• Kontakt
Tuesday, August 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi Lajmet e Dites

Letra/ Diaspora kërkon përfaqësim në parlamentin e ardhshëm

00:59 : 04/09/2020
në Lajmet e Dites

Diaspora për Shqipërinë e Lirë ka kërkuar pjesëmarrjen në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Përmes një letre zyrtare, i ka bërë kërkesë presidentit Meta, ministrit Majko dhe KQZ që të sigurohet edhe vota e emigrantëve.

Ajo kërkon të jetë pjesë e konsultimeve në KQZ, si dhe të jetë monitoruese në zgjedhje.

‘’Përveç mundësimit të menjëhershëm të Votës, ne kërkojmë gjithashtu:

1. Përfaqesimin direkt të Diasporës në Parlamentin e ardhshëm

Lexo edhe:

Shefi i NASA-s përshpejton planet: SHBA do të jetë kombi i parë që vendos energjinë në Hënë

“Shtëpi e bagëti, mbaruan”/ Gramsh, banorja: Ikën të gjithë, vetëm një të moshuar s’e kemi parë

2. Përfshirjen e Lëvizjes ‘Diaspora për Shqipërinë e Lirë‘ në procesin konsultativ të KQZ-së me grupet e interesit

3. Të jemi pjesë monitoruese e procesit të regjistrimit, të votimit dhe numërimit të votës’’, thuhet në letër.

Letra e plotë

KËRKESË

Lënda: Mundësimi i votimit nga vendet ku jetojnë të shtetasve shqiptarë, që jetojnë jashtë Shqiperisë, për zgjedhjet e vitit 2021.

Drejtuar:

– Kryetarit të KQZ-së, Z. Klement ZGURI

– Kryetarit të Kuvendit të Shqipërise, Z. GRAMOZ RUÇI

– Kryetarit të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Njëkohësisht Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, Z. Edi Rama

– Kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Z. Lulzim Basha

– Kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Znj. Monika Kryemadhi

Për dijeni të:

– Presidentit të Republikës së Shqipërisë, SH.T.Z. Ilir Meta

– Ministrit të Shtetit për Diasporën, Z. Pandeli Majko

– Avokatit të Popullit Zj. Erinda BALLANCA

– Amabasadores së Shteteve të Bashkuara në Shqiperi, SH.T.Znj. Yuri KIM U.S. Embassy-Tirana

– Ambasadorit të BE në Shqipëri, SH.T.Z. Luigi SORECA

– Perfaqësisë së OSCE – The Organization for Security and Co-operation in Europe në Shqipëri, Z. Laurentiu Stings dhe Z. Bernd Borchardt

Të nderuar,

në vijim të shkresave të mëparshme të adresuara ndaj jush më 24.05.2020 dhe 16.06.2020, ‘Diaspora për Shqipërinë e Lirë’, ju drejtohet përsëri me kërkesën për përditësim rreth çështjes së realizimit të votës së Shqiptarëve me vendbanim jashtë Shqipërisë.

Ne kemi ndjekur me interes të lartë prononcimet publike, qëndrimet e partive kryesore në vend zhvilluar në këtë kontekst takime me Presidentin e Republikës dhe Minisitrin e Shtetit për Diasporën, si të vetmet insitucione shtetërore, të cilat kanë reaguar ndaj shkresave tona.

Me keqardhje konstatojmë se çështja delikate e modaliteteve të votimit të më shumë se 1.6 Milioneë shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, nuk u perfshi në kodin elektoral por iu kalua Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve (KQZ). Për më tepër, mungesa e veprimeve konkrete gjate muajit Gusht 2020 na krijon shqetësimin që kjo e drejtë kushtetuese mund të mos mundësohet për Votimet e Vitit 2021.

Lidhur me sa më lart, duam t’ju bëjmë me dije se Diaspora nuk do të pranojë asnjë alibi përsa i përket kohës në dispozicion për hartimin dhe aprovimin e modaliteteve të votimit të Diasporës.

