Mëngjesin e sotëm në një lidhje direkte për emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora ka qenë meteorologu Hakil Osmani i MeteoAlb i cili ka folur reth situatës meteorologjike në vend në ditët në vazhdim.
Osmani u shpreh se java e ardhshme pritet të jetë me mot të qëndrueshëm dhe temperatura të larta.
Duke qenë se javën e kaluar kemi patur një rënie të lehtë të vlerave termike, por edhe pse këto vlera kanë rënë kanë qenë më të larta përsa i përket muajit shtator.
Gjatë ditës së sotme pritet që vlerat termike të ngjiten në ato maksimale 36°C ndërsa vlerat minimale në zonat malore në 15-16°C. Mëngjeset janë relativisht të freskëta, ndërsa mesditat gjatë gjithë javës do të jenë me temperatura të larta. Përsa i përket temperaturave pritet që vlera maksimale në zonat e ulëta të shkojë 38°C , janë vlera 7 deri në 8°C më të larta se vlera normale përsa i përket muajit shtator.
Gjithashtu rritje të ndjeshme të vlerave termike do të ketë edhe në zonat malore ku pritet që gjatë mesit të javës vlerat maksimale të shkojnë në 34°C.
Pritet që në orët e mesditës në zonat juglindore të territorit shqiptar ditën e sotme do të kemi vranësira të pakta të cilat do të krijojnë mundësi të rreshjeve të karakterit lokal.
Në fundjavë pritet të kemi një freskim të motit duke bërë që vlerat termike të përsojnë një rënie me 3 deri në 4 °C duke bërë që të sjellin një freski të motit në territorin shqiptar.
Për të gjithë njerëzit që kanë në plan të shkojnë në plazh në shtator pritet që ky muaj të jetë një muaj i nxehtë, vlerat maksimale do të luhaten në vlerat 33-34°C.