• Kontakt
Sunday, October 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vetëvendosje: Marrëveshja e Uashingtonit shkel Kushtetutën e Kosovës

17:26 : 08/09/2020
në AKTUALITET, RAJONI

Lëvizja Vetëvendosje e kritikoi marrëveshjen për normalizim ekonomik midis Kosovës dhe Serbisë, të nënshkruar në Uashington, duke thënë se disa nga pikat e saj janë “gabim” dhe “shkelin Kushtetutën e Kosovës”.

Marrëveshja u nënshkrua më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ndërsa i pranishëm ishte edhe presidenti amerikan, Donald Trump.

Zyrtarë të Vetëvendosjes u ndalen kryesisht në pikën 7 të marrëveshjes, ku Kosova dhe Serbia pajtohen të punojnë me Departamentin amerikan të Energjisë, me qëllim të përdorimit të përbashkët të Liqenit të Ujmanit.

Ky liqen është furnizues jetik i ujit dhe energjisë në Kosovë. Pjesa më e madhe e tij, përkatësisht 70 për qind, ndodhet në territorin e Kosovës, ndërsa 30 për qind në territorin e Serbisë.

“Për herë të parë, një kryeministër i papërgjegjshëm u pajtua që Ujmani të jetë pjesë e negociatave me Serbinë. Resureset e Kosovës janë të patjetërsueshme. Këtë e përcakton edhe Kushtetuta e Kosovës”, tha Glauk Konjufca, nga Lëvizja Vetëvendosje, në një konferencë për media në Prishtinë.

Lexo edhe:

Britania dërgon trupa në Izrael për monitorimin e armëpushimit në Gaza

Marrëveshja për paqen në Gaza, Kallas: Një shans i vërtetë për t’i dhënë fund luftës

“Ai që mendon se mund t’i japë resurse Serbisë, ai e bën një krim të madh”, tha ai. Albulena Haxhiu, po ashtu nga Lëvizja Vetëvendosje, tha se në pikën 7 të marrëveshjes përmendet termi “ndarje” për Liqenin e Ujmanit.

“Termi ndarje që është përdorur në këtë marrëveshje ka kuptimin e pjesëmarrjes së Serbisë në pronësinë, kontrollin dhe menaxhimin e një pjese të këtij liqeni”, tha Haxhiu. Sipas saj, kjo pikë e marrëveshjes është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, përkatësisht me nenin dy, paragrafin dy. Konjufca po ashtu tha se marrëveshja e Uashingtonit përmban pika, që, sipas tij, i ka shtyrë përpara presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

“Përse Qeveria e Kosovës pranon që të pezullohen përpjekjet për anëtarësim në organizata ndërkombëtare? Ky është një lëshim i madh. Neni 17, pika 1 e Kushtetutës së Kosovës thotë se Kosova anëtarësohet në organizata ndërkombëtare. Nënshkrimi i Hotit e shkel Kushtetutën e Kosovës”, tha Konjufca.

Në pikën e 15-të të marrëveshjes thuhet se Kosova pajtohet që ta zbatojë një moratorium njëvjeçar mbi kërkesat e saj për anëtarësim të ri në organizata ndërkombëtare. Serbia, në këmbim, do të zbatojë një moratorium njëvjeçar mbi fushatën e saj për çnjohje të Kosovës.

Në një pikë të marrëveshjes, Kosova po ashtu dakordohet t’i bashkohet zonës së mini-Shengenit, një nismë kjo për bashkëpunim ekonomik rajonal, që është shpallur nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, në tetor të vitit të kaluar.

“Gatishmëria e kryeministrit Hoti që të hyjë në zonën e lirë ekonomike, të propozuar nga Serbia, është po ashtu një gabim i madh”, tha Konjufca, për të shtuar se është “ëndërr e Serbisë për ta hequr kufirin mes Kosovës dhe Serbisë pa e njohur Kosovën”. Konjufca po ashtu paralajmëroi hapa për mocion për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës.

Etiketa: marreveshjauashingtonVetevendosje

Lajme të lidhura

BOTA

Britania dërgon trupa në Izrael për monitorimin e armëpushimit në Gaza

22:39 : 21/10/2025
BOTA

Marrëveshja për paqen në Gaza, Kallas: Një shans i vërtetë për t’i dhënë fund luftës

13:20 : 09/10/2025
BOTA

Zgjatja me një vit e marrëveshjes bërthamore, Trump pranon ofertën e Putin

18:45 : 06/10/2025
BOTA

Trump urdhëron rikthimin e dënimit me vdekje në Uashington DC

13:36 : 26/09/2025
BOTA

Trump kërcënon Afganistanin: Gjëra të këqija do të ndodhin nëse nuk na riktheni bazën e Bagramit

14:45 : 21/09/2025
BOTA

Trump propozon masën ekstreme: Dënimin me vdekje për v*asësit në Uashington

20:53 : 26/08/2025
Para

Wolfsburgu i ofron Kukësit shifrën e majme vetëm që ta luajnë ndeshjen në Gjermani

TË GJITHA

KAS rrëzon kërkesën e Gjergj Nikës për t’u regjistruar si kandidat i pavarur në Bashkinë e Vlorës

20:49 : 26/10/2025

Si ndikon ndryshimi i orës në shëndetin e njeriut, gjashtë efektet negative

20:42 : 26/10/2025

Presidenti palestinez Mahmoud Abbas shpall pasardhësin e mundshëm, në rast “vakance të postit”

20:28 : 26/10/2025

90-vjeçari në QSUT pa kujdes mjekësor, familjarët denoncojnë neglizhencën në urgjencë

20:24 : 26/10/2025

Krim tronditës në Slloveni, dorëhiqen dy ministra pas vrasjes brutale dhe plagosjes së një shqiptari

20:04 : 26/10/2025

Trump hakmerret ndaj Kanadasë, rrit me 10% tarifat

19:57 : 26/10/2025

Florjan Binaj: Tiranës nuk i duhet një shërbëtor i partisë, por i qytetarëve

19:49 : 26/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com