– Ju rikujtojmë se mundësimi i këtij votimi ka qënë pjesë e premtimeve gjatë e pas fushatave elektorale dhe politika shqiptare ka pasur një kohë mëse të mjaftueshme për ta bërë realitet votën e emigrantëve për zgjedhjet e 2021. Mosmbajtja e këtij premtimi nga ana e aktorëve të rëndësishëm politikë, vetëm se do të nxjerrë në pah mungesën e vullnetit të tyre për mundësimin e kësaj vote të rëndësishme dhe të pakompromentueshme nga asnjera palë. Duke qenë se KQZ do të ketë një strukturë të re dhe kjo do të kërkojë kohën e vet, ne kerkojmë që vota e emigrantëve të jetë një nga çështjet kryesore të axhendës së këtij organizmi, që nga momenti i krijimit.

-Për ne si Diasporë, vota e Emigrantëve dhe siguria e saj, mbetet prioriteti numër një e në këtë kuadër, vetëofrojmë ekspertizën tonë për konsultim si grup interesi i prekur drejtëpërdrejtë nga ky proces.

Përveç mundësimit të menjëhershëm të Votës, ne kërkojmë gjithashtu:

1. Përfaqesimin direkt të Diasporës në Parlamentin e ardhshëm

2. Përfshirjen e Lëvizjes ‘Diaspora për Shqipërinë e Lirë‘ në procesin konsultativ të KQZ-së me grupet e interesit

3. Të jemi pjesë monitoruese e procesit të regjistrimit, të votimit dhe numërimit të votës

Duke ju uruar punë të mbarë, mbetemi në pritje të përgjigjes tuaj.

Diaspora për Shqipërinë e Lirë

Lajme të lidhura

BOTA

Shefi i NASA-s përshpejton planet: SHBA do të jetë kombi i parë që vendos energjinë në Hënë

18:38 : 12/08/2025
AKTUALITET

“Shtëpi e bagëti, mbaruan”/ Gramsh, banorja: Ikën të gjithë, vetëm një të moshuar s’e kemi parë

18:29 : 12/08/2025
SPORT

Champions/ Shkëndija shënon e para, por përmbyset për 2 minuta nga Qarabag

18:20 : 12/08/2025
BOTA

24 vende i bëjnë thirrje Izraelit: Lejoni ndihmën urgjentisht për të ndalur urinë në Gaza

18:16 : 12/08/2025
AKTUALITET

Zjarr në Tepelenë/ Digjet kisha e ndërtuar në vitin 1800, disa banesa, 3 stane e 3 viça (VDIEO)

18:11 : 12/08/2025
SPORT

Interi shet sulmuesin te Cagliari, detajet e transferimit

18:05 : 12/08/2025
Para

Rritet mosha mesatare e jetëve të humbura nga Covid 19

TË GJITHA

Shefi i NASA-s përshpejton planet: SHBA do të jetë kombi i parë që vendos energjinë në Hënë

18:38 : 12/08/2025

“Shtëpi e bagëti, mbaruan”/ Gramsh, banorja: Ikën të gjithë, vetëm një të moshuar s’e kemi parë

18:29 : 12/08/2025

Champions/ Shkëndija shënon e para, por përmbyset për 2 minuta nga Qarabag

18:20 : 12/08/2025

24 vende i bëjnë thirrje Izraelit: Lejoni ndihmën urgjentisht për të ndalur urinë në Gaza

18:16 : 12/08/2025

Zjarr në Tepelenë/ Digjet kisha e ndërtuar në vitin 1800, disa banesa, 3 stane e 3 viça (VDIEO)

18:11 : 12/08/2025

Interi shet sulmuesin te Cagliari, detajet e transferimit

18:05 : 12/08/2025

I moshuari humb jetën nga flakët në Gramsh, nusja: I thërrita, por nuk m’u përgjigj

17:52 : 12/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com