• Kontakt
Friday, May 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ekskluzive/ Qeveria kërkon “informatorët”, pezullohen 4 tatimorë për faturat Bollino-Gjelishti

17:55 : 04/09/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga BoldNews.al

Katër zyrtarë të Tatimeve janë pezulluar nga detyra, pas një kontrolli të kryer nga Departamenti Anti-Korrupsion pranë Këshillit të Ministrave, në bashkëpunim me zyrtarë të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), në vijim të publikimit nga ana e Partisë Demokratike të disa faturave, me vlerë rreth 1 miliardë lekë, mes biznesmenit Igli Gjelishti dhe botuesit Carlo Bollino.

“Boldnews.al” ka mësuar në mënyrë ekskluzive se përfaqësues të strukturave të larta shtetërore kanë kryer krijuar dyshime se dy inspektorë të vlerësimit dhe dy të hetimit tatimor mund të jenë përgjegjës për nxjerrjen e informacionit.

Nuk është hera e parë që të dhëna tatimore për kompani të ndryshme bëhen publike. Por, rasti më i fundit shënon një ndër precedentët e rrallë që strukturat e larta qeveritare vihen në lëvizje për nxjerrje faturash tatimore.

Një angazhim i tillë është parë vetëm në vitin 2013, kur u mendua se ishte klonuar ose fshirë serveri qendror i Tatimeve. Rasti më i fundit, ai i shkëmbimit të faturave mes Gjelishtit dhe Bolinos është shumë larg rëndësisë së asaj që u dyshua se ndodhi 7 vite më parë.

Lexo edhe:

No Content Available

Megjithatë, vartësit e kryeministrit Edi Rama në Departamentin Anti-Korrupsion, e kanë vlerësuar të një rëndësie madhore publikimin e faturave tatimore të shkëmbyera mes Gjelishtit dhe Bolinos dhe, për këtë arsye, kanë ndërmarrë një “operacion” të befasishëm kontrolli në administratën tatimore.

Mësohet se katër inspektorët e pezulluar pritet të kallëzohen në Prokurori, për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “ndërhyrjes së paautorizuar në rrjetet kompjuterike”.

Pak ditë më parë, Partia Demokratike publikoi të dhëna zyrtare nga administrata tatimore, në të cilat rezultonte se zyra private e inxhinjerit të IT, Igli Gjelishti, kishte fituar disa qindra miliona lekë (të reja) në tenderat e zhvilluar nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Nga ana tjetër, sipas denoncimit të Partisë Demokratike, Gjelishti kishte paguar rreth 1 miliardë lekë (të vjetra) në kompanitë në pronësi të botuesit Carlo Bollino dhe bashkëshortes së tij, Alba Malltezi.

Pas publikimit të faturave, Partia Demokratike ngriti dyshimet se qeveria e Edi Ramës, nëpërmjet tenderave “fiktivë” për Gjelishtin, “ka paguar 1 miliardë lekë për Carlo Bollinon, i cili i bën propagandën qeveritare në mediat e tij”.

Biznesmeni Igli Gjelishti i hodhi poshtë këto pretendime. Në dy deklarime publike, ai ka deklaruar se tenderat i ka fituar në përmbushje të ligjit dhe se me botuesin Carlo Bollino ka një bashkëpunim të hershëm financiar, si edhe miqësi.

Edhe botuesi Carlo Bollino hodhi poshtë akuzat e Partisë Demokratike. Në një editorial të publikuar në gazetën on-line në pronësi të tij, “shqiptarja.com”, Bollino shkruan se raportet e tij me Gjelishtin janë normale ndërmjet dy subjekteve privatë, si edhe hodhi dyshime për abuzim nga ana e zyrtarëve të administratës tatimore, të cilët kanë furnizuar Partinë Demokratike me fatura të subjektit të tij privat.

Reagimet e biznesmenëve erdhën pak orë para se grupi i inspektimit nga Departamenti Anti-Korrupsion dhe AKSHI mbërritën në zyrat e Tatimeve, për të zbuluar personat që i kanë dhënë informacion Partisë Demokratike.

Etiketa: pezullohen 4 tatimorëQeveria kërkon “informatorët”

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Konfirmon Trump: Izraeli njeh zyrtarisht Kosovën, “dhurata” e SHBA revolton Serbinë

TË GJITHA

Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

10:41 : 23/05/2025

Shqiptarët, të dytët më të refuzuarit në kufijtë e BE në 2024

10:34 : 23/05/2025

Trafik i qenieve njerëzore, 23 të arrestuar në Greqi. Zbulohen 4 laboratorë me pasaporta shqiptare të falsifikuara

10:14 : 23/05/2025

Arrestohet Xhevdet Plaku, kush është “Akili” i famshëm me 25 identitete që u shpëtoi 5 atentateve

10:03 : 23/05/2025

Si në filma! Goditi disa makina policie dhe rrezikoi qytetarët, arrestohet i riu në Tiranë/ VIDEO

10:01 : 23/05/2025

Resuli: Shqipëria klasifikohet tek vendet e treta, nëse hyjmë në Europë do jemi “si të njerkës”

09:47 : 23/05/2025

Detajet e reja: Ilaria Sula u vra sepse zbuloi mashtrimin që po bënte ish i dashuri i saj

09:42 : 23/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com