcave të Punës, numri i të punësuarve në ekonominë shqiptare ra me 45 mijë vetë në bazë vjetore në tremujorin e dytë të këtij viti por paga mesatare u rrit në 51,149 lekë me një ritëm vjetor rritjeje prej 2.86%.

Të dhënat e publikuara të enjten tregojnë se pjesa dërrmuese e shqiptarëve kanë dalë jo shumë të dëmtuar nga kriza ekonomike e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit të ri ndërsa një pjesë e vogël e tyre kanë humbur vendin e punës, duke sugjeruar se kriza ekonomike i godet njerëzit në mënyrë shumë të pabarabartë.

Të dhënat e Institutit të Sigurimeve Shoqërore të publikuara më herët treguan se 48 mijë shqiptarë humbën pagesën e sigurimeve shoqërore gjatë pandemisë, ose rreth 5% e totalit të të punësuarve me sigurime. Por kjo rënie e të siguruarve nuk u shoqërua me një rënie të të ardhurave, gjë që tregon se të papunët e pandemisë janë në përgjithësi njerëz me të ardhura të ulëra. Shifrat e ISSH ndryshojnë nga ato të INSTAT për shkak se INSTAT i bazon vlerësimet mbi një anketë.

Ekonomia shqiptare pritet të tkurret me 5% këtë vit dhe të rimëkëmbet me 8% vitin e ardhshëm ndërsa buxheti i shtetit është përballur me një deficit shtesë prej rreth 300 milionë eurosh gjatë pjesës së parë të këtij viti. Megjithatë ekonomia ka dhënë shenja për rimëkëmbje të shpejtë pas heqjes së pjesës më të madhe të kufizimeve mbi aktivitetin ekonomik pas muajit qershor.

Lexo edhe:

Ëndrra për një banesë po bëhet më e vështirë, çmimet e apartamenteve po rriten ndjeshëm edhe në rrethe

Sanitaret e Spitalit Psikiatrik në Vlorë në protestë: Kemi 2 muaj pa rrogë

Sipas INSTAT, paga mesatare bruto në ekonominë shqiptare ishte 54,149 lekë në tremujorin e dytë nga 53,232 lekë në tremujorin e parë dhe 52,645 lekë në tremujorin e dytë të vitit 2019. Të dhënat tregojnë se sektori privat udhëhoqi rritjen e pagave ndërkohë që të punësuarit në sektorin publik kanë sot të njëjtat paga që kishin edhe një vit më parë.

Të dhënat e INSTAT për nivelin e pagave mbështeten në të dhënat e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve mbi pagat e deklaruara nga bizneset dhe të vetëpunësuarit. Si të tilla, pagat nuk përfshijnë rastet kur bizneset punojnë me dy bilance ose kur bizneset u marrin të punësuarve një pjesë të rrogës pasi ia derdhin në bankë pagën minimale zyrtare. Shifra prej 54,149 lekësh përfshin pagën bruto, d.m.th., pagën neto që punëtorët marrin në dorë plus pjesa e sigurimeve që u mbahet punëmarrësve si dhe tatimi mbi të ardhurat personale.

Mes viteve 2014 dhe 2019, ritmi vjetor i rritjes së pagave në sektorin privat ka qenë 2.4% ndërsa pagat në sektorin publik janë rritur me 3.5% dhe paga minimale zyrtare është rritur me 3.3%.

Paga e sektorit publik ishte mesatarisht 63,400 lekë në tremujorin e dytë, ose 28% më të larta se sa në sektorin privat.

Sipas INSTAT, nga të 45 mijë personat e dalë nga numri i të punësuarve, rreth 1,500 u klasifikuan si të papunë të regjistruar ndërsa pjesa tjetër u klasifikuan si popullsi inaktive. /BIRN/

Etiketa: pagaprivatrritje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ëndrra për një banesë po bëhet më e vështirë, çmimet e apartamenteve po rriten ndjeshëm edhe në rrethe

15:47 : 20/08/2025
AKTUALITET

Sanitaret e Spitalit Psikiatrik në Vlorë në protestë: Kemi 2 muaj pa rrogë

12:25 : 19/08/2025
AKTUALITET

Shqipëria po bëhet më e shtrenjtë, rriten qiratë dhe ngrihet çmimi i kafesë në korrik

08:26 : 18/08/2025
RAJONI

RTK në krizë të thellë financiare: 700 punëtorë mbi dy javë pa paga, paralajmërohen protesta

15:25 : 15/08/2025
AKTUALITET

“Po rrezikohet siguria e pasagjerëve”/ Punonjësit e “Air Albania” letër Ramës: Duam pagat

12:46 : 27/07/2025
RAJONI

Çdo vit rritet me 5% numri i rasteve me kancer në Kosovë

15:11 : 20/07/2025
Para

Kujdes! Ja çfarë ju ndodh nëse flini menjëherë pas ushqimit

TË GJITHA

Horoskopi, 21 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 20/08/2025

Shefat e NATO-s zhvillojnë “bisedë të hapur” rreth garancive të sigurisë për Ukrainën

22:51 : 20/08/2025

Lubonja: Liria e shprehjes në Shqipëri rrezikohet nga Kodin i ri Penal

22:39 : 20/08/2025

E rëndë në Durrës/ 45-vjeçari gjendet i vdekur në banesë, dyshohet se…

22:26 : 20/08/2025

Plagosja në ‘Valamar’/ Publikohet FOTO e autorit! Qëlloi të riun pas sherrit për parkimin

22:15 : 20/08/2025

Zjarret/ 12 vatra të raportuara sot, riaktivizohen flakët në Lapardha

22:01 : 20/08/2025

“Qeveria manipulon të dhënat”/ Eksperti: Ekonomia shqiptare në krizë, turizmi po zhgënjen

21:46 : 20/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com