• Kontakt
Sunday, July 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vrasja e 2-fishtë në Laç/ Vihet sërish në pranga 20-vjeçari Kreshnik Tusha

21:46 : 03/09/2020
në AKTUALITET, KRONIKE

20-vjeçari Kreshnik Tusha është përfshirë sërish te të dyshuarit kryesorë në vrāsjen e dy biznesmenëve Bujar Lika dhe Paulin Gjergji brenda hotelit “A&A” mbrëmjen e 30 majit në Laç. I riu ishte i arrestuari i parë për këtë ngjarje për shkak se mbërriti në spital i plāgosur. Ai tha se nuk kishte lidhje me ngjarjen dhe se ishte plāgosur nga një makinë që po largohej.

Pak ditë më pas u vu në pranga Eduard Lamaj në një klinikë private në kryeqytet i cili akuzohet se është autori kryesor i vrāsjes. Me arrestimin e Lamajt, 20-vjeçari Tusha u lirua. Por dëshmitë kontradiktore të të riut e çuan sërish pas hekurave.

Prokurorët kanë dyshime të forta që dhe Tusha ka qenë pjesë e grupit që kreu vrasjen e dyfishtë. Sipas tyre plaga e plumbit në këmbën e 20-vjeçarit ka dalë nga arma tip “Glock” e viktimës Bujar Lika. Ky ishte i vetmi që u kundërpërgjigj me pistoletë në momentin kur grupi u fut në hollin e hotelit duke qëlluar me breshëri kallashnikovi mbi dy biznesmenët.

Pas një muaj në liri, Tusha është kthyer sërish në pranga me vendim të gjykatës së Apelit Tiranë, pasi për të kanë dalë në dritë prova të reja. Dyshimet lidhen me faktin se në dorën e majtë të Kreshnik Tushës janë gjetur shenja të barutit të armës.

“…nga ekspertimi i faktorëve plotësues të qitjes, në dorën e djathtë të Kreshnik Tusha, janë evidentuar faktorë plotësues të qitjes dhe ende nuk është sqaruar mekanizmi i formimit të këtyre faktorëve në dorën e këtij të dyshuari…”, – thuhet në dosjen e akuzës, cutuar nga shqiptarja.com.

Lexo edhe:

No Content Available

Një tjetër pikë kyçe që ka “fundosur” të riun është fakti që ai pretendon se është qëlluar kur ka qenë brenda makinës së Ermal Lekës, por makina e tij s’ka asnjë dëmtim. Tusha pretendon se është qëlluar me pistoletë, nga një distancë prej 20 metra, por nuk ka parë autorët se kush ishin dhe me çfarë makine janë larguar.

“…personi nën hetim Kreshnik Tusha, nuk jep shpjegime të vërteta mbi mënyrën e ndodhjes së ngjarjes, ku ai ka mbetur i plagosur dhe autorët e saj. Kreshnik Tusha, pretendon të jetë plagosur gjatë kohës që ishte në automjet me Ermal Lekën. Ndërkohë që nga këqyrja e makinës së Ermal Leka, nuk është gjetur asnjë gjurmë, që ta lidhë me veprën penale, të tillë si dëmtimi i automjetit nga qitja me armë zjarri…”.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur 4 gëzhoja automatiku model 56, e vërtetuar kjo edhe nga thëniet e shokut të Kreshnik Tushës, Ermal Leka, i cili ka deklaruar se personat që kanë qëlluar ishin me automatik dhe para se të godisnin thirrën “…Policia e Shtetit….”.

Një tjetër detaj dyshues është fakti që edhe Eduart Lamaj, është plagosur në të njëjtën mënyrë si edhe Kreshnik Tusha.

Deri më tani për ngjarjen janë prangosur Kreshnik Tusha, Eduard Lamaj, Ilir Xhepa, ndërsa penalisht janë ndjekur dy mjekët Viktor Marku dhe Besim Lama. Këta të fundit në këmbim të parave vendosën që të operonin Lamajn, të cilit i ishte infektuar këmba nga plumbi.

Lamaj ka pranuar vetë se ka qenë ai që ka qëlluar me armë brenda hotelit, duke shtuar pikëpyetjet mbi rolin e Tushës. Ndërkohë që ende në kërkim janë Elson (Oltion) Alija (Vlashi) si dhe Klaudio Perkola, djali i një efektivi policie në Laç.

Etiketa: vrsja lace

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Skandal në Tiranë/ Maniaku fut telefonin poshtë pantallonave të vajzës dhe e filmon (Video)

TË GJITHA

Horoskopi, 20 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:59 : 19/07/2025

“Mashtrues…”, aktivisti i Lëvizjes Bashkë përplaset ashpër me gazetarin Flavio Qarri

22:46 : 19/07/2025

U konfliktuan me gota dhe shishe në një lokal nate në Palasë, procedohen dy persona

22:28 : 19/07/2025

Detaje të reja nga sherri në Ksamil, ja si nisi konflikti/ VIDEO

22:14 : 19/07/2025

CEO i Astronomer jep dorëheqjen pas zbulimit të lidhjes jashtëmartesore në koncertin e Coldplay

22:05 : 19/07/2025

Berisha pret në takim një nga drejtuesit e ‘Forza Italia’, ja çfarë u diskutua

21:51 : 19/07/2025

Sherr në Durrës, dy pushues përplasen fizikisht me punonjësin e çadrave

21:27 : 19/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com