• Kontakt
Monday, June 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Politika po tenton ta kapë KQZ-në”, Gerta Meta: Hapja e listave, ende nuk dihet si do realizohet

08:31 : 08/09/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Në Tiranë nisi sot sezoni i ri parlamentar, sfida kryesore e të cilit mbetet përgatitja sa më e mirë e zgjedhjeve të përgjigjithshme.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, dekretoi 25 prillin si datën e zgjedhjeve parlamentare, ndërsa vëzhgues të pavarur pohojnë që, më shumë e rëndësishme se sa data, është përgatitja e një procesi zgjedhor të besueshëm nga palët.

Parlamenti u mblodh sërish sot në Tiranë disa javë pas ndryshimeve kushtetuese, që kishin të bënin me procesin zgjedhor.

Edhe këtë sezon vlerësohet se sfida e tij më e vështirë mbetet përmbyllja e reformës zgjedhore dhe ndërtimi i administratës së re zgjedhore.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, njoftoi dje dekretimin e 25 prillit si data kur do të mbahen zgjedhjet parlamentare, por deri atëherë një mori me punë mbeten për t’u bërë, që nga përmbyllja e reformës zgjedhore e deri te transparenca me sistemin zgjedhor etj.

Lexo edhe:

Vrau bashkatdhetarin, Europol në kërkim të 34-vjeçarit shqiptar/ EMRI

Motomjeti del nga rruga në Vlorë/ Arrestohet drejtuesi 33 vjeçar, lëndohet rëndë nëna e tij

“Kemi një premtim në parim se listat do të hapen, por ne nuk e dimë ende se si do të hapen listat. A do të hapen listat për qytetarët apo do të jetë një lojë e politikës, ku përsëri kryetarët e partive, majtas dhe djathtas, do të kenë gjithë ekskluzivitetin për t’i zgjedhur kandidatët për deputetë” – thotë drejtuesja e Shoqatës për Kulturë Demokratike, Gerta Meta.

Kjo organizatë ka një përvojë afro 3 dekada në vëzhgimin e proceseve zgjedhore në Shqipëri, qysh nga fillimi i viteve 90 me rrëzimin e regjimit komunist.

18 shtatori është afati i fundit për propozimet, sipas marrëveshjes së qershorit, mbi emërimin e drejtuesve dhe përbërjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, por politika po përpiqet ta kapë sërish, thotë zonja Meta, sepse ka vendosur disa kritere, që pengojnë çdo qytetar me integritet për të konkurruar për ato poste.

“Përsëri politika po tenton ta kapë KQZ-në, sepse kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve në të gjithë nivelet e strukturës së re të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nuk janë aspak transparente, janë shumë hileqare për faktin se kanë vënë një klauzolë të tillë se kandidati duhet të jetë një ish-përfaqësues i një institucioni, ish-funksionar, ish-drejtues i lartë, apo ish-drejtues i një ojq-je, apo ish-gjyqtar apo ish-funksionar në sistemin e drejtësisë” – thotë zonja Meta.

Mbetet për t’u parë nëse kanë hyrë ende në fuqi ndryshimet kushtetuese të 30 korrikut dhe si do të ecet me akte të tjera nënligjore, thotë zonja Meta, për të nisur një garë zgjedhore të ndershme dhe ligjore. Sipas saj, situata politike nuk është aspak e qetë, edhe pse në dukje ka një heshtje të sforcuar artificialisht, dhe është e ngarkuar me surpriza të paparashikuara.

“Gjatë gjithë këtij viti kemi diskutuar për reformën zgjedhore, një reformë nuk u shpalos në thelbin e saj, si një reformë gjithëpërfshirëse, duke prekur gjithë interesat e palëve aty. Por përkundrazi përfundoi në një marrëveshje nën mbikëqyrjen e ndërkombëtarëve, që pati edhe rezerva edhe nga vet aktorët e politikës. Sapo u firmos marrëveshja, sërish kampet u ndanë, erdhën sjellje të reja të politikës si ndryshimet kushtetuese të 30 korrikut me koalicionet zgjedhore, votat e emigrantëve dhe listat e hapura, që janë pikëpyetje, ku nuk dihet se si do të vendosin këta politikanë” – tha zonja Meta.

Forcat politike shqiptare e kanë bërë traditë kundërshtimin e rezultateve zgjedhore, dhe zvarritjen e marrëveshjeve të bashkëpunimit edhe pas skadimit të afateve ligjore, të cilat shpesh rivendosen në kohë.

E tillë ishte marrëveshja e janarit se reforma zgjedhore do të kryhej brenda marsit, shtyrja sërish e angazhimeve deri brenda majit, gjë që u përmbyll me një marrëveshje në ditët e para të qershorit me ndërmjetësimin e diplomatëve amerikanë dhe europianë./VOA/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrau bashkatdhetarin, Europol në kërkim të 34-vjeçarit shqiptar/ EMRI

12:54 : 16/06/2025
AKTUALITET

Motomjeti del nga rruga në Vlorë/ Arrestohet drejtuesi 33 vjeçar, lëndohet rëndë nëna e tij

12:48 : 16/06/2025
AKTUALITET

Sherr në Sarandë, 4 persona konfliktohen me grushte e me thika me njëri-tjetrin

12:40 : 16/06/2025
AKTUALITET

Maliqi/ Celibashi koka e krimit që drejtoi masakrën zgjedhore

12:28 : 16/06/2025
AKTUALITET

Dhunoi gruan dhe e kërcënoi me thikë, arrestohet 37-vjeçari në Tiranë/ EMRI

12:23 : 16/06/2025
AKTUALITET

Roven Zeka rrëzohet në burg dhe dëmton legenin, ish-shefi Qarkullimit kërkon lirimin

12:19 : 16/06/2025
Para

“Kina do ketë në dorë SHBA-në!” VOA: Trump-Biden, përplasje për vaksinën e koronavirusit

TË GJITHA

Vrau bashkatdhetarin, Europol në kërkim të 34-vjeçarit shqiptar/ EMRI

12:54 : 16/06/2025

Motomjeti del nga rruga në Vlorë/ Arrestohet drejtuesi 33 vjeçar, lëndohet rëndë nëna e tij

12:48 : 16/06/2025

Sherr në Sarandë, 4 persona konfliktohen me grushte e me thika me njëri-tjetrin

12:40 : 16/06/2025

Maliqi/ Celibashi koka e krimit që drejtoi masakrën zgjedhore

12:28 : 16/06/2025

Dhunoi gruan dhe e kërcënoi me thikë, arrestohet 37-vjeçari në Tiranë/ EMRI

12:23 : 16/06/2025

Roven Zeka rrëzohet në burg dhe dëmton legenin, ish-shefi Qarkullimit kërkon lirimin

12:19 : 16/06/2025

Kulla 19 kate e “Union Bank” devijon rrugën në hyrje të “Ali Demit” dhe uzurpon Shkollën “1 Maji”!

12:12 : 16/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com